LIVE UPDATES
Bota

Rusia nis testime për të identifikuar liderët që në vegjëli! Qëllimi, rritja e ndjenjës së patriotizmit dhe nxitja drejt roleve ku performojnë më mirë

Mund të tingëllojë distopiane, por nuk është ashtu. Është vetëm Rusia e vitit 2025 – periudhë kur presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e ka shtyrë vendin e tij në një luftë shkatërruese kundër Ukrainës, dhe rrit konfrontimin me Perëndimin, po synon t'i rrisë dozat e patriotizmit dhe ta shtypë disidencën.

2 Gusht 2025, 09:19 Nga M.B
Rusia nis testime për të identifikuar liderët që në
Foto ilustruese

RUSIA- Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të rritjes së ndjenjës së patriotizmit dhe nxitjes së të rinjve drejt roleve ku performojnë më mirë. Mund të tingëllojë distopiane, por nuk është ashtu. Është vetëm Rusia e vitit 2025 – periudhë kur presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e ka shtyrë vendin e tij në një luftë shkatërruese kundër Ukrainës, dhe rrit konfrontimin me Perëndimin, po synon t'i rrisë dozat e patriotizmit dhe ta shtypë disidencën.

E lansuar nga Rospatriottsentr (Qendra ruse e Patriotëve), pjesë e agjencisë shtetërore për çështje të të rinjve, kjo iniciativë synon “edukimin e personave të zhvilluar në mënyrë harmonike”, sipas disa dokumenteve në faqen zyrtare të Qeverisë, të cilat i ka analizuar Systema, njësiti hulumtues i Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë. Edukatorët e pavarur e kanë kritikuar programin, dhe njëra prej tyre i ka thënë REL-it se po shfrytëzohet “pseudoshkenca” për qëllime të “manipulimit” dhe që këto veprime e kanë hijen e komunizmit dhe fashizmit.

“Kjo është një tjetër përpjekje e autoriteteve që t’i kontrollojnë njerëzit dhe të ndikojnë në vendimet e tyre”, ka thënë edukatorja Dima Zicer.

Të rinjtë, 12-18 vjeç, që janë duke u testuar, janë prej rajoneve të ndryshme të Rusisë. Programi zhvillohet në gusht dhe 50 pjesëmarrësit me “profile pozitive” do të përzgjidhen për të marrë pjesë në një seminar pesëditor në shtator në Sevastopol, qytet në Krimenë ukrainase të pushtuar nga Rusia, sipas dokumenteve që i ka parë Systema. Megjithatë, sipas uebfaqes së prokurimit, profilet e suksesshme nuk do të përkthehen si patriotë apo besnikë. Organizatorët do t’i identifikojnë “liderët dhe anti-liderët (pjesëmarrësit e prirur nga sjellet e çrregullta)”, është thënë në njoftim.

Sipas saj, pjesëmarrësit që “shpifin rreth ideve të patriotizmit” do të përjashtohen menjëherë nga organizimi. Qëllimi i programit është “transformimi i qasjes ndaj edukimit, udhëzime për karrierë dhe edukimi patriotik i të rinjve”, ka thënë Rospatriottsentr në kanalin e vet në Telegram. Ende nuk dihet se ku do të përfundojnë fëmijët pas përfundimit të projektit.

Megjithatë, zyrtarë në rajonin e Siberisë i kanë shpalosur këtë javë planet për një qendër të të rinjve në vlerë të 65 milionë dollarësh – e cila do të emërohet ‘Pallati i të Rinjve” – me qëllim të promovimit të edukimit patriotik dhe vlerave shtetërore te të rinjtë dhe adoleshentët rusë. Vladimir Kozlov, kryetar i kompanisë Persona, e cila shet teste për “neuroprofilizim” dhe është partnere në projekt, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet që i ka dërguar Systema në Telegram.

Rospatriottsentr nuk është përgjigjur në kërkesën për koment. As organizatat e përfshira nuk kanë ofruar hollësi për metodat e testimit të pjesëmarrësve. Përfundimet për pjesëmarrësit do të bazohen në disa “perceptime kognitive për simbolet”, ka thënë Persona në një prezantim.

“Ne jemi të bindur që patriotizmi fillon kur një person e kupton rolin e vet në të ardhmen e shtetit”, ka thënë Kozlov në disa deklarata të publikuara në kanalin e agjencisë Rospatriottsentr në Telegram.

“Teknologjia e kompanisë sonë për neuroprofilizim u ndihmon adoleshentëve ta gjejnë këtë rol – në mënyrë të drejtë, të vazhdueshme dhe me motivim”.

Një psikolog për fëmijë, me seli në Moskë, i cili ka folur për Systeman në kushte anonime, ka thënë se ekzistojnë “qindra metoda neuroprofilizimi që kanë rezultuar të jenë të qëndrueshme”, përfshirë pyetësorët.

“Këto testime tregojnë shumë për një person, a kanë cilësi të një lideri, sa janë të nënshtruar, a flasin me sinqeritet, apo e përsërisin ata që të tjerët dëshirojnë ta dëgjojnë”, ka thënë psikologu.

“Pikëpyetja këtu është se si do të përdoren dhe për çfarë qëllimi”.

Zicer nuk është pajtuar, duke vlerësuar se “neuroprofilizimi është pseudoshkencë” teksa përpjekjet për identifikim të liderëve potencialë i ka quajtur “manipuluese”.

“Është shumë e përshtatshme për shtetin t'i japë një shtytje një personi në moshën 14-vjeçare në mënyrë që ai të ecë përgjatë trajektores së propozuar deri në fund të jetës”.

“Funksioni i sistemit edukativ është të garantojë që ekzistojnë një mori talentesh që mund të posedohen. Mirëpo, zgjedhja se cilën trajektore duhet ndjekur duhet t’i takojë secilit individ. Kjo është baza e mendimit kritik”, ka thënë Zicer.

Nën udhëheqësinë e Putinit – si president apo kryeministër prej vitit 1999 – Kremlini e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar në promovim të mendimit kritik. Putini i ka rritur përpjekjet për t’i shtypur zërat kundërshtarë dhe për t’i heshtur zërat e pavarur prej kur është kthyer në presidencë më 2012, ndërsa gjithçka është ashpërsuar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022. Qeveria ka tentuar të instalojë patriotizmin te fëmijët prej mandatit të parë të Putinit. Kritikët besojnë se pushteti i ka përdorur një mori metodash, nisur nga tekstet për historinë ruse, e deri te orët mësimore për ushtrinë, për t’i nxitur të rinjtë që të besojnë në narrativët gjeopolitikë të Kremlinit dhe të mbështesin luftën kundër Ukrainës./ REL

rusia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës