Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar apo penguar dhjetëra dronë, teksa Rusia ka sulmuar me më shumë se 50 shtetin fqinj mëngjesin e 23 gushtit.

UKRAINË- Rusia ka gjuajtur dhjetëra dronë drejt Ukrainës gjatë natës, në serinë e fundit të sulmeve që po zbehin shpresat për ndaljen e luftës pas samitit të mbajtur javën e kaluar në Alaskë mes udhëheqësve amerikanë dhe rusë.
Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar apo penguar dhjetëra dronë, teksa Rusia ka sulmuar me më shumë se 50 shtetin fqinj mëngjesin e 23 gushtit.
Është e paqartë nëse nga këto sulme ka viktima.
Numri i përgjithshëm i dronëve dhe raketave ishte më i vogël krahasuar me sulmet që Rusia kreu gjatë kësaj jave.
Më 21 gusht, gjatë një sulmi rus më 21 gusht u godit edhe një fabrikë në pronësi amerikane, në perëndim të Ukrainës. Kompania njoftoi se disa punëtorë u plagosën gjatë sulmit.
Zyrtarët e emergjencës ukrainase thanë më 23 gusht se zjarrfikësit kishin arritur të fiknin zjarrin në fabrikë.
Ndërkohë, Rusia tha se Ukraina kishte nisur dhjetëra dronë kundër objektivave ruse gjatë natës, duke pretenduar se shumica prej tyre ishin rrëzuar.
Zemërimi me mungesën e përparimit që nga samiti mes presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun rus, Vladimir Putin, në Alaskë, u pa më 22 gusht në Shtëpinë e Bardhë, kur Trump sinjalizoi mundësinë e goditjes së Rusisë me sanksione të reja, nëse nuk pranon të ulet në tavolinën e negociatave.
Më herët, Trump ka thënë se ka mundësi të mbahet një takim mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Por ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili më herët i kishte përshkruar bisedimet me liderët evropianë si një “rrugë pa krye”, tha se nuk ishte planifikuar asnjë takim.
“Putini është i gatshëm të takohet me Zelenskyn kur të jetë gati agjenda për një samit”, tha Lavrov për NBC News, në një intervistë të transmetuar më 22 gusht. “Dhe kjo agjendë nuk është gati”.
Ndërkohë, Putini lavdëroi Trumpin, duke e përshkruar atë si “dritën në fund të tunelit” për marrëdhëniet SHBA-Rusi.
“Raportet tona me Shtetet e Bashkuara janë në njërin prej niveleve më të ulëta që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha Putini gjatë një vizite në Sarov, më 22 gusht. “Por, me ardhjen e presidentit Trump, unë mendoj se më në fund është shfaqur një dritë në fund të tunelit”.
Ndërkaq, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ai dëshiron të shohë nëse Putini dhe Zelensky do të takohen, para se të marrë vendim për sanksionet e reja. Ai vendosi një afat prej dy javësh për të marrë këtë vendim.
“Do të marr vendim se çfarë do të bëjmë dhe do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm”, tha ai. “Ose do të jenë sanksione masive, tarifa masive ose të dyja. Ose nuk do të bëj asgjë dhe do t’iu them: ‘Kjo është lufta e juaj’”.
Zelensky ndërkaq e ka akuzuar Rusinë – që nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022 – se po bën gjithçka për të shmangur një takim ballë për ballë mes tij dhe Putinit./REL
donetsk MOSKË- Rusia ka deklaruar se kishte pushtuar dy fshatra në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore, d...
Lars Klingbeil GJERMANI- Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, bëri thirrje më 23 gusht që të rishikohet mund...
foto ilustruese FRANCË- Menaxheri i një parku argëtimi në Francën jugore është ndaluar nga autoritetet për di...
putin, vucic SERBI- Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkim...
nicolas maduro VENEZUELË- Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro ka kritikuar vendosjen e tre anijeve luftarake nga SHBA-të në brigjet e Ven...
protesta BRITANI- Një fundjavë me protesta dhe kundërprotesta jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues filloi mbrëm...
millorad dodik BOSNJE HERCEGOVINË- Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska (RS) miratoi të premten mbrëma një vendim antikushte...
foto ilustruese GJERMANI- Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në...
donald trump SHBA- Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuz...
epstein dhe trump SHBA- Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja dhe ish-e dashura e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein, u ka thënë zyrtar&eum...