LIVE UPDATES
Bota

Pse Rusia nuk mundet ta paguajë borxhin e saj të jashtëm?

Kremlini mund të huazojë ende rubla brenda shtetit, ku zakonisht varet nga bankat ruse për blerjen e tyre

28 Qershor 2022, 13:27 Nga d.d
Pse Rusia nuk mundet ta paguajë borxhin e saj të jashtëm?
Foto ilustruese

Rusia mund të mos e paguajë borxhin e saj të jashtëm për herë të parë prej Revolucionit Bolshevik më shumë se një shekull më parë duke izoluar edhe më shumë shtetin nga sistemi financiar global, pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë.

Një periudhë 30-ditore për kryerje të obligimeve qeveritare ka skaduar të dielën. Megjithatë, mund të duhet kohë për të konfirmuar falimentimin.

“Ndonëse ekziston mundësia që të ndodhë ndonjë magji” dhe që Rusia të sigurojë paratë përmes institucioneve financiare, pavarësisht sanksioneve, “askush nuk vë bast për diçka të tillë”, ka thënë Jay S. Auslander, avokat i lartë i borxhit sovran në kompaninë Wilk Auslander në Nju Jork.

“Ka shumë mundësi që Rusia nuk do të mund t'i kryejë pagesat, sepse asnjë bankë nuk do t'i lëvizë paratë”.

Departamenti amerikan i Thesarit ia ka pamundësuar muajin e kaluar Rusisë që të kryejë pagesat e borxheve në vlerë të miliarda dollarëve, përmes bankave amerikane.

Si përgjigje, Ministria e Jashtme ruse ka thënë se do t'i paguajë me rubla borxhet që faturohen në dollarë, dhe do të ofrojë “mundësinë për konvertim të mëvonshëm në valutën origjinale”.

Rusia ka thënë se ka para për t'i paguar borxhet, mirëpo sanksionet i kanë bllokuar rezervat që i ka pasur jashtë shtetit.

“Nuk është dështim i shtetit tonë, por një kolapsim artificial i krijuar nga njeriu në sistemin financiar ndërkombëtar”, ka thënë Konstantin Kosachev, zëvendëskryetar i Parlamentit rus, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, RIA Novosti.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë krijuar qëllimshëm “pengesa artificiale për Rusinë për pagesë të borxhit sovran, në mënyrë që dështimi të mbetet mbi ne”, ka thënë ministri rus i Financave, Anton Siluanov, javën e kaluar.

Në anën tjetër, argumenti është se “kjo gjë ka ndodhur për shkak të sanksioneve, mirëpo sanksionet janë plotësisht në kontrollin tuaj”, ka thënë Auslander.

“E gjithë kjo situatë ka qenë nën kontrollin tuaj, sepse krejt çfarë është dashur të bëni është që të mos pushtoni Ukrainën”, ka thënë ai duke iu referuar Rusisë.

Para nisjes së luftës, Rusia ka pasur rreth 640 miliardë dollarë në valuta të huaja dhe rezerva të arit dhe pjesën më të madhe e ka mbajtur jashtë shtetit. Të gjitha ato mjete tani janë të ngrira.

Rusia nuk ka dështuar të paguajë borxhet ndërkombëtare prej Revolucionit Bolshevik, kur ka rënë Perandoria Ruse dhe është krijuar Bashkimi Sovjetik.

Rusia nuk ka arritur t'i paguajë borxhet e brendshme në fund të viteve 1990, mirëpo ka arritur ta menaxhojë situatën pas sigurimit të ndihmës ndërkombëtare.

Investitorët kanë pritur falimentim të Rusisë tash e disa muaj.

Të ashtuquajturat agjenci të vlerësimit ose një gjykatë mund të vendosin për çështjen.

Mbajtësit e obligacioneve (letrave me vlerë) kanë kontrata që shërbejnë si garanci kundër falimentimit.

Ata mund t’i kërkojnë një komiteti të përbërë nga përfaqësues financiarë që të vendosë nëse dështimi i shtetit për të kryer pagesën, duhet t’iu kompensohet, ndonëse kjo fazë nuk konsiderohet ende falimentim.

Komisioni për Vlerësim të Falimentimit një grup i bankave dhe fondeve të investimit ka marrë vendim më 7 qershor që Rusia nuk ka arritur të paguajë interesin shtesë, pas kryerjes së një pagese më 4 prill.

Megjithatë, Komiteti nuk ka marrë vendim pasues, meqë nuk dihet sesi do të mund të ndikonin sanksionet në gjetjen e një zgjidhjeje.

Mënyra zyrtare për të shpallur falimentimin është nëse 25 për qind, apo më shumë zotërues të obligacioneve, deklarojnë se nuk i kanë marrë paratë e tyre.

Kur të ndodhë diçka e tillë, sipas dispozitave, të gjitha obligacionet tjera konsiderohen të falimentuara dhe zotëruesit e tyre mund të kërkojnë mendim gjykate për të detyruar shtetin që t'i kryejë pagesat.

Në situata normale, investitorët dhe qeveria që falimenton zakonisht negociojnë një zgjidhje, kryesisht përmes ofrimit të obligacioneve të reja, që mund të kenë vlerë më të vogël, por që të paktën shërbejnë si një lloj kompensimi.

Mirëpo, sanksionet tani pamundësojnë negociatat me Ministrinë ruse të Financave, dhe askush nuk e di kur përfundon lufta apo sa do të kenë vlerë më vonë obligacionet e falimentuara.

Në këtë rast, shpallja e falimentimit dhe padia “mund të mos jenë vendimet më të mençura”, ka thënë Auslander.

Meqë negociatat janë të pamundshme dhe ekzistojnë shumë të panjohura, disa kreditorë mund të vendosin që të mos veprojnë.

Investitorët që dëshirojnë t’i shmangen borxhit rus, mund të jenë duke menduar në këtë aspekt përmes shitjes së obligacioneve të tyre edhe me çmim më të ulët.

Ata, po ashtu, ka mundësi që të mos jenë shumë të zëshëm, në mënyrë që të mos lidhen emrat e tyre me luftën.

Kur një shtet të falimentojë, ai mund të përjashtohet nga tregjet e huaja, derisa të zgjidhet çështja e falimentimit dhe kur investitorët të fitojnë besim në aftësinë e një qeverie dhe gatishmërinë e saj për t'i kryer pagesat.

Mirëpo, Rusia tashmë është përjashtuar nga tregjet e Perëndimit, andaj çdo kthim në huamarrje është larg.

Kremlini mund të huazojë ende rubla brenda shtetit, ku zakonisht varet nga bankat ruse për blerjen e tyre.

Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, të vendosura për shkak të luftës, kanë nxitur kompanitë e huaja që të ikin nga Rusia dhe që ky shtet të shkëpusë lidhjet tregtare dhe ato financiare me një pjesë të mirë të botës.

Falimentimi mund të konsiderohet një hap shtesë drejt izolimit dhe përçarjes.

Analistë të investimeve kanë thënë se falimentimi i Rusisë nuk do të kishte ndikimin e njëjtë në tregjet financiare globale dhe institucione tjera, sikurse më 1998.

Atëbotë, dështimi i Rusisë për të kryer obligimet financiare pati shtyrë Qeverinë amerikane që të intervenojë, pasi ishte parashikuar që mosveprimi mund të shkundë sistemet bankare dhe ato financiare.

Është e vërtetë se zotëruesit e obligacioneve mund të përballen me humbje të mëdha.

"Por, teksa vetë lufta është duke pasur pasoja shkatërruese, marrë parasysh pasojat në njerëz, pasojat te rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, mospagimi i obligacioneve qeveritare nuk do të ishte i një rëndësie shumë të madhe”, ka thënë drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

 Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026