LIVE UPDATES
Bota

Rusëve që janë kundër luftës nuk u njihet azili në Gjermani

Më fund të shkurtit, Oleg Ponomarjov mori përgjigjen negative për kërkesën e azilit nga Zyra Federale e Migracionit dhe Refugjatëve, BAMf në Gjermani. Sipas autoriteteve ai nuk kërcënohet nga ndonjë rrezik në Rusi dhe duhet të largohet nga Gjermania brenda 30 ditësh, ndryshe duhet të presë dëbimin. Ponomarjov është i dëshpëruar.

22 Prill 2024, 08:54 Nga N.F
Rusëve që janë kundër luftës nuk u njihet azili në
Foto ilustruese

GJERMANI- Gjithnjë e më pak rusë që refuzojnë luftën në Ukrainë po marrin azil në Gjermani. Sipas autoriteteve gjermane ata nuk rrezikohen, por të prekurit mendojnë ndryshe dhe kanë frikë nga kthimi në Rusi. Më fund të shkurtit, Oleg Ponomarjov mori përgjigjen negative për kërkesën e azilit nga Zyra Federale e Migracionit dhe Refugjatëve, BAMf në Gjermani. Sipas autoriteteve ai nuk kërcënohet nga ndonjë rrezik në Rusi dhe duhet të largohet nga Gjermania brenda 30 ditësh, ndryshe duhet të presë dëbimin. Ponomarjov është i dëshpëruar.

Ai ka frikë, se me hyrjen në Rusi do të arrestohet dhe do të dërgohet në luftime në Ukrainë. "Gjendja në Rusi po keqësohet, mobilizimi i përgjithshëm është në prag dhe niveli i aftësive të mia dhe patenta do të më lejonin të përdorja automjete ushtarake", thotë rusi i ri. Oleg Ponomarjov erdhi në shtator 2022 në Gjermani, pas mobilizimit të pjesshëm në Rusi. Atëherë kancelari gjerman, Olaf Scholz tha, se qytetarët rusë që nuk duan të luftojnë në luftën që ka nisur Rusia me shkelje të së drejtës ndërkombëtare mund të kërkojnë mbrojtje në Gjermani.

Për këtë arsye Ponomarjov kërkoi azil në Gjermani. Ndërkohë që priste përgjigjen për azilin, ai mësoi gjermanisht dhe punoi vullnetarisht në një qendër integrimi për rusishtfolësit. Më pas erdhi edhe gruaja që kërkoi po ashtu azil. Ponomarjov mendon se kjo përgjigje nuk është e drejtë. "Nga ne pritet që të shprehemi dhe të jemi aktivë, dhe pastaj na mohohet azili. Vetëm nga ajo që kemi marrë pjesë në protesta këtu, mund të shkojmë në burg në Rusi sipas disa neneve të ligjit atje." Ponomarjov ka qenë pjesë e disa protestave kundër luftës para ambasadës ruse në Berlin. Ai ka frikë se mund të akuzohet për "diskreditim të ushtrisë ruse".

Një i ri tjetër, Dmitrij (emri i ndryshuar) pas vizitës në qendrën e shërbimit ushtarak rus u arratis menjëherë. Atij iu dhanë disa orë kohë që të bënte gati valixhen, por Dmitrij u fsheh dhe më pas u largua nga vendi. Në Rusi ai u angazhua kundër luftës duke shkruar grafite kundër luftës në murdhe ka përgatitur postera, por më shumë nuk mund të them, thekson ai. Po për autoritetet gjermane kjo nuk është provë e mjaftueshme, se ai rrezikohet në vendlindje. "Mendohet se jam i sigurtë në Rusi", thotë ai me ton sarkastik. "Vetë kanë frikë të luftojnë kundër regjimit të Putinit, por u bëjnë thirrje rusëve që të ngrihen kundër."

Shans i vogël i rekrutimit?

Aktivisti për të drejtat e njeriut, Rudi Friedrich nga shoqata gjermane, Connenction e.V. që angazhohet për të drejtat e atyre që refuzojnë luftën dhe dezertorëve nga Rusia ka parë disa letra të ngjashme të autoriteteve gjermane, ku pak a shumë përdoret i njëjti argumentim, me të cilin rusëve iu mohohet azili në Gjermani. Sipas gjykatave apo Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve duhet të ketë një "probabilitet të lartë" të një përndjekjeje, thotë Friedrich. "Në lidhje me detyrimin për shërbimin ushtarak rus shpesh mendohet, se nuk ekzsiton një probabilitet i tillë, edhe atëherë kur personi paraqet dokumentin me kërkesën e rekrutimit." Sipas Friedrich në këto raste thuhet, se probabiliteti është i ulët, se personi ka moshë të madhe, ose thuhet, se "ka rreth 25 milionë rezervistë, që mund të thirren në luftë. Pse pikërisht ju?"

Ky argumentim mund të jetë konform anës juridike, por interpretohet në disfavor të azilkërkuesit. "Si pasojë ata vërtet kërcënohen në fund nga thirrja në luftë", thekson Friedrich. Në të njëjtën kohë ai thkeson se dezertorëve rusë që kanë ikur nga luftimet dhe kanë ardhur në Gjermani iu njihet azili.

Rënie e numrit të njohjeve të azilit

Sipas të dhënave të BAMF që nga fillimi i luftës në Ukrainë 4431 meshkuj nga Rusia kanë kërkuar azil në Gjermani. Në shumë raste azilkkërkuesit dërgohen në vendet nga kanë ardhur fillimisht dhe që janë përgjegjëse për dhënien e azilit. Në rastet, kur Gjermania ka pranuar procedurën e azilit, i është njohur azili 159 personave. Numri i përgjigjeve pozitive për kërkesën e azilit është në rënie. Marrëdhënia mes refuzimit të azilit dhe njohjes së tij në vitin 2022 ka qenë gjashtë me katër, kurse sot është një me nëntë. Të dhënat i janë ofruar deputetes së Majtë gjermane, Clara Bünger. Në bazë të këtyre të dhënave ajo kërkon nga qeveria gjermane të udhëzojë BAMF që t'u ofrojnë ndihmë të zgjeruar rusëve që refuzojnë luftën, ashtu siç edhe u tha. "Ky do të ishte një sinjal i fortë politik për paqen".

Oleg Ponomarjov dhe Dmitrij nuk duan të kthehen në Rusi. Ata thonë, se në Rusi i pret "tortura, burgu, lufta dhe vdekja." Ponomarjov thotë se ka frikë, "që një ditë, kur të zgjohet, do të trokasë policia në derë dhe do të thotë, gati për në Rusi". Megjithëse dëbimet drejt në Rusi nuk janë të mundura për shkak se nuk ka lidhje direkte fluturimi me Rusinë, dëbime janë kryer përmes vendeve të treta. Për shembull me Serbinë për rusë që kanë kryer vepra penale. Të dy pacifistët rusë ndërkohë e kanë apeluar vendimin e Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve. Procedura mund të zgjasë me vite. Në këtë kohë ata mund të qëndrojnë në Gjermani, por me këtë lloj statusi është e vështirë për ta të gjejnë punë, të studiojnë apo të marrin një apartament me qira.

lufta ukraine-rusi gjermani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale