LIVE UPDATES
Bota

Rusia godet Dnjeprin në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, teksa luftimet vazhdojnë

Lysak tha se tre burra dhe katër gra, nga 32 deri në 55 vjeç, mbetën të plagosur pas këtij sulmi dhe shtoi se gjashtë prej tyre ishin dërguar për trajtim në spital.

24 Gusht 2023, 11:06 Nga I.A
Rusia godet Dnjeprin në Ditën e Pavarësisë së
Dnjepër

RUSI- Rusia nisi një sulm me raketa në qytetin në jug të Ukrainës, Dnjepër, në orët e para të 24 gushtit, duke plagosur shtatë persona. Ky sulm erdhi përderisa Ukraina përgatitej ta festonte Ditën e Pavarësisë mes luftimeve të ashpra në lindje dhe jug.

“Shpërthime të fuqishme në mes të natës në Dnjepër”, tha guvernatori rajonal i Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, më 24 gusht në platformën Telegram, duke shtuar se një objekt për shërbime transporti ishte shkatërruar.

Lysak tha se tre burra dhe katër gra, nga 32 deri në 55 vjeç, mbetën të plagosur pas këtij sulmi dhe shtoi se gjashtë prej tyre ishin dërguar për trajtim në spital.

Dhjetëra objekte civile u dëmtuan, përfshirë një bankë, një pikë karburanti, një hotel, një kompani bujqësore, një fabrikë mobiljesh, një ndërtesë administrative dhe dy ndërtesa banimi.

Zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat, tha në një deklaratë se Rusia goditi gjatë natës me raketa balistike S-300, Iskander K dhe Iskander M, duke shtuar se një raketë Iskander K u rrëzua nga mbrojtja ajrore ukrainase. Ai nuk dha detaje të tjera.

Shërbimet e inteligjencës ukrainase kanë paralajmëruar se ka një rrezik në rritje se mund të ketë sulme ajrore ruse në Ukrainë gjatë Ditës së Pavarësisë.

Më 23 gusht, të paktën katër persona u vranë në një valë sulmesh ruse në rajonet verilindore dhe jugore të Ukrainës që dëmtuan gjithashtu objektet e eksportit të drithërave.

Katër mësues u vranë në Romny, një qytet në rajonin verilindor Sumy në kufi me Rusinë, në një sulm me raketa që shkatërroi një shkollë.

Në pjesën jugore të Ukrainës, një sulm tre-orësh me dronë rus në rajonin e Odesës dëmtoi shumë objekte dhe shkaktoi zjarre në ndërtesat ku ruheshin drithërat.

Zyrtarët lokalë raportuan se kishte gjithashtu shpërthime në Izmayil, një nga dy portet ukrainase në Danub që janë përdorur nga Kievi për të eksportuar drithëra pasi një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja skadoi muajin e kaluar pas tërheqjes së Rusisë.

Mediat rumune raportuan se shpërthime mund të dëgjoheshin edhe në Tulcea, një port rumun në Danub, vetëm 15 kilometra larg nga Izmayil.

Në fushëbetejës, ushtria e Kievit tha se forcat ukrainase kanë ngritur flamurin kombëtar në çatinë e një shkolle të dëmtuar rëndë në vendbanimin Robotyne në rajonin jugor të Zaporizhjas. Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur t’i konfirmojë informacionet për zhvillimet në fushëbetejë dhe nëse i gjithë komuniteti në fshatin Robotyne është çliruar.

Forcat ukrainase zmbrapsën kundërsulmet ruse në rajonet lindore të Donjeckut dhe Harkivit dhe në rajonin jugor të Zaporizhjas, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm më 24 gusht. Forcat ukrainase vazhduan avancimin e tyre drejt Melitopolit, tha ushtria. Melitopol, i njohur si “porta e Krimesë”, u kap nga trupat ruse në mars të vitit të kaluar, pas disa ditëve me luftime të ashpra.

Marrë nga REL

dnjepër lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026