LIVE UPDATES
Bota

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, "mike" në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi fillimisht se së shpejti do të organizohet një takim i zyrtarëve të Serbisë dhe Rusisë “në nivelin më të lartë”, por nuk dha më shumë detaje.

23 Gusht 2025, 12:08 Nga Dushan Komarçeviq
REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, "mike" në Serbi
putin, vucic

SERBI- Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë, por vetëm përmes deklaratave. Të enjten, 21 gusht, arritën dy njoftime që e konfirmojnë këtë drejtim të politikës së jashtme të Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi fillimisht se së shpejti do të organizohet një takim i zyrtarëve të Serbisë dhe Rusisë “në nivelin më të lartë”, por nuk dha më shumë detaje.

Nëse takimi do të ndodhë, do të jetë i dyti i këtij lloji këtë vit, pas vizitës së Vuçiçit në Moskë në maj, e cila shkaktoi paralajmërime nga Brukseli.

Po atë ditë, kreu i shtetit serb bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, për të cilin BE-ja konsideron se nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike për shkak të parregullsive zgjedhore. Vuçiç, megjithatë, e quajti atë “mik të madh” të Serbisë.

BE-ja nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë lidhur me njoftimin për takimin e zyrtarëve serbë dhe rusë, si dhe për bisedën telefonike të Vuçiç me Maduron.

Fuqizimi i fuqive rajonale

Pozicioni që Serbia e Vuçiç ka në hapësirën ndërkombëtare mund të kuptohet nëse analizohet nga perspektiva e parimeve kyç të politikës së jashtme të Rusisë dhe Kinës, të cilat përmblidhen me frazën: një botë multipolare.

Kështu vlerëson Eric Gordy, profesor i sociologjisë politike në Departamentin për Studime Sllave dhe të Evropës Lindore të Universitetit të Londrës.

“Kjo do të thotë se janë më të orientuar në forcimin e fuqive rajonale, sesa atyre globale. Synimi është të hollohet fuqia e shteteve më të forta ekonomike si SHBA-ja dhe shtetet evropiane. Këtë e kanë promovuar edhe Vuçiç dhe partitë e djathta në Serbi, kur flasin për veten si përkrahës të sovranitetit”, vlerëson Gordi.

Në “përqafimin” e Rusisë

Pavarësisht thirrjeve nga Brukseli që të mos udhëtonte në Moskë, presidenti i Serbisë mori pjesë më 9 maj në shënimin e Ditës së Fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore. Kjo ishte vizita e parë e Vuçiçit në Rusi që kur ajo filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Sipas OKB-së, që nga ajo kohë numri i viktimave ka kaluar shifrën prej 12.000.

Përveç Vuçiçit, nga zyrtarët evropianë në paradën e Moskës ishin vetëm kryeministri prorus i Sllovakisë, Robert Fico, dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko. Vuçiçi u takua edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe e falënderoi për “mbështetjen e madhe” ndaj politikës së Beogradit zyrtar për Kosovën.

Rusia është ndër vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008. BE-ja, pas vizitës së Vuçiçit në Moskë, deklaroi se “shpreh keqardhje të thellë” për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Rusi dhe se Serbia duhet ta “bindë” Brukselin për “orientimin e saj strategjik drejt BE-së”.

Që nga maji, nga Moska kanë ardhur mesazhe të paqarta për Beogradin – nga kritikat për pretendimet se armët e prodhuara në Serbi përfundojnë në Ukrainë, e deri te mesazhe mbështetjeje për shtypjen e “revolucioneve me ngjyra”, siç i quajnë autoritetet serbe dhe ruse protestat antiqeveritare që po zgjasin prej nëntë muajsh.

Edhe pse Serbia në OKB ka dënuar disa herë pushtimin rus dhe ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë edhe territoret e pushtuara, ajo mbetet një nga të paktat shtete evropiane që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër zyrtarëve të Kremlinit.

“Miqësi prej çeliku”

“Miqësi prej çeliku” është shprehja që shpesh përdorin zyrtarët serbë për të përshkruar marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës. Presidenti Vuçiç e quan homologun e tij kinez, Xi Jinping, “mik të madh dhe vëlla”.

Në fund të korrikut, Vuçiq njoftoi se më 3 shtator do të takohet me presidentin kinez në Pekin. Takimi i mëparshëm mes tyre u zhvillua në maj në Moskë, gjatë paradës së Ditës së Fitores.

Xi Jinping vizitoi për herë të fundit Beogradin në maj 2024, ku u prit nga mijëra qytetarë me flamuj të Serbisë dhe Kinës. Marrëdhëniet mes dy shteteve shihen në shumë projekte infrastrukturore të kompanive kineze në Serbi, përfshirë edhe rindërtimin e hekurudhës Beograd-Budapest, e cili pati pasojë tragjike vdekjen e 16 personave pas shembjes së një pjese të çatisë së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

Për shkak të intensifikimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Kinën, Beogradi zyrtar është kritikuar dhe paralajmëruar disa herë nga SHBA-ja dhe BE-ja, ku Serbia synon anëtarësimin.

Përkrah autokratëve në Venezuelë dhe Bjellorusi

“Pse të mos shkoj në Venezuelë? Serbia nuk është vend që merr urdhra nga jashtë”, ishte përgjigjja e kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, më 15 janar, kur u pyet nga REL-i për praninë e saj në inaugurimin e Nikolas Maduros në Karakas disa ditë më herët.

Komisioni Evropian deklaroi se Serbia duhet të përmbahet nga veprimet që bien ndesh me politikën e jashtme të BE-së.
 SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj Venezuelës që nga viti 2006, të cilat u zgjeruan në janar 2024. Maduro akuzohet nga Uashingtoni për korrupsion, trafik droge dhe shkelje të demokracisë e të drejtave të njeriut.

Ai shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale të korrikut 2024, të cilat opozita i konsideroi të manipuluara, duke organizuar protesta masive në të gjithë vendin. Mes pak zyrtarëve botërorë që e uruan Maduron për mandatin e tretë ishte edhe presidenti Vuçiç.

Njëjtë, kur presidenti autoritar i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, shpalli mandatin e tij të shtatë në fillim të vitit 2025 – zgjedhje të cilat Perëndimi i konsideroi të manipuluara – një nga urimet e para iu dërgua nga Beogradi. Ish-zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, i njohur për lidhjet e ngushta me Kremlinin dhe Minskun, e uroi Lukashenkon si “mik të Serbisë”. Bjellorusia është nën sanksione të BE-së për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës. Serbia iu bashkua atyre sanksioneve vetëm pjesërisht.

Roli i armëve

Erik Gordi thekson se do të ishte e pasaktë të thuhet se Serbia kultivon domosdoshmërisht afërsi me regjime autokratike.

“Sërish, niveli i interesit lidhet më shumë me arsyet ekonomike. Fitime të mëdha vijnë nga shitja e armëve dhe armatimit anembanë botës, kryesisht tek vendet që dikur ishin klientë të Jugosllavisë”, thotë Gordi. Pas nisjes së konfliktit Izrael-Iran, më 23 qershor Vuçiç deklaroi se Serbia ka pezulluar eksportin e armëve.

Që nga viti 2022, të dhënat zyrtare mbi eksportin e armëve nga Serbia nuk janë publikuar, megjithëse ligji e parashikon. Në fund të qershorit, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë akuzoi Serbinë se municionet e saj po përfundonin përmes vendeve të NATO-s në Ukrainë. Beogradi e mohoi disa herë, duke thënë se nuk ka kontroll mbi destinacionin final pas shitjes së armëve në vende të treta.

Kjo çështje i vuri në qendër të vëmendjes edhe marrëdhëniet e Serbisë me Iranin. Edhe pse Beogradi zyrtar ka pretenduar neutralitet në konfliktin Izrael-Iran, të dhënat tregtare tregojnë një prirje më të madhe drejt Tel Avivit. Sërish, Serbia disa herë nuk u përshtat me vendimet e BE-së për sanksione ndaj Iranit, si për aktivitetet bërthamore ashtu edhe për shkelje të të drejtave të njeriut.

Pse mungon BE-ja?

Erik Gordi e lidh këtë me projektin e nxjerrjes së litiumit “Jadar” nga kompania australiane “Rio Tinto”, që ka shkaktuar protesta të mëdha në Serbi.

Sipas tij, ky projekt nuk mund të realizohet në Evropë për shkak të standardeve mjedisore dhe rezistencës publike, prandaj BE-ja shpesh “mbyll njërin sy” ndaj shkeljeve të standardeve demokratike nga Vuçiqi.

Komisioni Evropian, më 4 qershor 2025, e përfshiu projektin “Jadar” mes 13 projekteve strategjike me lëndë të para kritike, pavarësisht pasigurisë për vazhdimin e tij.

Analiza e Fondit ISAC tregon se përputhshmëria e Serbisë me deklaratat e politikës së jashtme të BE-së ishte 59% në vitin 2024 – më shumë se një vit më parë, por sërish më e ulëta mes vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, kontaktet me disa regjime të kritikuara nuk i kanë kushtuar Serbisë, të paktën deri më tani, me trysni serioze nga BE-ja./Marrë nga REL

serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027