LIVE UPDATES
Bota

Rubio mbërrin në Francë me mesazh për G7-n: Bëni më shumë rreth Iranit

Rubio pritet të marrë pjesë në sesionet zyrtare të Ministerialit të Punëve të Jashtme të G7-s në Paris.

27 Mars 2026, 11:51 Nga D.S
Rubio mbërrin në Francë me mesazh për G7-n: Bëni
Marco Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Francë të premten në mëngjes herët, duke iu bashkuar ministrave të jashtëm të G7-s dhe përfaqësuesve të vendeve aleate që janë mbledhur tashmë për ditën e dytë të një takimi me rëndësi të lartë, i cili është lënë nën hije nga tensionet rreth Iranit, Ukrainës dhe sigurisë globale.

Rubio pritet të marrë pjesë në sesionet zyrtare të Ministerialit të Punëve të Jashtme të G7-s në Paris. Ky do të jetë angazhimi i tij i parë ballë për ballë me aleatët kryesorë qëkurse presidenti, Donald Trump, i rriti kërkesat e Uashingtonit rreth Iranit.

Takimi, i organizuar nën Presidencën franceze të G7-s, mbledh diplomatët kryesorë nga Britania, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja, Bashkimi Evropian dhe Japonia, së bashku me vende të ftuara, përfshirë Ukrainën.

Para se të nisej për në Paris të enjten, Rubio la të kuptohej se një mesazh i rëndësishëm për aleatët do të ishte urgjenca për rihapjen e Ngushtica e Hormuzit, një rrugë jetike për tregtinë globale, e cila është mbyllur pothuajse plotësisht nga Irani.

“Është në interesin e tyre të ndihmojnë”, u tha Rubio gazetarëve në bazën ajrore Andrews, në Mariland, duke theksuar se partnerët e SHBA-së varen më shumë nga rrjedhat energjetike përmes kësaj ngushtice sesa vetë Shtetet e Bashkuara.

Ai nuk deshi të tregojë se çfarë lloj ndihme mund të kërkojë Uashingtoni, duke thënë se vendime të tilla do t’u takonin zyrtarëve të Mbrojtjes, por e paraqiti çështjen si diçka që kërkon veprim të përbashkët.

“Nuk është ndihmë për ne”, tha Rubio. “Është bota ajo që ka interes të madh në këtë, kështu që duhet të angazhohen dhe të merren me këtë çështje”.

Kjo ndërprerje ka tronditur tregjet globale të energjisë, pasi rreth një e pesta e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror në botë kalon zakonisht përmes kësaj rruge ujore në kohë paqeje.

Rubio tha se bisedimet tërthorazi me Teheranin po vazhdojnë përmes ndërmjetësve dhe përshkroi “disa përparime konkrete”, duke paralajmëruar se gjendja mbetet e paqëndrueshme.

“Ka vende ndërmjetëse që po përcjellin mesazhe”, tha ai. “Ky është proces që po vazhdon”.

Komentet e tij përputhen me deklaratat e mëparshme të Trumpit se bisedimet me Iranin kanë qenë “shumë thelbësore”, ndërsa Uashingtoni ka pezulluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane deri më 6 prill për t’i dhënë hapësirë diplomacisë.

Ky do të jetë takimi i parë fizik i ministrave të Jashtëm të G7-s qëkurse Trumpi u bëri thirrje publike aleatëve për qëndrime më të ashpra ndaj Iranit, një shtysë që ka nxjerrë në pah dallimet brenda grupit.

Derisa Uashingtoni e ka prioritet Iranin dhe lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, disa vende të G7-s mbeten të përqendruara te lufta në Ukrainë dhe janë të kujdesshme ndaj përfshirjes më të thellë në krizën e Lindjes së Mesme.

Rubio theksoi pakënaqësitë e hershme të SHBA-së lidhur me ndarjen e barrës, duke iu referuar mbështetjes amerikane për Kievin.

“Lufta në Ukrainë nuk është e Amerikës, megjithatë ne kemi kontribuar më shumë se çdo vend tjetër në këtë luftë”, tha ai, duke shtuar se politika amerikane i përgjigjet në fund prioriteteve të brendshme.

“Unë punoj për popullin e Shteteve të Bashkuara”, tha Rubio.

Analistët thonë se Rubio përballet me një akt të ndërlikuar balancimi teksa angazhohet me homologë që po përballen me pasojat ekonomike të bllokimit të Hormuzit ndërkohë që peshojnë prioritetet e tyre strategjike.

Paul Saunders, i cili ka shërbyer si nënsekretar i Shtetit për çështje globale gjatë administratës Bush nga 2003 deri në 2005, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se diplomati kryesor amerikan duhet të menaxhojë pritshmëri të ndryshme.

“Sekretari Rubio do të duhet të lundrojë midis interesave dhe nevojave të SHBA-së, pritshmërive të presidentit Trump, perspektivave dhe prioriteteve të anëtarëve të tjerë të G7, si dhe objektivave të Francës si vend pritës. Nuk do të jetë e lehtë”, tha Saunders, aktualisht president i institutit kërkimor në Uashington, Qendra për Interesa Kombëtare.

Ai shtoi se pakënaqësia mes aleatëve mund t’i ndërlikojë bisedimet.

“Anëtarët e tjerë të G7 janë të zemëruar që një krizë energjetike dhe ekonomike u është imponuar pa paralajmërim”, tha Saunders, duke vënë në dukje se shumë prej tyre janë më të përqendruar te Ukraina dhe, në rastin e Japonisë, te Kina.

Franca, shtoi ai, po kërkon gjithashtu të afirmojë pavarësinë dhe rolin e saj udhëheqës në Evropë, “gjë që mund të çojë në disa shkëmbime të tensionuara”.

Sipas Saunders, pyetja kryesore që mbetet rreth bisedimeve është e pazgjidhur: “Kur dhe si do të përfundojë lufta me Iranin?”

Rubio pritet të marrë pjesë në sesionet e së premtes lidhur me kërcënimet ndërsektoriale, mbështetjen për Ukrainën, situatën në Iran dhe çështje më të gjera të paqes dhe sigurisë.

Diskutimet në Paris do të testojnë nëse G7 mund të bashkohet, apo nëse ndarjet mbi Iranin dhe sigurinë globale do të vazhdojnë në një kohë trysnie të shtuar ndërkombëtare./REL

marco rubio mesazh për g7

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet