Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Kompania NIS u sanksionua për shkak të ashtuquajturit "rrezik sekondar", do të thotë për shkak të lidhjes me Gazpromin rus.
SHBA- Me Rusinë nuk ka "biznes të zakonshëm", tha Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se sanksionet e SHBA-së ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, janë "të rënda dhe serioze".
Thesari amerikan tha se ka sanksionuar kompaninë shtetërore ruse, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas, me seli në Rusi. Kompania NIS u sanksionua për shkak të ashtuquajturit "rrezik sekondar", do të thotë për shkak të lidhjes me Gazpromin rus.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi në një konferencë për shtyp më 10 janar, pas këtij publikimi nga Departamenti amerikan i Thesarit, se bëhet fjalë për "sanksione të rënda dhe serioze" dhe se kërkohet "largimi i plotë i Rusisë nga pronësia e NIS-it".
"Ata nuk lejojnë mundësinë e 49 për qind ose më pak kapital rus", tha presidenti Vuçiç.
DASH-i tha për REL-in se Shtetet e Bashkuara "mbeten të përkushtuara për ta penguar gjenerimin e të ardhurave të Rusisë dhe rrjetet e prokurimit dhe ato financiare që Moska i përdor për ta mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës".
“Ne do të vazhdojmë t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura për ta çuar përpara përgjegjësinë për ata që mundësojnë ose përfitojnë nga lufta e paligjshme e Rusisë dhe ta parandalojmë Putinin të përdorë energjinë si mjet shtypjeje”, tha Departamenti i Shtetit në një përgjigje.
Departamenti amerikan shtoi se "SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me partnerë dhe aleatë në mbarë botën për të garantuar sigurinë dhe diversitetin e furnizimeve me energji".
NIS është kompania e vetme në Serbi e angazhuar në kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e prodhimit të naftës dhe gazit natyror. Gazprom Neft ka aksione në NIS, që nga viti 2022. Aksione ka edhe kompania e saj mëmë Gazprom.
Sipas të dhënave të NIS-it, kompania Gazprom Neft zotëron sot 50 për qind të kapitalit aksionar të NIS-it, Republika e Serbisë zotëron 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom zotëron 6.15 për qind të aksioneve. Pjesa tjetër u takon qytetarëve, punonjësve, ish-punonjësve dhe aksionarëve të tjerë më të vegjël.
Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane që nga viti 2014, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, dhe kompanisë i është ndaluar qasja në tregjet e BE-së dhe SHBA-së. NIS-i, përndryshe, zotëron më shumë se 400 pika karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit: Bosnje dhe Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari./REL
foto ilustruese SIRI- Një organizatë joqeveritare ka raportuar se kryetari i bashkisë së Dumarit, që ndodhet në veriper&...
pamjet e aksidenti KOREJA E JUGUT- Kutitë e zeza të aeroplanit Jeju Air që u rrëzua më 29 dhjetor ndalua...
foto ilustruese GJERMANI- Më 23 shkurt 2025 zhvillohen në Gjermani zgjedhjet parlamentare. Për multi-miliarderin dhe të besuarin e Trum...
foto ilustruese SHBA- "Një epokë e re në marrëdhëniet Serbi-SHBA" ishte një kryeartikull në një gazetë bulevad...
foto ilustruese KINË- Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një kriz...
foto nga los angelos KALIFORNI- Zjarret vijojnë jenë aktivë në Los Angelos për të katërtën ose të pe...
volodymyr zelenskyy SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy diskutuan të premten mbi mb&eu...
foto ilustruese SHBA- Gjykata e Lartë dukej e prirur të premten të mbështeste një ligj që do të detyronte shitjen ose do...
joe biden SHBA- Rreth 600 mijë shtetas nga Venezuela dhe më shumë se 230 mijë të tjerë nga El Salvadori që aktualisht je...
Njoftimi SHBA- Urdhrat e shumtë të evakuimit të dërguara gabimisht në celularët e banorëve shkaktuan...