LIVE UPDATES
Bota

Rusia nderon ushtarët të cilët arrestuan autorët e sulmit në Moskë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi të hënën se çmimi shtetëror për guxim dhe çmimi ushtarak për përsosmëri ushtarake iu prezantuan zëvendëskomandantit të Qarkut Ushtarak të Leningardit, gjenerallejtënant, Esedulla Abachev, gjatë një ceremonie në bazën e njësiteve.

25 Mars 2024, 11:21 Nga N.F
Rusia nderon ushtarët të cilët arrestuan autorët e sulmit
Autorët e sulmit

RUSI- Rusia u ka ndarë medalje nderi dhe shtetërore të hënën dy njësive të vendosura në rajonin perëndimor Briansk, në kufi me Ukrainën dhe Bjellorusinë, për shkak të rolit të tyre në kapjen dhe arrestimin e të dyshuarave për sulmin në një sallë koncertesh pranë Moskës, ku u vranë së paku 137 njerëz dhe u plagosën 180 të tjerë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi të hënën se çmimi shtetëror për guxim dhe çmimi ushtarak për përsosmëri ushtarake iu prezantuan zëvendëskomandantit të Qarkut Ushtarak të Leningardit, gjenerallejtënant, Esedulla Abachev, gjatë një ceremonie në bazën e njësiteve.

Zyrtarët rusë thanë se 11 njerëz janë arrestuar në lidhje me sulmin e 22 marsit në sallën e koncerteve Crocus në periferinë e Moskës, Krasnogorsk, përfshirë katër të dyshuar si kryerës të sulmit. Më 24 mars, një gjykatë në Moskë ua caktoi masën e paraburgimit me kohëzgjatje dy muaj katër të akuzuarve për terrorizëm në lidhje me sulmin ndaj sallës së koncerteve pranë Moskës.

Gjykata i zbuloi emrat e të dyshuarave si Murodali Rajabalizoda, Dalerjon Mirzoev, Muhammadsobir Faizov dhe Faridun Shamsiddin, dhe tha se ata janë shtetas të Taxhikistanit. Ata e pranuan fajin për të gjitha akuzat, sipas gjykatës. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet ta mbajë një takim të Këshillit të Sigurimit rus, për të biseduar për sulmin gjatë kësaj jave, raportoi televizioni shtetëror rus.

Dëshmi se katër të akuzuarit mund të jenë torturuar gjatë arrestimit nga forcat e sigurisë ruse, janë duke dalë në sipërfaqe vazhdimisht. Ata dolën para gjykatës me mavijosje, njolla gjaku dhe me fytyra të ënjtura. Rajabalizoda, të cilit thuhet se iu këput veshi gjatë arrestimit, kishte një fashë në pjesën e djathtë të kokës. Nuk ka konfirmim zyrtar se veshi i tij është këputur, ndërsa pjesa e djathtë e lëndimit të kokës së tij nuk u zbulua në sallën e gjyqit.

Më herët, kanalet ruse në Telegram, të lidhura me agjentët e sigurisë, e publikuan një video e cila shfaqi disa burra duke ia prerë një pjesë të veshit të Rajabalizodas dhe duke tentuar ta detyrojnë ta hajë atë. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Fontanka, videoja u publikua së pari nga kanale të lidhur me grupin famëkeq mercenar, Wagner.

Më 24 mars, kanali Grey Zone në Telegram, i cili gjithashtu është i lidhur me grupin Wagner, e publikoi një fotografi ku shihen burra duke e torturuar të dyshuarin Faridun Shamsiddin. Fotografia shfaq një radio ushtarake e lidhur me tel me organet gjenitale të të dyshuarit, një formë e dokumentuar mirë e torturës me shok elektrik e përdorur në ushtrinë ruse. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka quajtur “të përgjakshëm, barbarë dhe terrorist” sulmin gjatë një fjalimi më 23 mars, ku nuk e përmendi Shtetin Islamik, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin.

Ai pretendoi se Ukraina ishte e përfshirë, gjë që është mohuar kategorikisht nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zyrtarët amerikanë thanë më 24 mars se Ukraina nuk ka gisht në këtë masakër. Shteti Islamik “është përgjegjësi i vetëm për këtë sulm. Nuk ka pasur aspak përfshirje ukrainase në këtë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson. Sulmi në sallën e koncerteve Crocus ishte më i rëndi në Rusi prej sulmit në shkollën Beslan më 2004, gjatë të cilit u vranë 333 njerëz, shumica e tyre fëmijë.

Marrë nga REL

sulm moske arrestim ushtare nderim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet