LIVE UPDATES
Bota

Rrëfimi i familjarit të të vrarëve në masakrën e Reçakut: Më shërohet zemra kur i shoh në ëndërr

Përgjatë 24 vjetëve që nga ajo ditë, Benjamini nuk ka mundur ta tejkalojë dhimbjen për babanë dhe motrën, mirëpo tani është edhe krenar që është pjesë e një familjeje që kontribuoi për lirinë e Kosovës.

15 Janar 2023, 08:57 Nga I.A
Rrëfimi i familjarit të të vrarëve në masakrën e
Benjamin Mehmeti

KOSOVË- Në mesin e 45 civilëve të vrarë në masakrën e Reçakut janë edhe dy familjarë të Benjamin Mehmetit. Përgjatë 24 vjetëve që nga ajo ditë, Benjamini nuk ka mundur ta tejkalojë dhimbjen për babanë dhe motrën, mirëpo tani është edhe krenar që është pjesë e një familjeje që kontribuoi për lirinë e Kosovës.

14 janar 1999 – Godanc, Shtime: Dy vëllezërit binjakë, Benjamin dhe Elhami Mehmeti, diskutonin me ngulm se cili nga ta do të kthehej në shtëpinë e tyre në fshatin Reçak të Shtimes. Edhe pse më i madh për disa minuta se vëllai i tij, Benjamini vendosi t’ia plotësojë dëshirën Elhamiut.

Kjo zgjedhje, që më vonë rezultoi të ketë qenë vendimtare për jetët e nëntëvjeçarëve, bëri që Benjamini të qëndronte edhe një natë më shumë në shtëpinë e dajës së tij.

Rreth pesë kilometra larg vendlindjes, Benjaminin e mori gjumi atë natë pa asnjë ide se çfarë do t’i sillte e nesërmja.

15 janar 1999 – Reçak, Shtime: Në shtëpinë e familjes Mehmeti, në jugperëndim të Godancit, Elhamiu shoqërohej nga babai, motra dhe vëllai tjetër i tij. Por, edhe pse në shtëpi, ajo ditë nuk nisi aspak normalisht për Elhamiun nëntëvjeçar.

Babai i tij, Bajrami, thuhet se nuk kishte arritur të flinte aspak gjithë natën, nga një frikë se do të ndodhte diçka.

“Prindi thuhet se nuk ka fjetur tërë natën, sikurse e ka ndier se do të ndodhë diçka dhe qysh në mëngjes zgjohet dhe e bisedojnë me djalin e axhës punën se si të ikin”, thotë Benjamini për Radion Evropa e Lirë, duke u bazuar në bisedat që i ka bërë me familjarët e tij.

Meqë të shtënat që kishin filluar pak orë më parë nuk po ndaleshin, sapo lindi dielli në orën 7:03 të mëngjesit, Elhamiu dhe pjesëtarët e tjerë të familjes dolën nga shtëpia dhe u nisën drejt një mali.

Gjatë rrugës, ata u takuan edhe me shumë fshatarë të tjerë dhe së bashku vazhduan rrugën me një synim të vetëm: të shpëtojnë.

“Ata nuk kanë mundur ta dinë që policia dhe ushtria serbe po vijnë edhe nga mali. E kanë pasur synimin të hyjnë në mal, gjë që kanë menduar që sapo të arrijnë te mali, do të shpëtojnë”, shton 33-vjeçari.

I pari nga ai grup që u godit nga forcat serbe ishte Elhamiu, i cili u plagos në këmbë. Më pak fat patën motra e tij 22-vjeçare, Hanumshahja – e cila u vra teksa tentoi ta shpëtojë vëllain e saj – dhe babai i tij 53-vjeçar.

Të gjithë të tjerët shpëtuan pasi arritën të ikin duke kërcyer në një përroskë dhe pastaj duke u fshehur në një objekt prapa një shtëpie.

“Në atë garazh kanë shpëtuar të gjithë, thuajse mbi 20 persona kanë shpëtuar në garazhin që ka qenë e fshehur prapa shtëpisë së komshiut”, tregon Benjamini.

Sipas të dhënave të organizatës Human Rights Watch, të shtënat kishin vazhduar deri në orën 4 pasdite, ndërsa rreth orës 4:30 policia ishte larguar nga fshati.

Më vonë, trupat e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e dërguan Elhamiun dhe të plagosurit e tjerë të mjekohen në spital në Prishtinë.

15 janar 1999 – Godanc, Shtime: Benjaminit nuk i kujtohet se si ishte zgjuar mëngjesin e asaj të premte. Ai vetëm e di se e gjithë dita i kishte shkuar duke qëndruar në oborr teksa dëgjonte krismat që ndiheshin edhe pesë kilometra larg Reçakut.

“Në bazë të granatimeve që i dëgjonim, dëshira ishte e madhe që të shpëtojnë të gjithë. Por, ndjenja ishte asisoj që diçka do të ndodhte”, kujton tash 33-vjeçari.

Familjarët e tij në Godanc vazhdimisht tentonin ta futnin brenda në shtëpi, t’ia largonin mendjen nga ajo që po ndodhte në Reçak. Por, Benjaminin nuk ia dolën ta largonin nga oborri, madje atij as nuk i kujtohet nëse kishte ngrënë drekë atë ditë.

“Ishim shumë të stresuar. Veç doje të dëgjoje diçka, pavarësisht çka”, shton Benjamini.

*Video nga arkivi e publikuar më 12 janar 2019: Përvjetori i Masakrës së Reçakut

16 janar 1999 – Godanc, Shtime: Mëngjesin e 16 janarit të atij viti, Reçaku u vizitua nga William Walker, shef i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë.

Aty nuk ishte vëllai tjetër i Benjaminit, Vehbiu, edhe pse e kishte kaluar ditën e masakrës në Reçak. Me një veturë të OSBE-së, Vehbiu kishte mbërritur në Godanc të shtunën, me detyrën t’i tregojë Benjaminit se çfarë kishte ndodhur një ditë më parë.

“Mungesa e tyre vërehej në çdo kënd, apo në çdo vepër, apo në çdo fjalë që flitej. Një mangësi e madhe, jo vetëm e momentit, por ka zgjatur shumë kohë”, thotë Benjamini.

Vrasja e 45 civilëve shqiptarë nga forcat paramilitare serbe në Reçak ishte cilësuar "krim kundër njerëzimit" nga ambasadori William Walker.

13 qershor 1999, Reçak, Shtime – Pesë muaj më vonë, të mbijetuarit e familjes Mehmeti u kthyen në shtëpinë e tyre në Reçak.

“Në fillim ishte dhimbje e papërshkrueshme saqë nuk kam mundur ta përballoj as të hyj në shtëpi, nuk kisha dëshirë as jashtë të dal kur e dija që nuk janë më në mesin tonë”, kujton Benjamini.

Ai thotë se nuk e ka kaluar asnjëherë dhimbjen për babanë dhe motrën e vrarë, pasi që thotë se nuk mund të mos i parafytyrojë kurdo që qëndron në Reçak, shtëpinë që e kishin ndarë së bashku në fëmijëri.

“Sot e asaj dite, në ëndërr ta shohësh, të shërohet zemra”, thotë Benjamini. “Sado që kam qenë i vogël në atë kohë – dashurinë, respektin, fjalët, veprat, sidomos të prindit, mësimet për kah ana morale që m’i ka dhënë ai më kanë bërë sot të jem ky që jam”.

12 janar 2023, Shtutgart, Gjermani – Tani 33-vjeçar, Benjamini do ta presë përvjetorin e 24-të të masakrës së Reçakut në Gjermani, ku ka ndërtuar jetën e tij të re. Dhimbjen për familjarët e mban me vete në zemër, por tani dhimbjes i është shtuar edhe krenaria.

“Secili banor i Kosovës ka luftuar për lirinë e vendit, dikush me gjak, dikush me pushkë, dikush me djersë, dikush me lot. Por, kur je pjesë e një familjeje që ka dhënë shumë për luftë, është një krenari shumë e madhe”, thotë Benjamini.

Ai thotë se ndihet veçanërisht krenar kur kujton efektin që Masakra e Reçakut pati në rrjedhojën historike të Kosovës – që është cilësuar si vendimtare për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

“Dhimbjen e kemi individuale, por krenaria është e përgjithshme”, thotë Benjamini.

Marrë nga REL

benjamin mehmeti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet