Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Projekti për të rekrutuar të burgosur për luftën në Ukrainë nisi verën e vitit 2022 – pikërisht atëherë kur organizata private mercenare, Wagner, nisi rekrutimin e të burgosurve në radhët e saj.
RUSIA- Agjencia e inteligjencës ushtarake ruse (GRU) ka mbikëqyrur rekrutimin e të burgosurve në njësitë luftuese, të njohura si “Storm Z”. GRU-ja po ashtu ka financuar këto njësi dhe ka mbledhur informacione për viktimat, raporton Systema e Radios Evropa e Lirë në dokumentarin e fundit hulumtues të titulluar: “Kasaphana e Fantazmave: Si luftojnë të burgosur rusë në Ukrainë”.
Projekti për të rekrutuar të burgosur për luftën në Ukrainë nisi verën e vitit 2022 – pikërisht atëherë kur organizata private mercenare, Wagner, nisi rekrutimin e të burgosurve në radhët e saj. Por, deri në shkurt të vitit 2023, Ministria ruse e Mbrojtjes u bë entiteti i vetëm përgjegjës për dërgimin e të burgosurve në frontet e luftës. Pjesa e menaxhimit operacional të njësive “Storm Z” u bë nga njësitë brenda Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.
Dy njësi ushtarake nga Garda e 8-të e Ushtrisë, së bashku me Qendrën për Trajnim dhe Dislokim të Njësive Sulmuese dhe Përforcimeve, ishin përgjegjëse për trajnimi e luftëtarëve dhe administrimin e dokumentacionit, përfshirë edhe të dhënat financiare. Kjo qendër, e cila zhvilloi taktikat që përdoren nga njësitë sulmuese të përbëra nga të dënuarit, u krijua brenda Grupit të Bashkuar të Forcave, i cili shërben si qendër komanduese e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Fillimisht, kjo qendër u udhëhoq nga gjenerali Sergey Surovikin dhe aktualisht drejtohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov. Një tjetër qendër komanduese për “Storm Z” është GRU-ja. Systema ka siguruar dokumente që tregojnë se kontratat e nënshkruara nga të burgosurit kanë një klasifikim të veçantë të fshehtësisë dhe ruhen në një arkiv të posaçëm të GRU-së.
Informacioni për të burgosurit e vrarë në luftë i dërgohet zyrës së inteligjencës, Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm (GU GS, emërtimi modern për GRU-në). Ky informacion, dërgohet nga Garda e 8-të e Ushtrisë përmes kanaleve të sigurta të komunikimi.
“Mbështetja financiare dhe përpunimi i pagesave të ndryshme për vullnetarët e kompanisë sulmuese [Z] u janë besuar njësisë ushtarake 45807, me bazë në Moskë”, thuhet në një nga dokumentet, të nënshkruar nga kolonel Sergey Ivanov i Gardës së 8-të.
Po ashtu adresa e kësaj njësie është publikuar: Moskë, autostrada Horoshevskoje, 76b. Kjo është adresa e njëjtë që ka edhe selia e GRU-së, dhe komandanti i njësisë 45807 është Igor Kostyukov, i cili është udhëheqësi i GRU-së. Projekti “Storm Z” zyrtarisht u iniciua me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm më 24 shkurt 2023, sipas dokumentarit të Systema-s.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes dhe GRU-ja kanë bashkuar formacione të ndryshme mercenare në një strukturë të vetme: Korpusi i Vullnetarëve. Ky korpus përfshin njësi ku luftëtarët kanë shërbyer nën statusin e njëjtë të të ashtuquajturve vullnetarë, sikurse edhe disa njësi të BARS-it (Rezervistët sulmues të shtetit) dhe dhjetëra detashmente nga kompania private mercenare, Redut.
Ish të burgosurit nga “Storm Z” luftuan në Ukrainë nën statusin e njëjtë të vullnetarëve, pasi nënshkruan të ashtuquajturat kontrata për vullnetarë. Kontratat kishin disa kufizime. Për shembull, të burgosurit nuk mund të shkëpusnin vetë kontratat, ata kishin paga të ulëta dhe kishin pak përfitime. Në shkurt të vitit 2023, GRU-ja mori rolin e mbikëqyrëses ndaj pothuajse të gjitha njësive “vullnetare” dhe “Storm Z”, duket se nuk ishte përjashtim./ REL
foto ilustruese SUEDI- Tre persona janë vrarë në një të shtënë me armë zjarri në qytetin suedez Uppsala. ...
Sam Altman SHBA- Të dielën, më 27 prill, drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, shkroi në X se p&e...
foto ilustruese EUROPË- Të paktën 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një burr&...
TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 prillit në Turqi, ku si pasojë 18 persona kanë mbetur të plagosu...
Zedhenesja SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump mori të martën në mëngjes në telefon themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Tel...
Jakov Millatoviç MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga dy marr&e...
Foto RUSI- Sulmet kibernetike kundër interesave franceze u nxitën nga shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse (GRU), siç is...
foto ilustruedse BULLGARI- Bullgaria do të vërë në punë një reaktor bërthamor AP1000, vendi i parë n...
Foto TURQI- Dhjetëra persona janë arrestuar në Turqi për dyshime se kanë bërë thirrje për demonstrata p&e...
Termeti ZELANDË E RE- Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë goditi bregun perëndimor të Zelandës së Re. Nuk ë...