LIVE UPDATES
Bota

Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria që nga fillimi i luftës në Sudan

Organizata Save the Children tha se midis majit dhe korrikut, të paktën 316 fëmijë, kryesisht nën 5 vjeç, vdiqën nga kequshqyerja ose sëmundjet e lidhura me të në provincën jugore të Nilit të Bardhë.

22 Gusht 2023, 14:17 Nga f.i
Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria që nga fillimi i
foto ilustruese

SUDAN- Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria në Sudan –përfshirë dhjetëra foshnje në një jetimore të drejtuar nga qeveria në kryeqytetin Kartum – që nga prilli, kur shpërtheu lufta në vend, tha të martën organizata Save the Children

Kjo organizatë tha gjithashtu se të paktën 31.000 fëmijë nuk kanë qasje në trajtime për kequshqyerje dhe sëmundje të lidhura me të, pasi organizata bamirëse u detyrua t’i mbyllte 57 nga qendrat e saj të ushqyerjes në Sudan.

Lufta në Sudan shpërtheu më 15 prill pasi disa muajsh me tensione mes ushtrisë dhe forces rivale paraushtarake. Konflikti e ka kthyer Kartumin dhe zonat e tjera urbane në fushëbeteja. Shumë banorë jetojnë pa ujë dhe energji elektrike dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit pothuajse është shembur.

“Asnjëherë nuk e kishim menduar se do të shihnim fëmijë që vdesin nga uria në shifra të tilla, por ky është tani realiteti në Sudan”, tha Arif Noor, drejtor i selisë së Save the Children në Sudan. “Ne po shohim fëmijë që vdesin nga uria plotësisht e parandalueshme”.

Dhuna në Sudan vlerësohet të ketë vrarë të paktën 4.000 njerëz, sipas Liz Throssell, një zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut. Aktivistët dhe mjekët në terren, megjithatë, thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Më shumë se 4.4 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, të shkojnë në zona më të sigurta në Sudan ose të shpërngulen në vendet fqinje, sipas agjencisë së migracionit të OKB-së.

Organizata Save the Children tha se midis majit dhe korrikut, të paktën 316 fëmijë, kryesisht nën 5 vjeç, vdiqën nga kequshqyerja ose sëmundjet e lidhura me të në provincën jugore të Nilit të Bardhë. Më shumë se 2.400 fëmijë të tjerë janë pranuar në spitale në tetë muajt e fundit me kequshqyerje të rëndë akute – forma më vdekjeprurëse e kequshqyerjes. Në provincën lindore Qadarif, të paktën 132 fëmijë vdiqën nga kequshqyerja në Spitalin e Fëmijëve të drejtuar nga qeveria midis prillit dhe korrikut.

Dhe të paktën 50 fëmijë, duke përfshirë dhjetëra foshnje, vdiqën nga uria ose sëmundjet e lidhura me të në një jetimore në Kartum në gjashtë javët e para të konfliktit pasi luftimet penguan stafin e Save the Children të hynte në ndërtesë për t’u kujdesur për ta, tha kjo organizatë.

Save the Children paralajmëroi gjithashtu se furnizimet e veçanta ushqimore për trajtimin e kequshqyerjes po mbaronin në mënyrë kritike në 108 objekte që ende operojnë në mbarë Sudanin.

Ndërkohë, përleshjet janë ndezur këtë javë rreth një kampi ushtarak në jug të Kartumit, ndërsa Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake janë përpjekur të marrin në dorë këtë objekt me rëndësi strategjike, raportuan palët ndërluftuese.

Beteja të ashpra u raportuan javën e kaluar në Nyala, kryeqytetin provincial të Darfurit Jugor. Rajoni i Darfurit kishte disa nga periudhat më të këqija të dhunës, pasi që luftimet u kthyen në përleshje etnike.

Marrë nga REL

sulmet ne sudan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet