Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi të enjten se vendosi sanksione ndaj gazetarit Jeff Seldin, i cili mbulon çështjet e sigurisë kombëtare në Zërin e Amerikës.
SHBA- Një gazetar i Zërit të Amerikës është ndër 200 shtetasit amerikanë ndaj të cilëve qeveria ruse vendosi sanksione të enjten. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi të enjten se vendosi sanksione ndaj gazetarit Jeff Seldin, i cili mbulon çështjet e sigurisë kombëtare në Zërin e Amerikës. Zoti Seldin është ndër disa gazetarë, disa prej të cilëve nga gazetat The Washington Post dhe The New York Times, që përfshihen në valën e fundit të sanksioneve ndaj shtetasve amerikanë.
Gjithsej, 227 shtetas amerikanë u përfshinë në këtë raund sanksionesh për atë që qeveria ruse e quajti “aktivitet anti-rus”.
“Hyrja në Federatën Ruse u ndalohet 227 amerikanëve të përfshirë në zhvillimin, zbatimin dhe justifikimin e kursit rusofob të administratës së tanishme amerikane”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen në internet të ministrisë së Jashtme ruse.
Njoftimi u bë vetëm një ditë përpara fillimit të zgjedhjeve presidenciale në Rusi, fitoren në të cilat presidenti Vladimir Putin e ka pothuajse të garantuar.
Ndër gazetarët e tjerë të sanksionuar janë ata të gazetës The Washington Post: Joseph Marks, Joseph Menn, Ellen Nakashima dhe Tim Starks, si dhe gazetari Robert Worth, i gazetës The New York Times.
I pyetur për koment, zoti Seldin iu referua një deklarate të zyrës së marrëdhënieve me publikun të Zërit të Amerikës, ku thuhet se: “Mandati i Zërit të Amerikës parashikon dhënien e lajmeve dhe informacioneve të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse në çdo pjesë të botës. Mbështesim raportimet e Jeff-it; nuk do të dekurajohemi dhe do ta vazhdojmë punën për t’i shërbyer audiencës tonë në Rusi”.
Zoti Seldin nuk është gazetari i parë i Zërit të Amerikës ndaj të cilit Moska vendos sanksione. Ish-drejtorja në detyrë e Zërit të Amerikës, Yolanda Lopez, u sanksionua nga qeveria ruse në maj 2023. Në listën e re të sanksioneve përfshihen edhe zyrtarë të qeverisë amerikane, ndër ta edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
“Jemi thellësisht të shqetësuar nga përpjekjet në rritje të Kremlinin për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në Rusi”, shprehet në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
“Dënojmë me forcë përpjekjet e vazhdueshme të Kremlinit për të frikësuar, shtypur dhe ndëshkuar gazetarët e pavarur dhe zërat e shoqërisë civile, përfshirë nëpërmjet përdorim të ligjeve të censurës për të ndëshkuar kritikët e luftës brutale të Rusisë”, thuhet në deklaratë.
Moska u vendosi sanksione edhe disa profesorëve të universiteteve të ndryshme, ndër to universitetet në Harvard, Yale dhe Columbia. Për profesorin Peter Clement, i cili jep mësim në Columbia për politikat ruse të sigurisë, nuk është surprizë përfshirja në këto sanksione.
“Nuk u befasova. Është në përputhje me politikën ruse në të kaluarën për të vendosur sanksione që i konsiderojnë si reciproke”, i tha ai Zërit të Amerikës.
Kremlini ua ka ndaluar hyrjen në Rusi rreth 2 mijë amerikanëve, në kuadrin e asaj që e quan përgjigje ndaj sanksioneve amerikane të vendosura për individë dhe kompani ruse.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore i kanë vendosur Rusisë një valë masive sanksionesh, në përgjigje të luftës së saj në Ukrainë.
Marrë nga VOA
Foto ilustruese SERBI- Bashkimi Evropian kërkon që në Serbi të sigurohet liria e shprehjes si e drejtë themelore dhe të mos d...
Kasselakis GREQI- Lideri i Syrizës, Stefanos Kasselakis shkon të kryejë shërbimin e detyruar ushtarak megjithëse ka vetëm pe...
Foto ilustruese BRUKSEL-Dy deputetë gjermanë Knut Abraham nga radhët e CDU/CSU dhe Frank Schwabe nga grupi socialdemokrat (SPD) kanë r...
Orban HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se është i gatshëm të marshojë në Bruksel dhe të “...
Gazmend Bardhoku AUSTRI- Një shqiptar i Kosovës u detyrua të largohej nga një diskotekë në Austri pasi sipas tij, menaxher&eu...
Dekorimet SERBI- Një vjedhje spektalore është regjistruar në Serbi ku 43 mijë dekorata janë grabitur nga 10 persona. Fat...
Knut Abraham GJERMANI- Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka reaguar në lidhje me deklarat e emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar u cili ...
Tomas Szunyog KOSOVË- Shefi i zyrës së Bashkimit Evropain në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar për herë të parë...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar Iranin se ekonomitë e mëdha perëndim...
Biden dhe Netanyahu SHBA- Operacioni ushtarak i Izraelit në Gazë dhe pasojat e ofensivës mbi civilët palestinezë kanë qen&eum...