LIVE UPDATES
Bota

Scholz e fton kryeministren e re britanike Liz Truss në Berlin

Dy liderët folën në telefon pasi Scholz e uroi kryeministren e re të martën. Gjermania dhe Britania e Madhe janë aleatë në NATO, por ende ndjejnë pasojat e e Brexitit.

8 Shtator 2022, 13:59 Nga d.a.
Scholz e fton kryeministren e re britanike Liz Truss në Berlin
Scholz

GJERMANI- Liderët e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe patën një bisedë telefonike mbrëmjen e së mërkurës, një ditë pasi kryeministrja e re britanike mori detyrën. Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe homologja e tij britanike Liz Truss diskutuan për krizën energjetike dhe luftën e vazhdueshme ruse në Ukrainë, sipas një deklarate të qeverisë britanike. "Kryeministrja theksoi rëndësinë e garantimit të respektimit të demokracisë dhe lirisë në Evropë, si dhe të mbrojtjes së vendeve të cënueshme nga shantazhi ekonomik i Rusisë”, thuhet në deklaratën e qeverisë britanike.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane konfirmoi telefonatën dhe tha se "kancelari e ka ftuar homologen e tij britanike në Berlin për një vizitë prezantuese". Truss u bë kryeministre pas një votimi nga anëtarët e Partisë Konservatore, në të cilën ajo mundi rivalin Rishi Sunak. Ajo u autorizua zyrtarisht për të formuar një qeveri nga Mbretëresha Elizabeth II të martën.

Të dy udhëheqësit diskutuan edhe për protokollin e Irlandës së Veriut, një çështje që u dëshmua të ishte e vështirë për paraardhësin e Liz Truss-it, Boris Johnson-in - dhe që ka shkaktuar tensione të rritura midis BE dhe Britanisë së Madhe pas Brexit-it.

Si do ta trajtojë Liz Truss-i protokollin e Irlandës së Veriut?

Kryeministrja Truss thuhet se ka "theksuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për problemet themelore me tekstin e protokollit në formën e tij aktuale", sipas deklaratës së qeverisë britanike.

Qeveria e Britanisë së Madhe tashmë ka sinjalizuar se po shqyrton në mënyrë të njëanshme prishjen e Protokollit të Irlandës së Veriut - në legjislacionin e prezantuar nga vetë Truss në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Jashtme. Protokolli kërkon që mallrat që lëvizin midis enklavës dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe të kontrollohen për të mbajtur një kufi të zhdërvjellët në ishullin e Irlandës.

"Preferenca ime është për një zgjidhje të negociuar, por ajo duhet të plotësojë të gjitha kërkesat që kemi përcaktuar në Projektligjin e Protokollit të Irlandës së Veriut dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo situatë të zvarritet," tha Truss në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën.

Gjermania e ka dënuar një veprim të tillë, me Ministren e Jashtme Annalena Baerbock që shkroi në një opinion në korrik se "nuk ka asnjë justifikim ligjor apo politik për thyerjen e njëanshme të një marrëveshjeje ndërkombëtare të arritur vetëm dy vjet më parë".

Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Downing Street-in kundër eleminimit të njëanshëm të protokollit. Zëdhënësja e shtypit Karine Jean-Pierre tha se kjo "nuk do të krijonte një mjedis të favorshëm", raporton Reuters.

Bashkimi Evropian ka rinisur procedurat ligjore kundër Londrës për shkeljen e protokollit, pas shpalljes së synimit për ta eleminuar atë. BE i kishte pezulluar më parë procedurat si një akt i vullnetit të mirë./DW/

olaf scholz liz truss

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet