LIVE UPDATES
Bota

Scholz në Kinë: Mision i vështirë tek partnerja e rivalja

Një video bëhet virale në platformat kineze të mediave sociale. Aty shihet një burrë i moshës mesatare me një çantë dokumentesh prej lëkure të zezë.

14 Prill 2024, 11:05 Nga E. D
Scholz në Kinë: Mision i vështirë tek partnerja e rivalja
Olaf Scholz dhe Xi Jinping

KINË- Kancelari gjerman, Scholz viziton Kinën, një vit pasi qeveria gjermane paraqiti strategjinë e saj të re, ku Kina shihet si partnere e rivale. Tani ai duhet të tregojë, se si arrihet të krijohet harmoni nga kontradiktat.

Një video bëhet virale në platformat kineze të mediave sociale. Aty shihet një burrë i moshës mesatare me një çantë dokumentesh prej lëkure të zezë. Në gjermanisht ai shpjegon, se çfarë ka me vete: dokumente, syze dhe iPad. Gjithçka është me titra në gjuhën kineze.

Protagonisti është Olaf Scholz. Pikërisht në kohën kur fillon udhëtimin e tij të dytë në Kinë, Scholz starton me profilin e tij në TikTok. Rrjeti social i zhvilluar në Kinë entuziazmon miliona të rinj në botë. Por ai është edhe i diskutueshëm, sepse videot që nuk pëlqehen nga pushtetmbajtësit kinezë fshihen nga censuruesit.

Si çdo vizitë tjetër në Kinë edhe kjo e kancelarit Scholz pritet të jetë një akt balancues. Pyetja që shtrohet gjthmonë - a do të kritikojë Scholz bilancin negativ të të drejtave të njeriut në Kinë. Si do ta bëjë këtë? A do të takojë aktivistë kritikë të qverisë dhe të rrezikojë interesat ekonomike të Gjermanisë?

"Pyetjet janë shtruara gabim. Në fillim duhet të mësojmë të distancohemi nga ky konflikt në dukje", thotë Eberhard Sandschneider, partneri i institutit të Berlinit, Global Advisors. "Të dyja bëjnë pjesë tek një udhëtim i kancelarit." Ky nuk është problemi i kancelarit gjerman, por i të gjithë kancelarëve të mëparshëm, që nga Helmut Schmidt. " Nëse udhëtojnë në Kinë, natyrisht që bëhet fjalë për interesa ekonomike, dhe ato të delegacionit që udhëton."

Partner, konkurrent, rival sistemesh

Për qeverinë gjermane, Kina është partnere, konkurrente dhe rivale sistemesh. Kështu shkruhet në strategjinë e Kinës të qeverisë gjermane të vitit 2023. Tani kancelari në vizitën e tij të dytë do të tregojë, se ku pozicionohet në këtë strategji me kundërthënie.

Globalizimi i bashkon të dyja ekonomitë e fuqishme botërore si Kina dhe Gjermania. Në shtypin kinez, Gjermania lëvdohet gjithmonë si partnerja më e madhe e Pekinit. Gjermania tregton me Kinën aq sa mallra sa Franca, Italia e Britania e Madhe të marra së bashku. Kina josh me tregjet gjigante dhe po heq hap pas hapi kufizimet për investitorët e huaj për të nxitur koniunkturën në vend. Edhe tek temat e së ardhmes si digjitalizimi apo mobiliteti elektrik Kina po bëhet lidere.

Kina me teknologji të fuqishme

"Kanë marrë fund kohët, kur firmat gjermane kishn teknologjinë në të gjitha fushat dhe ishin të gatshme ta vinin atë në dispozicion", përmbledh eksperti i Kinës, Sandschneider. Kina është një nga lideret botërore në shumë teknologji të së ardhmes, nga inteligjenca artificiale deri tek mbrojtja e klimës. "Ka ardhur koha ta kuptojmë këtë më në fund."

Përmes globalizimit të dyja ekonomitë popullore do të jenë shumë të varura nga njëra-tjetra. Strategjia e Kinës e qeverisë gjermane thekson që në lidhje me Kinën duhet ndjekur "derisking" - ulje e rreziqeve. Por qeveria gjermane refuzon shkëputjen nga njëra-tjetra të të dy ekonomive. "Ky debat për pavarësim anashkalon tërësisht faktet", thekson Sandschneider. "Kjo duhet thënë gjithmonë: varësitë kanë qenë në vitet e fundit baza e mirëqenies sonë." Kush thotë se duhet të reduktojmë varësitë, duhet të jetë i drejtë dhe t'u thotë njerëzve, se do të ketë më pak mirëqenie. Politika e mënjanon këtë, sepse kjo nuk sjell duartrokitje. Por ky është në të vërtetë realiteti pas këtij diskutimi."

Shembull: Kthesa energjitike si temë qendrore. Sipas informacioneve të institutit për Kinën, Merics aktualisht 87% e paneleve fotovoltaik në Gjermani importohen nga Kina. Në këtë pikë debatohet shumë për uljen e rreziqeve, thotë analisti Nils Grünberg. "Si të përdorim kapacitetet e mëdha të Kinës dhe njëkohësisht të bëjmë reduktimin e rrezikut, kjo është është çështje qendrore e politikës sonë të ardhshme." Por se si, ende nuk është e qartë.

Koalicioni qeveritar pa ujdi

Në qarqet e koalicionit qeveritar të socialdemokratëve, SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve, FDP nuk ka ujdi për Kinën. Edhe opozita përzihet në debat, Kështu në fillim të prillit, kryeministri bavarez, Markus Söder udhëtoi në Kinë. Pas takimit me kryeministrin kinez, Li Qiang, Söder kritikoi ashpër politikën e qeverisë gjermane. Söder kërkoi një "politikë realiste" të qeverisë gjermane në vend të një "politike moraliste". Söder do shkëmbim me partnerin e vështirë, duke argumentuar se "nëse bëjmë një bisedë vetëm me ata që janë tërësisht si ne, atëherë nuk do kemi vërtetë shumë për të bërë."

Të Gjelbrit distancohen nga Kina. Ata kanë frikë se Gjermania pas politikës fatale të lidhur ngushtë me Rusinë dhe pushtimit rus para dy vitesh të Ukrainës po hyn në një varësi të re me Kinën. Ekonomisti, Max Zenglein thotë se debati ka pasur gjithmonë një anë politike të brendshme. Ministrja e Jashtme, Baerbock dhe ai i Ekonomisë, Habeck nga të Gjelbrit nuk e shoqërojnë kancelarin, por kanë sinjalizuar se do zhvillojnë këtë vit udhëtime ne Kinë.

"Vetëm për kohën që presidenti kinez Jinping vë në dispozicion për bisedime me kancelarin gjerman bëhet e qartë, se sa i madh është interesi për politikën gjermane në Kinë", thotë Sandschneider. Sigurisht Pekini i ndjek "me shumë vëmendje pozicionet e ndryshme partiake në Berlin. Sipas ekspertit Sandschneider kush ndjek një politikë realiste si Söder i ka dyert e hapur në Kinë, ky është edhe një sinjal për ministren e Jashtme, Baerbock që ka vështirësi të gjejë një orar bisedimesh atje dhe nuk udhëton në këtë as me kancelarin Scholz./DW

olaf scholz xi jiping

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet