LIVE UPDATES
Bota

Rusia paralajmëron hakmarrje ndaj Finlandës

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, dhe kryeministrja e këtij shteti, Sanna Marin, kanë bërë thirrje që Finlanda të aplikojë për anëtarësim, “pa vonesa”.

13 Maj 2022, 09:37 Nga DOSJA

Rusia paralajmëron hakmarrje ndaj Finlandës

Rusia ka thënë se do të detyrohet të marrë “hapa hakmarrës”, për shkak të vendimit të shtetit fqinj, Finlandës, për të kërkuar anëtarësim në NATO.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse është thënë se ky vendim do të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet bilaterale, ashtu sikurse sigurinë dhe stabilitetin në veri të Evropës. Vendimi i Finlandës aty është përshkruar si “ndryshim radikal në politikën e jashtme të shtetit”.

“Rusia do të detyrohet të marrë hapa hakmarrës, si në aspektin tekniko-ushtarak, por edhe të natyrave tjera, në mënyrë që të neutralizojë kërcënimet për siguri kombëtare, që dalin nga ky vendim”. Megjithatë, Moska nuk ka specifikuar se çfarë plane ka.

Zëvendës-përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polvansky, ka thënë se Suedia dhe Finlanda do të mund të bëhen shënjestra të mundshme për Rusinë, nëse bëhen anëtare të NATO-s, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, RIA. Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, dhe kryeministrja e këtij shteti, Sanna Marin, kanë bërë thirrje që Finlanda të aplikojë për anëtarësim, “pa vonesa”.

Edhe publiku në Finlandë e ka mbështetur këtë vendim, sidomos prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt. Finlanda ka një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë. Deri më tani ka qenë jashtë NATO-s, për të shmangur antagonizmin e fqinjit të saj lindor.

Finlanda do të bëjë të ditur vendimin zyrtar të dielën, pasi kjo çështje të diskutohet në parlament dhe nga disa figura të larta shtetërore. Suedia ka thënë se do të marrë vendim të ngjashëm në ditët në vijim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pret që procesi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës “të ndodhë shpejt”.Shtëpia e Bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin këto dy shtete, nëse aplikojnë.

Presidenti finlandez ka thënë se Moska është shkaktare e vendimit për anëtarësim.“Përfshirja në NATO nuk do të jetë kundër askujt. Ju e keni shkaktuar këtë. Shiheni veten në pasqyrë”, ka thënë ai para gazetarëve, duke iu drejtuar palës ruse.

Një anketë e realizuar javën e kaluar, ka treguar se 76 për qind e finlandezëve e përkrahin anëtarësimin e vendit të tyre në NATO, ndërsa 12 për qind janë kundër.Finlanda dhe ish-Bashkimi Sovjetik kanë qenë në anë të ndryshme gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Finlanda ka humbur 10 për qind të territorit në marrëveshjen finale për paqe dhe nuk ka qenë e përfshirë në Luftën e Ftohtë.Anëtarësimi i Finlandës në NATO, nënkupton që kufiri i Rusisë me aleancën veri-atlantike do rritet më shumë se dyfish.

Suedia ndërkaq, nuk ka kufi me Rusinë.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta