25 Gusht 2023, 17:42
Nga a.l
Rusi
RUSI- Rusia tha sot se ka rrëzuar dhjetëra dronë të lëshuar nga Ukraina. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 42 dronë u shkatërruan mbi Krime, nëntë u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore, 33 nga përdorimimi i mjeteve elektronike.
Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Nuk pati njoftime për viktima. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tha të enjten se do të trajnojë ukrainasit për përdorimin dhe mirëmbajtjen e avionëve luftarakë F-16. Departamenti i Mbrojtjes tha në një deklaratë se trajnimi do të mbahet në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Morris në Tucson, Arizona.
Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder tha se trajnimi nga Shtetet e Bashkuara është në vazhdën e përpjekjeve ndërkombëtare për të zhvilluar dhe forcuar mbrojtjen e Ukrainës në terma afatgjatë.
Trajnimi do të fillojë në tetor, pasi ukrainasit të përfundojnë një kurs të gjuhës angleze që do të fillojë në shtator.
Ndërkohë, Norvegjia po i dhuron Ukrainës avionë luftarakë F-16, tha kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere gjatë një vizite në Kiev të enjten. Numri i saktë i avionëve të dhuruar nuk ishte i qartë, por kryeministri tha se ndoshta do të ishte më pak se 10.
Norvegjia është vendi i tretë evropian, pas Holandës dhe Danimarkës, që njofton dhurimin e avionëve luftarakë për t’u përdorur në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.
Po të enjten, Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosjen e sanksioneve ndaj 11 personave dhe 2 subjekteve që thuhet se janë të lidhura me zhvendosjen dhe transferimin e detyruar të fëmijëve të Ukrainës, ndërsa Uashingtoni rrit presionin ndaj Moskës për agresionin e saj në Ukrainë.
Qeveria e Ukrainës vlerëson se autoritetet ruse kanë dëbuar dhe/ose zhvendosur me forcë mbi 19,500 fëmijë nga shtëpitë e tyre që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022./VOA
pat ryder
Bota
25 Gusht 2023, 17:31
a.l
Hartwig Fisher
BRITANI E MADHE- Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer, ka thënë se do të largohet nga posti i tij, pa...
Bota
25 Gusht 2023, 17:25
a.l
Itamar Ben-Gvir
IZRAEL- Ministri izraelit i policisë Itamar Ben-Gvir ka shkaktuar zemërim me një deklaratë për lirinë e l&eum...
Bota
25 Gusht 2023, 17:14
a.l
Aleksandër Lukashenko
BJELLORUSI- Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka reaguar lidhur me vdekjen e mistershme të shefit të g...
Bota
25 Gusht 2023, 17:09
a.l
Volodymyr Zelenskyy dhe Hakan Fidan
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jash...
Bota
25 Gusht 2023, 17:07
a.l
anija kozmike ruse
SHBA- Autoritetet hapësinore të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë arritur marrëveshje për ta d&eu...
Bota
25 Gusht 2023, 17:01
a.l
Ramazan Kadyrov
RUSI- Kreu i Çeçenisë Ramzan Kadyrov shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe miqt&eum...
Bota
25 Gusht 2023, 16:42
a.l
Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin
TURQI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov njofton se presidenti rus Vladimir Putin pritet të t...
Bota
25 Gusht 2023, 16:38
a.l
Avion suersonik
SHBA- Misioni i NASA-s për të krijuar një avion supersonik është një hap më afër realitetit pa...
Bota
25 Gusht 2023, 16:35
a.l
Foto ilustruese
FINLANDË- Finlanda ka miratuar sot paketën e saj të 18-të të mbështetjes së mbrojtjes pë...
Bota
25 Gusht 2023, 16:24
a.l
Poloni
POLONI- Oficerët e sigurisë së brendshme të Polonisë janë në kërkim të burimit të nj&e...