LIVE UPDATES
Bota

Rusia do të ndalojë eksportin e benzinës për 6 muaj duke filluar nga 1 marsi

Çmimi i benzinës është një shqetësim për shoferët dhe fermerët në Rusi. Ndërsa disa rafineri ruse janë goditur nga sulmet me dronë ukrainas në muajt e fundit.

27 Shkurt 2024, 20:33 Nga S.N
Rusia do të ndalojë eksportin e benzinës për 6 muaj duke
Kryeministri rus Mikhail Mishustin

RUSI- Rusia vednsoi sot të ndalojë eksportet e benzinës për gjashtë muaj, duke filluar nga 1 marsi. Arsyeja është për të mbajtur çmimet të qëndrueshme mes kërkesës në rritje dhe për të lejuar mirëmbajtjen e rafinerive në eksportuesin e dytë më të madh të naftës në botë. Lajmi për ndalimin, i cili u raportua për herë të parë nga grupi rus i lajmeve RBC, u konfirmua nga zëdhënësi i zëvendëskryeministrit rus Alexander Novak.

RBC duke cituar një burim të paidentifikuar, shkroi se kryeministri Mikhail Mishustin miratoi ndalimine eskportit të benzinës pas një propozimi të bërë nga Novak në një letër të datës 21 shkurt. Një burim i dytë i tha Reuters se vendimi ishte marrë, por dekreti nuk ishte lëshuar.

“Për të kompensuar kërkesën e tepërt për derivatet e naftës, është e nevojshme të merren masa që do të kontribuojnë në stabilizimin e çmimeve në tregun vendas”, thotë Novak në propozimin e raportuar nga RBC.

Çmimi i benzinës është një shqetësim për shoferët dhe fermerët në Rusi. Ndërsa disa rafineri ruse janë goditur nga sulmet me dronë ukrainas në muajt e fundit. Forcat e armatosura të Rusisë dhe Ukrainës po synojnë infrastrukturën energjetike në një përpjekje për të prishur zinxhirin e furnizimit dhe për të dëmtuar moralin e armikut, ndërsa ata kërkojnë të fitojnë dorën e sipërme në këtë luftë, në të cilën  dy vjet pas fillimit të saj nuk i duket fundi në asnjë kohë.

Eksportet e naftës, produkteve të naftës dhe gazit natyror janë deri tani produkti më i madh eksportues i Rusisë, një burim kryesor i të ardhurave për ekonominë e saj prej 1.9 trilion dollarësh dhe t'i sigurojë Moskës një pozicion udhëheqës në skenën globale të energjisë.

Kremlini po punon me Arabinë Saudite, eksportuesin më të madh të naftës në botë, për të mbajtur çmimet të larta në grupimin më të gjerë të OPEC+ që përfshin Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët kryesorë. Rusia tashmë ka ulur vullnetarisht eksportet e naftës dhe karburantit me 500 mijë fuçi në ditë në tremujorin e parë, si pjesë e përpjekjeve të OPEC+ për të mbështetur çmimet.

Rusia në vitin 2023 prodhoi 43.9 milionë tonë benzinë ​​dhe eksportoi rreth 5.76 milionë tonë, që është rreth 13% e prodhimit të saj. Importuesit më të mëdhenj të benzinës ruse janë kryesisht vendet afrikane, si Nigeria, Libia, Tunizia dhe gjithashtu Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vitin e kaluar Rusia ndaloi eksportet e benzinës midis shtatorit dhe nëntorit për t'u marrë me çmimet e larta të brendshme dhe mungesat. Aktualisht ndalimi nuk do të zbatohet për vendet anëtare të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, Mongolinë, Uzbekistanin dhe dy rajone separatiste të mbështetur nga Rusia, Gjeorgji, Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë.

rusia benzina

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës