LIVE UPDATES
Bota

"Lufta" tregtare e SHBA-ve, The Economist: Një përpjekje krijuese për të penguar Kinën

Në Luftën e Parë të Ftohtë mes Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, dy superfuqitë përplaseshin përmes luftërave të tërthorta. Diçka e ngjashme po ndodh në luftën tregtare të Shteteve të Bashkuara me Kinën.

2 Gusht 2025, 07:14 Nga M.B
"Lufta" tregtare e SHBA-ve, The Economist: Një përpjekje
Foto ilustruese

SHBA- Të kënaqësh tregun më të madh në botë do të thotë të zemërosh eksportuesin më të madh të saj, shkruan The Economist. Në Luftën e Parë të Ftohtë mes Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, dy superfuqitë përplaseshin përmes luftërave të tërthorta. Diçka e ngjashme po ndodh në luftën tregtare të Shteteve të Bashkuara me Kinën. Pas bisedimeve në Gjenevë dhe Londër, palët nuk po godasin më njëra-tjetrën me tarifa të reja. Në vend të kësaj, Amerika po e vijon luftën në mënyrë indirekte, nëpërmjet palëve të treta që nuk janë të përfshira drejtpërdrejt me konfliktin.

Marrëveshjet e reja me Vietnamin dhe kërcënimet për tarifa ndaj shumë vendeve të tjera, duket se janë krijuar për të reduktuar rolin e Kinës në zinxhirët e furnizimit. Vendet që kishin shpresuar të qëndronin jashtë “Luftës së Dytë të Ftohtë” po kuptojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të zgjedhin se cilës anë do t’i bashkohen. Për të kënaqur tregun më të madh në botë – Amerikën – ato duhet të rrezikojnë zemërimin e eksportuesit më të madh në botë – Kinës.

Më 7 korrik, Presidenti amerikan Donald Trump u dërgoi njoftime Japonisë, Koresë së Jugut dhe një numri të madh partnerësh tregtarë, duke shtyrë afatin e bisedimeve tregtare nga 9 korriku më 1 gusht dhe duke ndryshuar tarifat që do të përballen nëse negociatat dështojnë. Japonia dhe Koreja e Jugut, për shembull, do të përballen me tarifa 25%. Kamboxhia do të goditet me tarifa 36%; Mianmari dhe Laosi me 40%. Në njoftim thuhej gjithashtu se çdo mall i “ridërguar” ose “riorientuar” (transshipped) nga vende të tjera do t’iu nënshtrohet tarifave më të larta, që këto vende po përpiqeshin të shmangnin.

Edhe pse Kina nuk u përmend me emër, askush nuk kishte dyshim për cilin e kishte fjalën Trump kur përmendi “vende të tjera”. Të tjera njoftime u dërguan në ditët në vijim, përfshirë Brazilin dhe Filipinet. Në një veprim të ndarë nga këto, presidenti kërcënoi me një tarifë shtesë 10% për vendet, që janë mbështetëse me “politikat antiamerikane” të grupit BRICS – i krijuar në vitin 2009 nga Kina së bashku me Brazilin, Rusinë, Indinë dhe më vonë Afrikën e Jugut. Trump më parë kishte paralajmëruar grupin që të mos përpiqet të sfidojë Dollarin si monedhën dominuese globale.

Marrëveshja e Amerikës me Vietnamin, sipas të gjitha gjasave, do të vendosë tarifa 20% për shumicën e mallrave nga ky vend aziatik. Edhe më shqetësuese, marrëveshja do të përfshijë një tarifë 40% për çdo riorientim të mallrave nga vende të treta. Kjo marrëveshje vjen pas asaj me Britaninë e Madhe, e cila u arrit më 8 maj. Sipas saj, Britania do të përfitonte trajtim të favorshëm për aluminin, ilaçet dhe çelikun, nëse garantonte sigurinë e zinxhirëve të furnizimit për Shtetet e Bashkuara.

Në praktikë, kjo nënkupton më pak blerje nga Kina dhe lejimin e inspektimeve amerikane në fabrikat me pronësi kineze në territorin britanik. T’i ofrosh favore një vendi nëse ai vendos penalitete ndaj një tjetri është një risi në negociatat tregtare, vënë në dukje Achyuth Anil nga Universiteti i Sussex dhe bashkautorët e tij. Kjo “risi” nuk i ka shpëtuar vëmendjes së Kinës. Ministria e Tregtisë e Kinës ka reaguar duke thënë se kundërshton çdo marrëveshje që shkel interesat e saj.

“Kina nuk do ta pranojë dhe do të ndërmarrë masa kundër”, – deklaroi ajo. Vendet, sipas saj, duhet “të qëndrojnë në anën e duhur të historisë”.

Kina nuk e ka shumë të qartë me çfarë po përballet. Ekipi i Trump nuk ka dhënë përkufizim të saktë për “ridërgimin” e mallrave. Por është e qartë se SHBA është e shqetësuar se Kina mund të përpiqet të shmangë tarifat, duke shitur mallra në tregun amerikan nëpërmjet vendeve të tjera. Gjatë luftës së parë tregtare të Trump, eksportet kineze drejt SHBA-së ranë, ndërsa eksportet e saj drejt vendeve si Meksika dhe Vietnami u rritën dhe këto vende, më pas, rritën eksportet e tyre drejt Amerikës. Një model i ngjashëm është vërejtur edhe këtë vit, pas vendosjes së tarifave “reciproke” në prill.

Edhe pse eksportet kineze në SHBA ranë me mbi 34% në maj krahasuar me një vit më parë, eksportet totale të Kinës vazhduan të rriteshin. Vendet që blenë më shumë nga Kina ishin pikërisht ato që eksportuan më shumë drejt SHBA-së. Kjo, sigurisht, nuk përbën vetvetiu një provë për “kapërcim tarifash” (tariff hopping). Mund të ndodhë që vendet të kenë blerë dhe shitur mallra të ndryshëm.

Për shembull, Australia eksportoi në SHBA 133 milionë dollarë më shumë mish të ngrirë gjatë prillit dhe majit, ndërkohë që importoi 186 milionë dollarë më shumë kamionë nga Kina. Kompanitë australiane nuk po i emërtonin kamionët si mish lope. Prandaj, është e rëndësishme të analizohen shifrat mall me mall. Kamboxhia shiti në SHBA 26 milionë dollarë më shumë triko gjatë prillit dhe majit, pasi importoi nga Kina më shumë se dyfishin e kësaj vlere në triko.

Tajlanda shiti 42 milionë dollarë më shumë pjesë këmbimi për makina, duke blerë njëkohësisht 114 milionë dollarë më shumë nga Kina. Në total eksportet “ekstra” në SHBA arritën në pothuajse 2 miliardë dollarë për Vietnamin, të ndjekur nga Tajlanda (1.8 miliardë), India (1.6 miliardë) dhe Tajvani (1.1 miliardë). Disa nga këto prurje mund të jenë rezultat i ligjshëm i asaj që quhet “diversion tregtar”, thotë Leah Fahy nga Capital Economics.

Tarifat e larta mund të kenë nxjerrë kompanitë kineze nga tregu amerikan, duke u dhënë vend rivalëve në Vietnam apo Tajlandë. Këta rivalë mbushin boshllëkun në SHBA, ndërsa boshllëku i krijuar në tregun e tyre mbushet nga Kina. Në këtë rast, mallrat që vijnë nga Kina nuk janë të njëjtat me ato që shkojnë në Amerikë, edhe pse klasifikohen në të njëjtën kategori. Sidoqoftë, është e vështirë të besohet se kjo lëvizje shpjegon të gjitha rritjet e eksportit.

Administrata Trump ka gjithashtu shqetësime për mallrat që importohen nga Tajlanda, Vietnami dhe vende të tjera, që përmbajnë pjesë apo përbërës kinezë. Sipas rregullave ekzistuese, këto mallra nuk konsiderohen kineze nëse janë “shndërruar në mënyrë domethënëse” në një vend tjetër.

Çfarë nënkupton kjo varet nga produkti: mielli kinez konsiderohet i transformuar kur bëhet kek; materiali i prerë dhe qepur në këmishë, gjithashtu. Montimi i pjesëve kineze llogaritet si shndërrim vetëm nëse është ndryshim “domethënës dhe kompleks”. Në një rast, autoritetet doganore amerikane pranuan se një pajisje palestre ishte transformuar nga pjesët kineze, pasi këto pjesë duheshin salduar, pastruar, lyer dhe montuar në 255 hapa pune.

Trump mund të braktisë këtë standard cilësor dhe ta zëvendësojë me një standard sasior. Shumë marrëveshje tregtare të SHBA-së kërkojnë, që një përqindje e caktuar e vlerës së një produkti të vijë nga një vend i caktuar për të marrë etiketën “Made in”. Nëse vendoset ky standard, thotë Ted Murphy nga firma ligjore Sidley Austin, atëherë Vietnami do të përballet me tarifa 40% edhe për mallra të transformuara, nëse ato përmbajnë ende shumë pjesë kineze sipas vlerësimit amerikan.

Nëse ky prag do të jetë i lartë, pasojat për Vietnamin mund të jenë të mëdha. Prodhuesit vietnamezë varen shumë nga Kina për pjesë dhe komponentë dhe kjo varësi është rritur që nga lufta e parë tregtare e Trump. Në vitin 2017, Kina përfaqësonte 6% të vlerës së eksporteve vietnameze të mallrave për tregun amerikan. Deri në vitin 2022, kjo shifër ishte rritur në 16%, sipas të dhënave të bankës Natixis. Zyrtarët vietnamezë shpresojnë që Trump të ketë parasysh një version më të ngushtë të këtij shqetësimi: atë që Caroline Freund nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego e quan “larja kineze”.

Ky term u referohet mallrave kineze që rietiketohen si “Made in Vietnam”, edhe pse janë pak a shumë të pandryshuara. Peter Navarro, një nga këshilltarët e Trump, është ankuar se “Kina përdor Vietnamin për të kaluar mallrat dhe për të shmangur tarifat. Ata u vendosin etiketë ‘Made in Vietnam’ dhe i dërgojnë këtu”. Sipas tij, “larja kineze” përbën një të tretën e eksporteve vietnameze në SHBA. Një vlerësim më i besueshëm nga Freund sugjeron se ky fenomen arriti kulmin në më pak se 8% në vitin 2020 dhe ka rënë që atëherë.

Rietiketimi mund ta shqetësojë Navarron, por është tashmë i paligjshëm. Kushdo që merret me këtë praktikë përballet me ndëshkime shumë më të ashpra se një tarifë 40%. Vitin e kaluar, një çift nga Florida u dënua me mbi katër vite burg për import të paligjshëm të kompensatave kineze, që ripaketoheshin në Malajzi apo Sri Lanka. Ata madje duhej të paguanin edhe shpenzimet e magazinimit të mallrave, deri sa çështja u mbyll. Gjatë bisedimeve me SHBA-në, Vietnami u zotua të ashpërsojë kontrollet ndaj këtij fenomeni. Edhe SHBA po vepron.

Në maj, Departamenti amerikan i Drejtësisë renditi “mashtrimet tregtare dhe doganore, përfshirë shmangien e tarifave” si prioritet të dytë për krimet ekonomike. Sigurisht, mënyra më e mirë për të parandaluar deklarimet e rreme është të hiqet nxitja për t’i bërë ato. Nëse SHBA do të zbatonte të njëjtën tarifë pavarësisht vendit të origjinës së produktit, pse do të duhej të gënjenin eksportuesit? Të gjithë do të përballeshin me të njëjtin regjim tarifor. Ose, thënë ndryshe, çdo vend do të trajtohej njësoj si vendet e favorizuara nga SHBA. Është një ide e guximshme për të luftuar shpërdorimin, mashtrimin dhe abuzimin. Ndoshta dikush duhet t’ia sugjerojë Presidentit Trump./ The Economist

 

Ideja

Nëse SHBA do të zbatonte të njëjtën tarifë pavarësisht vendit të origjinës së produktit, pse do të duhej të gënjenin eksportuesit? Të gjithë do të përballeshin me të njëjtin regjim tarifor. Ose, thënë ndryshe, çdo vend do të trajtohej njësoj si vendet e favorizuara nga SHBA. Është një ide e guximshme për të luftuar shpërdorimin, mashtrimin dhe abuzimin. Ndoshta dikush duhet t’ia sugjerojë Presidentit Trump.

kina

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet