LIVE UPDATES
Bota

Samiti dyditor i G7, vendet do të ndajnë miliarda dollarë për të luftuar urinë në botë

Sipas burimeve amerikane, vendet e G7 janë gati të ndajnë deri në pesë miliardë dollarë për sigurinë ushqimore. Shtetet e Bashkuara duan të kontribuojnë me pjesën më të madhe.

28 Qershor 2022, 14:12 Nga d.a.
Samiti dyditor i G7, vendet do të ndajnë miliarda dollarë
Lideret e G7

GJERMANI- Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e urisë do të vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha një zyrtar i lartë amerikan të martën në samitin e G7 në Elmau të Gjermanisë. Presidenti i SHBA Joe Biden ka premtuar një fond prej 2,76 miliardë dollarë amerikanë në përpjekjet për të zbutur probleme me urinë dhe për të siguruar ushqime. Dy miliardë dollarë do të përdoren për të shpëtuar jetën e njerëzve nga uria, nëpërmjet veprimeve të drejtpërdrejta humanitare. Ndërsa 760 milionë dollarë janë caktuar për ndihmë të qëndrueshme ushqimore afatshkurtër dhe afatmesme.

Përfaqësuesi i qeverisë amerikane akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për përdorimin e "ushqimit si një armë lufte". Është vlerësuar se deri në 40 milionë njerëz mund të futen në varfëri këtë vit, si rezultat i agresionit të Putinit kundër Ukrainës. Kjo ndikon edhe në sigurinë ushqimore në mbarë botën.

Me këtë projekt, G7 reagoi ndaj pengesave globale në furnizimet me ushqime si rezultat i luftës në Ukrainë. Para luftës, Ukraina ishte një nga eksportuesit kryesorë të drithit në botë. Megjithatë, eksportet këtë vit janë zvogluar si rezultat i luftës së agresionit rus dhe bllokadës së porteve të Ukrainës. Rritja e çmimeve dhe pengesat e dërgesave janë pasojat e bllokadës, nga të cilat shumë vende të varfra po vuajnë shumë keq.

Kufiri i çmimit të naftës dhe gazit nga Rusia?

Vendet e G7 po synojnë të përcaktojnë edhe kufirin më të lartë të çmimeve të naftës dhe gazit rus. Kjo del nga deklarata përfundimtare e takimit të samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive, njofton agjencia e lajmeve Reuters. Një kufi i tillë çmimi synon të kufizojë aftësinë e qeverisë ruse për të financuar pushtimin e saj në Ukrainë. Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do të binte dakord me një masë të këtillë. Por kufiri i çmimit më të lartë mund të zbatohet vetëm në bashkëpunim me vendet e mëdha importuese të naftës si Kina ose India.

Të dy vendet kanë rritur madje importet e gazit dhe naftës nga Rusia pas sulmit të saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Prandaj, formulimi në deklaratën e G7 synon bashkëpunimin me vendet e tjera. BE do të shqyrtojë mënyra për të ulur çmimet e energjisë me partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë mundësinë e futjes së kufijve të përkohshëm të çmimeve në importe, thuhet në deklaratë. Një zyrtar i G7 tha se kjo vlen si për naftën ashtu edhe për gazin. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë ndaluar blerjen e naftës ruse, ndërsa BE-ja do të ndërprejë importet nga fundi i vitit.

Sipas informacioneve nga qarqet e BE-së, vendet e G7-ës duan të vendosin sanksione edhe në importin e arit nga Rusia. Kjo duhet të forcojë masat e marra kundër qeverisë në Moskë për shkak të luftës së agresionit në Ukrainë, u tha në margjinat e samitit të G7 në Elmau. Në takim, SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Japonia mbështetën qartë ndalimin e importit të arit rus. Nga ana tjetër, shtetet e BE-së, Gjermania, Franca dhe Italia, hezitojnë ende sepse sanksionet duhet të vendosen unanimisht nga të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Masat kundër punës me detyrim në Kinë

Qarqet amerikane në samit bëjnë të ditur se vendet e G7-ës duan të marrin masa edhe kundër punës me detyrim në Kinë. Produktet e prodhuara me punë të detyruar duhet të përjashtohen nga zinxhirët e furnizimit global. Kështu thuhet në dokumentin përfundimtar të krerëve të shteteve dhe qeverive të shtatë vendeve më të rëndësishme të industrializuara perëndimore, sipas qarqeve të delegacionit të SHBA.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe ka për qëllim kryesisht denimin e praktikave në Kinën, thuhet më tej. Krerët e shteteve dhe qeverive të G7 do të përfundojnë sot pasdite samitin e tyre në Elmau.

Marrë nga DW.

samiti i g7 ne berlin vladimir putin

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!