LIVE UPDATES
Bota

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Pas dështimit të së hënës për një seancë të tillë, mbajtja e së cilës u pamundësua meqë 12 vende anëtare nuk votuan për kërkesën e Moskës, Rusia sërish shtroi kërkesë për debat me temën "ruajtja e paqes dhe qëndrueshmërisë ndërkombëtare". Kësaj radhe ishin 9 vende anëtare që nuk votuan në favor të debatit.

28 Mars 2024, 20:59 Nga E. D
Rusia dështon sërish në nismën për debat në
fotot ilustruese

KOSOVË- Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, që i dhanë fund luftës në Kosovë.

Pas dështimit të së hënës për një seancë të tillë, mbajtja e së cilës u pamundësua meqë 12 vende anëtare nuk votuan për kërkesën e Moskës, Rusia sërish shtroi kërkesë për debat me temën "ruajtja e paqes dhe qëndrueshmërisë ndërkombëtare". Kësaj radhe ishin 9 vende anëtare që nuk votuan në favor të debatit.

Mbajtja e një debati kërkon votë procedurale dhe për t’u miratuar rendi i duhet mbështetja e 9 nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Ambasadori francez Nicolas de Riviere, tha të enjten se Këshilli i Sigurimit “është këtu për të debatuar krizat aktuale por nuk është forum për debate historike”.

Përfaqësuesi rus, Dmitry Polyanskiy. tha se Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuara “nuk duan të diskutojnë agresionin ndaj ish Jugosllavisë”, ndërsa përsëriti se “situata në Kosovë po përkeqësohet”. Ai kundërshtoi ndërkaq rekomandimin e një dite më parë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Më herët gjatë ditës ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, u tha medieve serbe se

Rusia nuk e ka miratuar planin e punës së Këshillit të Sigurimit për muajin prill, kështu që Serbia tani po hyn në mes të përplasjeve të fuqive të mëdha, “gjë që nuk ishte qëllimi ynë”.

Të hënën, përfaqësuesi amerikan në OKB, Robert Wood, akuzoi Rusinë se po përpiqet të shfrytëzojë përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, për të shpërndarë propagandën e saj dhe për të nxitur tensionet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Ai ritheksoi qëndrimin amerikan se ndërhyrja ishte një veprim “i domosdoshëm dhe i ligjshëm për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë”.

Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore, ndërsa Serbia e mbështetur nga Rusia kundërshton shtetësinë e saj. Ndonëse e ka shpallur anëtarësimin në Bashkimin Evropian si aspiratë të saj, Serbia ruan lidhje të ngushta me Moskën dhe nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër saj për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve të Beogradit mbi Kosovën.

Vitin e kaluar Serbia u pajtua më një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën e cila parasheh që Prishtina t’u jap më shumë autonomi serbëve të Kosovës, ndërsa Beogradi të njohë “de facto” pavarësinë e saj.

Por, Beogradi tha se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës dhe të mërkurën votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vuçiç: Ditë të vështira për Serbinë

Një ditë para votimit presidenti serb Aleksandar Vuçiç, shkroi në rrjetet sociale se Serbinë e presin ditë të vështira.

“Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit... Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare, si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Serbe (në Bosnje). Në ditët në vijim do ta informoj popullin e Serbisë për të gjitha sfidat që na presin”, shkroi ai më 26 mars, por pa dhënë ndonjë hollësi tjetër.

Të enjten, ai paralajmëroi se gjatë 48 orëve në vijim do të flasë më hollësisht rreth pohimeve të tij, duke ritheksuar se “situata është tepër e ndërlikuar” dhe kërkon shpjegim thelbësor.

Nuk është hera e parë që presidenti serb flet për “ditë të vështira” dhe vëzhguesit e pavarur në Serbi thonë se kjo përsëritet sa herë që ai pret trysni për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën.

Javën që vjen Kosova dhe Serbia pritet të diskutojnë për të tretën herë me radhë lidhur me një vendim të Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa të gatshme në vend. Vendimi që e vuri Kosovën nën trysninë e diplomatëve perëndimorë që kërkojnë shtyrjen e zbatimit, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit.

Paralajmërimi i paqartë i presidentit Vuçiç u bë po ashtu pasi Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjën Christian Shmidt, njoftoi ndryshime në procesin zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë. Njoftimi që u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, u kundërshtua nga Milorad Dodik, udhëheqës i Republikës Serbe, i cili kërkoi të enjten që brenda 7 ditësh të anulohen vendimet e zotit Shmidt, “në të kundërtën përfaqësuesit e Republikës Serbe do të braktisin institucionet vendimmarrëse të Bosnjës e Hercegovinës” dhe nuk do të kthehen më.

Milorad Dodiku, një politikan pro rus, i cili më parë ka bërë thirrje për një shkëputjen e entitetit të tij dhe bashkimin me Serbinë, është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të mërkurën ai u takua me presidentin serb Vuçiç për të diskutuar planet e një Kuvendi gjithserb të planifikuar për Pashkët ortodokse. Presidenti Vuçiç tha se “po përgatiten një sërë vendimesh të rëndësishme dhe të dobishme për popullin tonë”./VOA

 

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet