LIVE UPDATES
Bota

Samiti i aleatëve të Ukrainës/ Rutte: Presim qartësi për garancitë e sigurisë që do të ofrojë Evropa

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, do ta organizojnë të enjten një takim kryesisht virtual të liderëve të “koalicionit të vullnetit”, kryesisht aleatë evropianë që kanë punuar për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

3 Shtator 2025, 17:22 Nga E. D
Samiti i aleatëve të Ukrainës/ Rutte: Presim qartësi
Mark Rutte

UKRAINË- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të mërkurën se pret qartësi gjatë një samiti të aleatëve të Ukrainës të enjten “ose pak pas tij” lidhur me garancitë e sigurisë që Evropa mund t’ia ofrojë Kievit pasi të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë.

“Pres që nesër, ose pas ditës së nesërme, të kemi qartësi për atë që mund të ofrojmë kolektivisht. Kjo do të thotë që ne mund të angazhohemi edhe më intensivisht, përfshirë me palën amerikane, për të parë se çfarë duan ata të kontribuojnë në kuadër të garancive të sigurisë”, tha Rutte në një konferencë për shtyp me presidentin e Estonisë, Alar Karis, në selinë e NATO-s në Bruksel.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, do ta organizojnë të enjten një takim kryesisht virtual të liderëve të “koalicionit të vullnetit”, kryesisht aleatë evropianë që kanë punuar për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Synimi i garancive është ta parandalojë Rusinë nga kryerja e ndonjë sulmi të ri ndaj Ukrainës pasi lufta të ketë përfunduar, qoftë përmes një armëpushimi apo një marrëveshjeje për paqe të përhershme.

Zyrtarët perëndimorë thonë se elementi më i rëndësishëm i garancive do të jetë mbështetja e vazhdueshme dhe fuqishme për forcat e armatosura të Ukrainës, por pritet që masat të përfshijnë gjithashtu një forcë ndërkombëtare për t’i dhënë siguri Kievit. Udhëheqësit evropianë e kanë bërë të qartë se një forcë e tillë do të jetë e mundshme vetëm me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u zotua për këtë muajin e kaluar, por Uashingtoni ende nuk ka vendosur se çfarë është i gatshëm të ofrojë. Rutte u përpoq në konferencën për shtyp të siguronte anëtarët e NATO-s në Evropën Lindore se burimet e dedikuara për garancitë e sigurisë për Ukrainën nuk do ta dobësojnë mbrojtjen e aleancës perëndimore kundër Rusisë në krahun lindor.

“Duhet ta parandalojmë shpërndarjen e tepërt të burimeve tona, dhe kjo do të thotë që gjithmonë duhet të shohim se çfarë ndikimi do të ketë mbi planet (e mbrojtjes) të NATO-s”, tha ai.

mark rutte

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet