LIVE UPDATES
Bota

Samiti i BE-së në Bruksel, DW: Scholz kërkon politikë të përbashkët evropiane të mbrojtjes

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së takohen nesër në Bruksel për samitin dyditor. Ndihma ushtarake për Ukrainën, strategjia e mbrojtjes, lufta në Gaza e zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor janë ndër temat.

20 Mars 2024, 17:18 Nga r.ll
Samiti i BE-së në Bruksel, DW: Scholz kërkon politikë
olaf scholz

BRUKSEL- Përpara samitit të BE të kësaj jave, kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur në favor të një bashkëpunimi më të madh evropian. Në deklaratën e tij qeveritare ai përmendi ndër të tjera industrinë e mbrojtjes dhe të armatimit.

Scholz tha më tej se do të angazhohet në samitin e BE që fitimet nga asetet e ngrira ruse në Evropë të investohen në blerjet e armëve për Ukrainën: "Po flasim për disa miliarda, ndoshta deri në pesë miliardë këtë vit." Për blerjen e armatimeve, ai u shpreh në mbështetje të një bashkëpunimi më të ngushtë brenda BE. Ka pasur tashmë përparim të madh, por duhet bërë më shumë.

Scholz përmendi gjithashtu vendosjen e teknologjive të tilla si prodhimi i gjysmëpërçuesve dhe energjia e rinovueshme, si fusha në të cilat Evropa duhet të jetë më pak e varur nga rajonet e tjera të botës.

Scholz rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën

Scholz ripohoi mbështetjen e Gjermanisë dhe Evropës për Ukrainën në luftën kundër sulmit rus. Në të njëjtën kohë, ai e përjashtoi edhe një herë mundësinë që NATO të bëhej pjesë e luftës.  Rsia po tregon dobësi, Evropa duhet të vazhdojë të mbështesë sistematikisht Ukrainën: ky ishte mesazhi kryesor i kancelarit përpara samitit të BE. Scholz-ihpreson për një angazhim të BE në Lindjen e Mesme.

Olaf Scholz ka riafirmuar vullnetin e Gjermanisë dhe Evropës për të ndihmuar Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme. "Rusia nuk është aq e fortë sa mendohet tani”, tha politikani socialdemokrat në deklaratën e tij qeveritare përpara samitit të BE. "Nëse presidenti rus beson se ai thjesht duhet të pezullojë këtë luftë dhe se ne do të dobësojmë mbështetjen tonë, atëherë ai i ka bërë llogaritë gabim," tha ai. Kancelari tha se është e rëndësishme që të ketë më shumë dërgesa armësh në Ukrainë. Një "paqe e diktuar në kurriz të Ukrainës" nuk do të pranohet, shtoi ai

Manipulimi i zgjedhjeve në Rusi dhe presioni mbi opozitën janë shenja të dobësisë së Kremlinit, vazhdoi Scholz. Ai shprehu admirimin e tij për opozitën ruse. Është vërtet e vështirë të këmbëngulësh për liri në një vend të tillë. Ai tha se mbështetja për këta njerëz nuk duhet të ndërpritet

"Të thuash atë që është e nevojshme”

Kancelari u zotua gjithashtu për solidaritet të Gjermanisë me Izraelin. Në të njëjtën kohë, megjithatë, është gjithashtu e rëndësishme që të lehtësohen vuajtjet e njerëzve të Rripit të Gazës. Sulmi ndaj Izraelit nga organizata terroriste Hamas ishte "i paharrueshëm, i tmerrshëm”. Ashtu si ndoshta vetëm SHBA, Gjermania është "qartësisht një mikeshë e Izraelit". Megjithatë, është e rëndësishme të "thuhen gjërat e nevojshme". Duhet të ketë një armëpushim, ndër të tjera për të liruar pengjet e Hamasit dhe për të qenë në gjendje të ofrohet më shumë ndihmë humanitare për Rripin e Gazës." Scholz u tregua optimist i matur: "Kam pak përshtypjen, se gjërat janë pak më realiste."

Scholz iu referua gjithashtu pjesëmarrjes së Gjermanisë në transportin ajror të furnizimeve për banorët e Rripit të Gazës: "Ne japim një kontribut, por nuk mund të jetë ndihmë e plotë." Do të duhet të hapen më shumë pika kufitare, në mënyrë që të hyjnë më shumë se 500 kamionë në ditë me mallra në këtë zonë. Scholz theksoi se shumë njerëz në Izrael e mbështesin këtë, siç e pa gjatë vizitës së tij të fundit në vend.

Në fund të fundit, vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të sjellë paqe në Lindje e Mesme, tha kancelari gjerman. "Tani duhet të bëhet e dukshme, si mund të jetë e ardhmja për bashkëjetesën paqësore të Izraelit dhe një shteti palestinez." Kjo do të nënkuptonte një shtet të veçantë palestinez "pa ushtrinë e tij", por që të administrohej vetë.

Një kompromis i BE këtë herë?

Scholz pranoi se në BE ka mendime të ndryshme për Lindjen e Mesme: "Pikërisht për këtë debati është i rëndësishëm". Ai shpresonte se krerët e shteteve dhe qeverive do të bien dakord për një qëndrim të përbashkët.

Një deklaratë e përbashkët mbi luftën e Gazës dështoi në samitin e BE-së në dhjetor. Duke pasur parasysh numrin e madh të viktimave në Rripin e Gazës, Spanja dhe Irlanda, për shembull, kërkojnë një gjuhë shumë më të ashpër ndaj Izraelit dhe duan t'i japin fund marrëveshjes së asociimit të BE me këtë vend.

Kancelari i bëri komentet e tij përpara samitit dyditor të Krerët e shteteve dhe qeverive të BE në Bruksel. Tema të tjera që do të diskutohen të enjten dhe të premten janë zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor dhe migrimi e bujqësia./DW

olaf scholz samiti i be ne bruksel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet