LIVE UPDATES
Bota

Saraçini: Dezinformatat ruse kërcënim për sigurinë, duhen masa konkrete

Mediat, sipas tij, duhet të marrin më shumë përgjegjësi në luftimin e dezinformatave, pasi e rrezikojnë edhe vetë ekzistimin e tyre”.

15 Prill 2023, 17:12 Nga a.l
Saraçini: Dezinformatat ruse kërcënim për sigurinë,
Petrit Saraçini

MAQEDONI E VERIUT- Dezinformatat dhe lajmet e rreme paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Maqedonisë së Veriut. Ato janë një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë polarizime, ndarje dhe konflikte në shoqëri”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Petrit Saraçini, drejtor i Institutit për Media dhe Analitikë në Shkup, i cili bën monitorimin e mediave të shkruara, elektronike dhe sociale, në përputhje me standardet profesionale.

Saraçini thotë se dezinformatat që kanë marrë hov në Maqedoninë e Veriut burimin e kanë në Rusi dhe Kinë, por edhe në Serbi dhe kryesisht kanë të bëjnë me mbrojtjen e agresionit rus në Ukrainë, dhe paraqitjen e BE-së dhe NATO-s si institucione që nuk respektojnë të drejtat e njeriut, por edhe vlerat familjare.

Ndër tjerash, ai thotë se "në luftën kundër dezinformatave, rol të rëndësishëm luan edhe edukimi mediatik që duhet të zhvillohet edhe më shumë nëpër shkolla". Mediat, sipas tij, duhet të marrin më shumë përgjegjësi në luftimin e dezinformatave, pasi e rrezikojnë edhe vetë ekzistimin e tyre”.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Saraçini, gjendja me dezinformatat dhe lajmet e rreme në Maqedoninë e Veriut duket se ka marrë përmasa shqetësuese dhe këtë e përmendi edhe James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit gjatë vizitës në Shkup. Cilat janë të dhënat e institutit që drejtoni? A po rrezikohet siguria nga vend nga dezinformatat që burimin e kanë në Moskë dhe vende tjera?

Petrit Saraçini: Prania e dezinformatave është rritur dukshëm viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut dhe ato paraqesin rrezik serioz për sigurinë e vendit. Janë një prej faktorëve kryesorë që kontribuojnë për polarizimet, ndarjet dhe konfliktet në shoqëri. Dezinformatat që janë të lidhura me propagandën ruse apo pro-ruse, dukshëm u theksuan sidomos pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën. Mirëpo, ato në Maqedoninë e Veriut ishin të pranishme edhe më parë dhe ishin të lidhura me të gjitha proceset, edhe me zgjedhjet, edhe me referendumin për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Ato ishin të pranishme edhe vitin e kaluar, gjatë procesit të nisjes së bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe gjithçka që kishte të bënte me propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Radio Evropa e Lirë: Cili është qëllimi i këtyre dezinfomatave që vijnë nga Moska dhe sa po ndihmohen ato nga brenda Maqedonisë së Veriut?

Petrit Saraçini: Është e qartë se Rusia tenton që shtetet e këtij rajoni t’i largojë nga sfera e ndikimit euroatlantik dhe t’i vendosë në një vijë anti-perëndimore dhe pro-ruse. Ka disa burime të theksuara të kësaj propagande ruse - përveç zërave që vijnë nga Kremlini dhe mediat e afërta me të - kemi gjithashtu një fluks të theksuar të dezinformatave që vijnë përmes mediave serbe dhe që ritransmetohen në mediat maqedonase.

Kemi, po ashtu, dezinformata që shpërndahen përmes disa strukturave politike, janë disa parti të vogla si Maqedonia Unike, E Majta, që janë të lidhura me struktura të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, të cilat kanë agjenda anti-perëndimore dhe që nuk janë për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ato shpërndajnë dezinformata dhe diskurse apo narrative që janë anti-perëndimore.

Radio Evropa e Lirë: Dezinformatat po transmetohet kryesisht nga portale të ndryshme që duhet të kenë edhe burimet e tyre të financimit. A keni ndonjë të dhënë mbi këtë dhe a po bëjnë sa duhet institucionet për luftimin e tyre?

Petrit Saraçini: Për fat të keq nuk ka ndonjë hulumtim e as shteti nuk po ndërmerr ndonjë veprim më të koordinuar apo ndonjë hap strategjik për t’i parandaluar këto veprime pro-ruse që vijnë nga Kremlini, por edhe nga vende tjera, sidomos nga Serbia, si dhe nga qarqe brenda vendit. Është e qartë se prodhimi i dezinformatave dhe i përmbajtjeve të tilla kërkon mjete financiare. Dolën ca hulumtime globale, edhe në Bullgari, të cilat flasin për financimin rus të këtyre strukturave, por për fat të keq ne në vendin tonë nuk po shohim ndonjë veprim institucional, që do të luftonte këtë financim gri të përmbajtjeve joprofesionale, të cilat shkaktojnë huti te popullata, mosbesim tek institucionet.

Shembull për këtë kemi sulmet hibride që kishin të bënin me paralajmërimet e rreme për bomba në shkolla që shkaktonin frikë dhe pasiguri te popullata. Por, ne nuk pamë ndonjë veprim konkret edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme disa herë deklaroi se është në kërkim dhe ka informata për disa nga kryerësit e këtyre veprave.

Këto vepra sikur u qetësuan. Por, po shohim se akoma në media ka dezinformata të ndryshme qëllimi i të cilave është që të arsyetohet agresioni rus në Ukrainë, të shprehet një miratim për politikat ruse, të kritikohet perëndimi për gjithçka duke përfshirë edhe vlerat familjare, shkelja e të drejtave të njeriut e kështu me radhë. Tenton të bindë popullatën në rajon dhe në vendin tonë se perëndimi është ai që është i ligu apo i keqi, ndërsa Rusia është ajo e fuqishmja dhe që është në [rrugë] të drejtë, gjë që aspak nuk është e vërtetë.

Radio Evropa e Lirë: Maqedonia e Veriut në vitin 2021 ka miratuar një strategji për luftimin e lajmeve të rreme, por si duket rezultatet mungojnë kur dihet fakti se vendi në periudhën e fundit ishte në shënjestër edhe të sulmeve hibride. Çfarë më konkretisht duhet të bëhet?

Petrit Saraçini: Të gjithë thonë se jemi në shënjestër të sulmeve hibride dhe dezinformatave, duke nisur nga presidenti, kryeministri, ministrat e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe të Punëve të Jashtme. Por, si duket, autoritetet nuk kanë ndërtuar një strategji gjithëpërfshirëse, as mekanizma e as sistem të monitorimit për detektim të hershëm që të përgjigjet ndaj dezinformatave.

Strategjia e vetme e rëndësishme kundër dezinformatave është ndërtimi i një rezistence për ballafaqim me sulmet hibride që është sjellë në prill të vitit 2021. Mirëpo, nuk po shohim se kjo strategji po zbatohet në mënyrë efikase në pjesën e masave në luftën kundër dezinformatave dhe operacioneve psikologjike ose kundër një lufte efikase kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

Shqetësime për përhapjen e lajmeve të rreme në Maqedoninë e Veriut

Ne, si Institut për Media dhe Analitikë, rekomandojmë që autoritetet të krijojnë një trup ndërsektorial, i cili do të përfshinte të gjitha organet kompetente dhe përfaqësues të shoqatave joqeveritare, si dhe mediat. Besojmë se ky trup duhet të krijojë një sistem të monitorimit, të detektimit të hershëm dhe të përgjigjet ndaj dezinformatave.

Sigurisht se transparenca e pushtetit, qeverisë, e institucioneve është me rëndësi në parandalimin e këtyre dezinformatave, por ka edhe gjëra tjera, të cilat duhet të merren parasysh.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni ju rolin e mediave tjera profesionale në përballje me dezinformatat dhe lajmet e rreme pasi ato po ndikojnë edhe në punën e tyre? Ka raste kur mediat serioze dhe profesionale në punën e tyre merren me përgënjeshtrimin e këtyre dezinformatave?

Petrit Saraçini: Mediat duhet të marrin më shumë përgjegjësi në luftën kundër dezinformatave, sidomos mediat e mëdha dhe profesionale. Kjo sepse dezinformatat e rrezikojnë edhe vetë ekzistimin e mediave profesionale pasi janë shumë më atraktive dhe tërheqin më shumë vëmendje te publike. Dhe, kështu mediat profesionale, të cilave u duhet shumë më tepër kohë për të prodhuar një përmbajtje profesionale, e humbin edhe hapin me kohën edhe hapin me konkurrencën jolojale, joprofesionale e cila po e merr publikun.

Reklamat Qeverisë shihen si ndikim mbi pavarësinë e mediave
Reformat në media, sfidë për euro-integrimin e Maqedonisë së Veriut
Radio Evropa e Lirë: Tani një kohë në shkolla dhe institucione të tjera ligjërohet për edukimin mediatik. Sa rëndësi ka kjo në ndërgjegjësimin e popullatës sa i përket përballjes me dezinformatat dhe lajmet e rreme?

Petrit Saraçini: Sigurisht se [për] një veprim më afatgjatë rol të madh do të luante edukimi mediatik i popullatës, i cili duhet të futet në sistemin arsimor, edhe pse tashmë ka nisur. Kemi të bëjmë me një edukatë apo arsimim që duhet t’u jepet fëmijëve që nga klasa e parë e deri në arsimin sipëror. Ai tani është në ecje e sipër dhe duhet të përfundojë brenda një apo dy viteve. Mirëpo, rezultatet e këtij procesi nuk mund t’i shohim përnjëherë për shkak se edukimi mediatik është një intervenim afatgjatë që rezultatet do t’i jepte për disa vjet.

petrit saracini

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet