13 Shtator 2023, 15:04
Nga a.l
Michael Roth
Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, tha në Shkup se ndyshimet kushtetuese janë të dhimbshme, por të domosdoshme.
Michael Roth qëndroi në Shkup në kuadër të përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për të vazhduar rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe në kuadër të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese si kusht për përparim në këtë rrugë.
“Ndryshimet kushtetuese mund të jenë të dhimbshme, por në fund të fundit janë të nevojshme dhe prandaj dua t’i inkurajoj kolegët e mi në Kuvend dhe në qeveri që të bëjnë maksimumin dhe ta kthejnë Maqedoninë në rrugën e Bashkimit Evropian”, tha në Shkup Michael Roth, kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Bundestagut gjerman dhe ish-ministri gjerman i Shtetit për Evropën.
Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës nuk është vetëm një kërcënim për njerëzit e Evropës Lindore, është një kërcënim për të gjithë ne. Andaj po dërgoj një mesazh shumë të thjeshtë: Po, ne jemi mjaft të zënë me këtë luftë, por kjo nuk do të thotë se harrojmë rolin e rëndësishëm që vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë, luajnë për të ardhmen e Evropës.
Bashkëpunim i ndërsjellë i bazuar në respektin reciprok
Në panelin e organizuar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut në temë “Përparimi i procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare”, Michael Roth tha se duhet më shumë ambicie në lidhje me negociatat e anëtarësimit. Duke folur në këtë kontekst, ai theksoi se Maqedonia e Veriut luan një rol shumë të rëndësishëm dhe si një vend multietnik dhe multikulturor mund të jetë shembull për vendet fqinje se problemet nuk zgjidhen me shkëmbim territoresh apo spastrim etnik.
“Bashkëpunimi i ndërsjellë i bazuar në respektin reciprok, miqësinë, pajtimin e ndërsjellë ndërmjet grupeve të ndryshme etnike është i mundshëm. Dhe dua të motivoj kolegët e mi këtu se ia vlen angazhimi më i madh në luftën kundër korrupsionit, për një gjyqësor të pavarur kur bëhet fjalë për forcimin e shtetit të së drejtës, kulturës demokratike në këto vende. Reformat e nevojshme nuk janë vetëm përgjegjësi e qeverive, por janë edhe përgjegjësi e parlamentarëve”, tha Roth.
Roth: Procesi i anëtarësimit duhet të reformohet
Qytetarët dhe qeveritë në rajon kanë nevojë urgjente për përfitime të prekshme nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Për të arritur këtë procesi i anëtarësimit duhet të reformohet dhe vendet kandidate duhet të inkorporohen hap pas hapi në strukturat e BE-së përpara se të bëhen zyrtarisht anëtarë, tha kryetari i Komisionit për politikë të jashtme në Bundestag Michael Roth. Ai saktësoi gjashtë propozime për reforma. Sipas tij, ato do të rezultojnë në një proces të përshpejtuar integrues, i cili do të jetë më tërheqës për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do t’i afrojë ato me BE-në, pa cenuar, siç tha ai, kriteret strikte për anëtarësim.
Hapja e negociatave, së bashku me hapjen dhe mbylljen e kapitujve të veçantë, në të ardhmen, sipas Roth, duhet të vendoset me shumicë të cilësuar në Këshillin e Ministrave. Deputeti dhe diplomati gjerman është i mendimit se para anëtarësimit, BE-ja duhet të arrijë bashkëpunim edhe më të ngushtë me vendet kandidate në fushat kyçe të sigurisë, energjisë dhe infrastrukturës. Qasja graduale në tregun e përbashkët të BE-së do të jetë një nxitje tërheqëse për t’u bashkuar me BE-në.
Gjatë qëndrimit në Shkup parlamentari gjerman u takuar edhe me ministrin e Punëve te Jashtme, Bujar Osmani, dhe përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së opozitare./DW
michael roth
Bota
13 Shtator 2023, 14:46
a.l
Gjermani
GJERMANI- Gjermania pritet të përjetojë një recesion këtë vit, me rënie të aktivitetit ekonomi...
Bota
13 Shtator 2023, 13:31
f.i
Elbert Krasniqi
KOSOVË- I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar u shpreh se “dorëheqjet ...
Bota
13 Shtator 2023, 13:31
r.ll
Foto ilustruese
TUNIZI- Tre fëmijë dhe një grua kanë humbur jetën dhe 21 emigrantë të tjerë u shpëtuan pasi an...
Bota
13 Shtator 2023, 13:12
f.i
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Shërbimi britanik i sigurisë MI5 paralajmëroi partinë konservatore në pushtet se dy deputet&...
Bota
13 Shtator 2023, 12:59
r.ll
iphone12
FRANCË- Franca ka urdhëruar Apple të ndalojë shitjen e iPhone 12 për shkak të rrezatimit elektromagnetik. Mbikë...
Bota
13 Shtator 2023, 12:39
f.i
Vladimir Putin
RUSI- Vladimir Putin ka ngritur gotën e tij dhe ka bërë dolli për Kim Jong Un të Koresë së Veriut gj...
Bota
13 Shtator 2023, 11:51
f.i
Pamje nga aksidenti
TURQI- Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Stamboll, ku një grua shtatzënë ka humbur jetë...
Bota
13 Shtator 2023, 11:51
r.ll
Makinat ruse në pritje
ESTONI- Estonia, Lituania dhe Letonia kanë vendosur ditën e sotme ndalimim e hyrjes së makinave me targa ruse n&...
Bota
13 Shtator 2023, 11:41
f.i
Kate Middleton
BRITANI E MADHE- Princesha e Uellsit është lëmduar teksa, po luante me fëmijët e saj në një trampol...
Bota
13 Shtator 2023, 11:41
r.ll
Foto nga autostrada në Gjermani
GJERMANI- Gjermania është prekur nga reshjet e dendura të shiut. Shumë rrugë në vend jan...