LIVE UPDATES
Bota

San Francisko po lufton me një shkallë të lartë të të pastrehëve/ Organizatat nisma të reja për personat që jetojnë në rrugët e qytetit

Disa organizata dhe individë të përkushtuar kanë krijuar borde këshillimore për të gjetur qasje të reja dhe për të krijuar nisma strehimi për personave që jetojnë në rrugët e qytetit të San Franciskos. Silicon Valley në San Francisko është një nga zonat më të pasura në Shtetet e Bashkuara dhe selia e kompanive të njohura të teknologjisë si Facebook dhe Google.

9 Mars 2024, 17:58 Nga S.N
San Francisko po lufton me një shkallë të lartë të
Foto Ilustrim

SHBA- San Francisko po lufton me një shkallë të lartë të të pastrehëve, një problem i përkeqësuar nga kostoja e larta të jetesës, mundësitë e kufizuara për të gjetur banesë me kosto të përballueshme dhe burimet e pamjaftueshme për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor. Disa organizata dhe individë të përkushtuar kanë krijuar borde këshillimore për të gjetur qasje të reja dhe për të krijuar nisma strehimi për personave që jetojnë në rrugët e qytetit të San Franciskos.

Silicon Valley në San Francisko është një nga zonat më të pasura në Shtetet e Bashkuara dhe selia e kompanive të njohura të teknologjisë si Facebook dhe Google. Përgjatë shtigjeve 225 kilometra të gjata dhe shtretërve të lumenjve në qytetin e San Hosesë shtrihet gjysma tjetër e tij. Disa banorë të pastrehë kanë frikë se nuk do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje për problemet e tyre.

“Jam pajtuar me faktin se ndoshta do të vdes këtu”, thotë zoti Jimmy. Ky është realiteti i të pastrehëve, të cilët nuk mund të përballojnë koston gjithnjë në rritje të jetesës.

“Jemi të pambrojtur. Nuk jemi të përgatitur të pëballemi me të gjitha sfidat”, thotë zoti Scooter.

“Nuk mund të përmirësohesh pas daljes në rrugë. Në të vërtetë nuk ka asnjë mënyrë për të gjetur punë”, thotë zonja Evelyn.

“Një nga dëshirat e mia më të mëdha është që dikush të shohë ndryshimin tek unë, sepse unë i njoh shumë nga këta njerëz këtu”, thotë Lee Clark, dikur i pastrehë.

Zoti Clark ka përjetuar vështirësitë e një të personi të pastrehë. Varësia tek droga dhe dënimi me burg bëri që ai të kalonte pesë vite në rrugë. “Rrija gjithë natën në autobusin, që e quajnë Hoteli 22”, thotë ai.

Ashtu si mijëra të pastrehë të tjerë në rajon, ai është ndjerë i humbur dhe i injoruar nga një sistem jo funksional. Pak para fillimit të pandemisë, zoti Lee më në fund arriti të largohej nga rruga, por nuk i ka harruar ata që kanë mbetur aty. Transformimi i zotit Lee është pjesërisht rezultat i përfshirjes së tij në Bordin Këshillimor të Përvojave të Jetuara, i cili u themelua nga organizata jofitimprurëse “Destinacioni: Shtëpia”.

“Bordi u themelua nga një grup njerëzish, që kanë qenë të pastrehë këtu dhe atyre që ende janë të pastrehë, për të krijuar një mundësi që njerëzit të bisedojnë për nevojat e tyre dhe atë që po ndodh në kampet e të pastrehëve. Ne kemi nevojë për fuqi për të marrë vendime. Organizata jonë thjeshtë ka ofruar disa kontejnerë. Grupi i bordit këshillimor ka qenë i vetëqeverisur që nga fillimi”, thotë Jennifer Loving, president e organizatës “Destinacioni: Shtëpia”

Komiteti Ekzekutiv i organizatës “Destinacioni: Shtëpia”, i udhëhequr nga Dontae Lartigue, mbikëqyr bordin prej 16 anëtarësh. Së bashku, ata këshillojnë organizatat jofitimprurëse si “Destinacioni: Shtëpia” për politikat dhe shpenzimet, ndërsa ofrojnë këshilla dhe rekomandime edhe për qeverinë vendore. Detyra e tyre më e fundit ishte të analizonin një hotel të blerë nga qyteti, që nuk po shfrytëzohej plotësisht nga të pastrehët.

“Hoteli nuk po shfrytëzohej plotësisht sepse i ngjante një burgu. Për të hyrë, dikush duhet të hapë portën nga ana tjetër. Pra, duket si një burg për të miturit”, thotë Dontae Lartigue nga organizata “Destinacioni: Shtëpia”.

Zëvendësdrejtorja e Departamentit të Strehimit në San Hose, Ragan Henninger thotë se anëtarët e bordit këshillimor kanë hedhur dritë mbi krizën e të pastrehëve si një problem shumë i ndërlikuar. “Ne e kuptuam se pothuajse çdo person i pastrehë, të cilit po i shërbejmë, ka një lloj traume të mëparshme në jetën e tyre”, thotë ajo. Një organizatë tjetër në San Francisko e ka avancuar më tej punën e bordit këshillimor të komunitetit të pastrehëve, duke sjellur rezultate në fushën e strehimit.

Andrea Evans drejton programin e të pastrehëve në “Tipping Point”, një organizatë jofitimprurëse e mbështetur nga disa prej filantropëve më të pasur të San Franciskos. “Është një nismë 5-vjeçare prej 100 milionë dollarësh, qëllimi i së cilës është krijimi i një partneriteti me San Franciskon dhe një mori organizatash jofitimprurëse për të përgjysmuar numrin e të pastrehëve kronikë”, thotë ajo.

Zonja Evans thotë se 100 milionë dollarë nuk janë shumë duke marrë parasysh faktin se 3000 banorë të San Franciskos janë të pastrehë kronikë që aktualisht jetojnë në rrugë. Organizata “Tipping Point” ka një bord këshillimor prej shtatë anëtarësh. Ashtu si bordi i organizatës “Destinacioni: Shtëpia”, ai përbëhet tërësisht nga individë që kanë qenë të pastrehë, si T.J. Johnston.

“Tani jam duke qëndruar në një shtëpi. Por, për rreth nëntë vjet kam qenë i pastrehë në San Francisko. Shumë njerëz luftojnë vetëm për të mbijetuar. Unë jam i nderuar që njerëzit po kërkojnë kontributin tonë”, thotë ai. Deri më tani, ky kontribut ka rezultuar në vendime të rëndësishme mbi shpenzimet e parave të granteve, duke përfshirë programin e subvencionit fleksibël të strehimit prej 11 milionë dollarësh të organizatës “Tipping Point”.

Megjithatë, aktivistja e mbrojtjes së të pastrehëve, Jennifer Friedenbach paralajmëron se jo të gjitha bordet këshillimore janë aq efektive. “Ka borde këshillimore, të cilat kanë një ose dy anëtarë të pastrehë. Shpesh sugjerimet e tyre shënohen dhe më pas zëri i tyre nuk dëgjohet më në grup. Kështu që duhet të ketë vërtet një lidhje të thellë të personave të pastrehë me vendimmarrjen, fuqinë reale”, thotë ajo. Me kontributin e bordeve këshillimore, të përbëra nga njërëz të pastrehë, u ndërtua qendra Tahanan me 145 njësi të ndara vetëm për popullsinë e pastrehë në qendër të qytetit të San Franciskos. Njësitë janë falas për ata që kualifikohen.

Marre nga VOA

san francisko shba strehimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet