LIVE UPDATES
Bota

Roli i princit saudit në përpjekjet e presidentit Trump për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë

Takimi u mbajt disa ditë para se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman të mbledhë udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të diskutuar përgjigjen e shteteve arabe ndaj zotimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin mbi Gazën.

19 Shkurt 2025, 15:56 Nga N.F
Roli i princit saudit në përpjekjet e presidentit Trump për
Princi saudit

UASHINGTON- Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë përmbyllën të martën takimet e tyre në Riad të Arabisë Saudite, gjatë të cilave ata diskutuan mbi mundësinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Takimi u mbajt disa ditë para se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman të mbledhë udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të diskutuar përgjigjen e shteteve arabe ndaj zotimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin mbi Gazën.

Të dy këto zhvillime pasqyrojnë rolin në rritje të princit në përpjekjet e Presidentit Trump për të përmbushur premtimet e fushatës së tij zgjedhore për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë. Të martën, Presidenti Trump deklaroi sërish se ai do t’i japë shumë shpejt fund luftimeve.

“Kam fuqinë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, deklaroi zoti Trump nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago të Floridës, duke hedhur poshtë shqetësimet e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për përjashtimin e Kievit nga takimi në Riad.

“Ishe aty për tre vite, do të duhej t’i kishe dhënë fund”, tha ai duke iu referuar zotit Zelensky si përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari. “Do të bëja një marrëveshje për Ukrainën që do t’u jepte atyre pothuajse tërë territorin”.

Presidenti Trump nuk sqaroi se cila pjesë e territorit do t’i mbetet Ukrainës. Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe tani kontrollon pjesë të rajonit të Donetskut, Khersonit, Luhanskut dhe Zaporizhzhias ndërsa vazhdojnë luftimet në Kharkiv dhe Mykolaiv. Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Bisedimet e zhvilluara në Arabinë Saudite sinjalizuan një shtensionim të madh ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës dhe një fund të papritur të politikës amerikane, të ndjekur nga ish-Presidenti Joe Biden për ta izoluar Rusinë e përkrahur Ukrainën “derisa të jetë e nevojshme”.

Të martën Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio foli për “mundësitë e jashtëzakonshme që ekzistojnë për partneritet me rusët” për tregti dhe çështje të tjera globale, pasi të ketë përfunduar lufta.

Përgjigja arabe ndaj planit për Gazën

Në fund të kësaj jave, Princi Mohammed pritet të organizojë një takim të përbashkët me udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të diskutuar qëndrimin arab ndaj zotimit të Presidentit Trump për të marrë kontrollin mbi Gazën dhe për të krijuar atë që e ka cilësuar “rivierë në Lindjen e Mesme”, përmes largimit të palestinezëve nga Gaza, në shtetet fqinje.

Plani i zotit Trump i ka zemëruar udhëheqësit rajonalë, të cilët po bëjnë përpjekje të dalin me një kundër-propozim që do ta diskutojnë në Riad para takimit më të gjerë të Ligës Arabe, që do të mbahet javën e ardhshme në Kajro.

Një nga propozimet arabe që po diskutohet është një plan i udhëhequr nga Egjipti që përfshin krijimin e një Komiteti Kombëtar Palestinez për të qeverisur Gazën pa Hamasin, i cili synon të mbledhë 20 miliardë dollarë nga shtetet arabe dhe shtetet e Gjirit, gjatë tre viteve të ardhshme për rindërtimin e Rripit të Gazës.

Ndërkohë që Arabia Saudite po përpiqet të depërtojë në skenën kryesore diplomatike, Princi Mohammed po kërkon ta prijë procesin e jo të jetë në pozita reaguese, të ofrojë pragmatizëm e jo ngurtësi, thotë analistja e Lindjes së Mesme Laura Blumenfeld pranë Universitetit ‘Johns Hopkins’.

Ajo i tha Zërit të Amerikës se princi mund të ofrojë me qasjen e tij dhe një gjuhë që Presidentit Trump i pëlqen ta përdorë siç janë investimet.

Të mërkurën, drejtuesit botërorë të financave dhe të teknologjisë do të mblidhen në Majami të Floridës, në një konferencë të organizuar nga Instituti mbi Investimet e Ardhshme, dega jopërfituese e Fondit Investues Publik të Arabisë Saudite, fondit sovran të mbretërisë që udhëhiqet nga princi. Presidenti Trump pritet t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalim.

“Presidenti Trump po kërkon paqe, ai po nxiton dhe synon çmimin Nobel. Princi është një ndërmjetësues marrëveshjesh, që po nxiton dhe që synon të përmbushë planin për diversifikimin ekonomik, Vizioni Saudit 2030”, shton Blumenfeld. “Të dy janë një dyshe që janë bërë bashkë në 'parajsën transaksionale'”.

Ndërmjetësuesi Princi Mohammed

Me përpjekjet e tij të përqëndruara në Ukrainë dhe Gazë, udhëheqësi 39 vjeçar i Arabisë Saudite u shfaq si një ndërmjetësues tek i cili po mbështetet Presidenti Trump për arritjen e qëllimeve të tij në politikën e jashtme.

Princi Mohammed ka arritur në këtë rol pjesërisht duke përfituar nga lidhjet e afërta të krijuara gjatë mandatit të parë të zotit Trump, e duke ruajtur marrëdhëniet e biznesit gjatë kohës kur zoti Trump nuk ishte në pushtet, si dhe duke i zgjeruar ato që prej inaugurimit të tij muajin e kaluar.

Presidenti Trump zhvilloi vizitën e parë të tij jashtë vendit në Arabinë Saudite në vitin 2017, ku nënshkroi disa marrëveshje, përfshirë një marrëveshje prej 110 miliardë dollarësh për armatime, e cila do të arrinte një vlerë prej 350 miliardë dollarësh, në një periudhë 10 vjeçare.

Presidenti Trump është shprehur haptas mbi natyrën transaksionale të vizitës, duke u thënë gazetarëve vetëm disa ditë pas inaugurimit në janar se arsyeja përse e zgjodhi Riadin për vizitën e tij të parë jashtë vendit është “ngaqë ata ranë dakord për të blerë prodhimet tona në vlerë prej 450 miliardë dollarësh”.

Në ditën e inaugurimit për mandatin e dytë, Presidenti Trump sugjeroi se Arabia Saudite do të jetë sërish destinacioni i tij i parë në këmbim të fondeve saudite dhe disa ditë më vonë, gjatë bisedës telefonike, princi i tha atij se planifikon të investojë 600 miliardë dollarë apo dhe më shumë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme.

Në vitin 2021, Arabia Saudite investoi 2 miliardë dollarë në një kompani që i takonte dhëndërit të zotit Trump dhe ish këshilltarit të tij, Jared Kushner. Organizata ‘Trump’ po ashtu ka zgjeruar praninë e saj në fushën e pasurive të patundshme në rajon, duke njoftuar se u ka dhënë emrin e saj dy projekteve të pasurive në Riad në dhjetor, pas nisjes së projektit për ndërtimin e ‘Trump Tower’ në Xhedah.

Ndërkohë që Princi Mohammed po kultivon marrëdhëniet e tij politike dhe të biznesit me zotin Trump, ai ka ruajtur marrëdhëniet me Presidentin rus Vladimir Putin përkundër përpjekjeve të ish Presidentit Biden për ta izoluar udhëheqësin rus pas sulmit të tij ndaj Ukrainës.

“Princi i kurorës gjatë pesë viteve të fundit ka argumentuar se është në interesin e Amerikës që Arabia Saudite të mbajë marrëdhënie shumë të mira me Rusinë dhe Kinën”, thotë autori dhe analisti mbi çështje politike dhe ekonomike të Arabisë Saudite, Ali Shihabi.

“Arabia Saudite ka këmbëngulur për ndjekjen e një politike me shumë pole ndërkohë që ruan marrëdhënie shumë të afërta me Shtetet e Bashkuara”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Princi pritet të jetë organizator i takimit ndërmjet dy udhëheqësve, takim ky i paralajmëruar nga zoti Trump pas telefonatës me zotin Putin javën e kaluar. Takimi, sipas zotit Shihabi, do të jetë shembull se si po shpërblehen lëvizjet e princit.

“Nuk mendoj që ekziston ndonjë udhëheqës tjetër në botë që ka një marrëdhënie siç e ka princi i kurorës me zotin Putin dhe zotin Trump”, deklaroi ai.

Ekziston edhe një arsye praktike për këtë. Mbretëria nuk e ka nënshkruar Statutin e Romës së Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila ka lëshuar një urdhërarresti për zotin Putin në vitin 2023./ VOA

trump lufta ukraine-rusi lufta ne gaza

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet