Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ukraina më 6 gusht nisi sulmin më të madh në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore, duke kryer ofensivë në rajonin perëndimor rus të Kurskut.
KRUSK- Rusia ka marrë kontrollin e dy fshatrave në rajonin e saj perëndimor të Kurskut, pretendoi një komandant i lartë, teksa forcat ruse po përparojnë kundër mijëra forcave ukrainase, që nisën ofensivën në këtë rajon kufitar rus muajin e kaluar. Ukraina më 6 gusht nisi sulmin më të madh në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore, duke kryer ofensivë në rajonin perëndimor rus të Kurskut.
Gjeneralmajori Apti Alaudinov, komandant i forcave speciale Akhmat të Çeçenisë, i cili njëherësh është edhe zëvendëskomandant i departamentit ushtarako-politik të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, tha se Rusia ka marrë kontrollin e Nikolajevo-Darinos dhe Darinos. Këto fshatrat gjenden rreth 15 kilometra nga ish-vijat e frontit, që ishin vendosur nga forcat ukrainase në gusht.
“I gjithë fronti ynë ka lëvizur përpara”, tha Aludinov, i cili shtoi se forcat ruse po ashtu po bëjnë përparime në lindje të Ukrainës.
Rusia, që nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, ka nisur muajin e kaluar një kundërofensivë të madhe kundër forcave ukrainase në territorin që ata morën. Ukraina po tenton që të kryejë ofensivë përgjatë kufirit rus dhe në vende të tjera, në mënyrë që Moska të zhvendosë trupat e nga lindja e Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Rusia llogaritet se kontrollon rreth 18 për qind të territorit të Ukrainës dhe së fundi po përparon në lindje të Ukrainës, teksa të martën mori kontrollin e një qyteze atje./REL
IZRAEL- Izraeli ka arrestuar një nga shtetasit e tij me dyshimin për përfshirje në një komplot vrasjeje të mbështetur nga I...
pamje nga permztja EVROPË- Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në Evropën Qendrore është rritur në t&e...
Elon Musk SHBA- Valët nga rrjeti i satelitëve të Elon Musk po bllokojnë aftësinë e shkencëtarëve për t&eu...
fotot ilustruese IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e ka shpallur nisjen e një faze të re të luftës, teksa Izraeli ka zhvendosur v...
Gjyqtarët SHKUP-Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka pranuar ditën e djeshme një mocion të paraqitur nga Komisioni S...
kamala harris dhe donald trump SHBA- Një nga sindikatat më të mëdha të punës në Amerikë, Vëllazëria Nd&eu...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vlerësoi ushtrinë ukrainase për sulmin në depon ushtarake ru...
Foto ilustruese KOREA E VERIUT- Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë balistike, që pretendon se është e aftë të ...
Foto nga vendi i ngjarjes ITALI- Italia është përfshirë nga një stuhi me shira të rrëmbyeshëm edhe erëra t&eum...
Foto ilustruese HOLANDA- Holanda i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të tërhiqet nga rregullat e BE-së për azi...