Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në mesin e të lënduarve, shumica prej të cilëve kanë djegie të rënda, janë edhe 39 zjarrfikës dhe katër zyrtarë policorë, tha kreu i departamentit të emergjencave, Raed Arafat.
RUMANI- Numri i viktimave nga shpërthimet në një pikë karburantesh në periferi të Bukureshtit është rritur në dy. Nga shpërthimet më 26 gusht, që shkaktuan zjarr në Rumani, u lënduan edhe 57 persona.
Në mesin e të lënduarve, shumica prej të cilëve kanë djegie të rënda, janë edhe 39 zjarrfikës dhe katër zyrtarë policorë, tha kreu i departamentit të emergjencave, Raed Arafat.
Shtatë pacientë, që kanë pësuar djegie të rënda, janë transferuar në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian për trajtim mjekësor, shtoi ai. Një avion ushtarak ka transportuar dy pacientë në Milano të Italisë.
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, shkroi në Facebook se “jam thellësisht i mërzitur” pas shpërthimeve, ngjarje të cilën ai e përshkroi si “tragjedi”.
Arafat tha se pika e karburantit, ku shitej gaz i lëngshëm për pajisjet shtëpiake dhe disa automjete, kishte punuar pa licencë në Krevedia, një qytet që gjendet rreth 20 kilometra në verilindje të Bukureshtit.
Florin Petre, kryetari i Krevedias, tha për PROTB se pika e karburanteve ishte mbyllur më 2020.
Ndërtesa ku gjendej pika është në pronësi të kompanisë së quajtur SC Flagas, që është nën kontrollin e Ionut Doldurea, djalit të kryetarit të Karakalit, një qytet rreth 75 kilometra në perëndim të kryeqytetit rumun.
Shpërthimi i parë shkaktoi një zjarr masiv, ndërkaq shpërthimi i dytë ndodhi në kohën kur ekipet e shpëtimit po përballeshin me flakët.
Raportohet se edhe një cisternë e tretë e mbushur me karburante gjendet ende në vendin e ngjarjes. Edhe pse flakët u shuan gjatë natës, zjarrfikësit po vazhdojnë punën në vendngjarje. Mbi 3.000 persona janë evakuuar nga zona përreth.
Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin e parë dhe autoritetet kanë nisur hetimet për këtë ngjarje. Publiku ka shprehur zemërim lidhur me pretendimet për korrupsion dhe mungesë të inspektimeve nëse kompanitë e këtij sektori respektojnë rregullat e sigurisë. Më 2015, 64 persona vdiqën nga zjarri në një klub nate në Bukuresht që u shkaktua nga hedhja e fishekzjarrëve.
Marrë nga REL
foto ilustruese KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka hequr masën e vendosur gjatë pandemisë së koronavirusit, që u pamundë...
Yevgeny Prigozhin RUSI- Është konfirmuar vdekja e shefit të Wagner Yevgeny Prigozhin, pas analizës gjenetike të trupave t&eum...
foto ilustruese HAITI- Të paktën 7 persona humbën jetën, pasi një bandë që kontrollon një zonë periferike...
Lideret e Ballkanit Perendimor GREQI- Në verën e vitit 2003, përpara 20 vjetësh, krerët e shteteve të qeverisëve të...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se do të hetohen të gjitha rretha...
foto ilustruese IRAN- Pasurimi i urinimit të Iranit po vazhdon bazuar në kornizën e krijuar nga Parlamenti i shtetit, tha shefi i agjen...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka mbledhur 7.1 milionë dollarë që ë nga paraqitja e së enjtes në nj...
foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë ku një i mitur është plagosur me arm&...
pamje nga vendngjarja IRAN- Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e së dielë në Iran, ku një minibus q&e...
foto ilustruese UKRAINË- Ukraina ka shkatërruar katër raketa lundruese ruse, përderisa Kievi ka lëshuar një alarm mbar&e...