LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy me një rival të ri? Gjenerali i ushtrisë përballë presidentit ukrainas

Lajmi për dorëheqjen e mundshme të gjeneralit më të rëndësishëm të Ukrainës që lufton kundër invazionit rus ishte sensacion i dyfishtë. Vetë lajmi si i tillë dhe më tej politika e paqartë dhe kontradiktore e komunikimit të kreut të shtetit.

5 Shkurt 2024, 08:27 Nga r.ll
Zelenskyy me një rival të ri? Gjenerali i ushtrisë
volodymyr zelenskyy dhe valerij zalushnij

UKRAINË- Lajmi pushtoi mediat këtë javë: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski i ka ofruar dorëheqjen gjeneralit mjaft popullor të ushtrisë ukrainase dhe komandantit të Forcave të Armatosura, Valerij Zalushnij. Ky i fundit duket se ka refuzuar. Nuk ka informacione dhe as një dekret zyrtar për arsyet e një dorëheqjeje. Mediat ukrainase ishin bazuar në burime anonime. Zyra e presidentit dha njoftimin më vonë, se Zalushnij nuk është liruar nga detyra. Në rrjetet sociale u vu re një valë solidariteti me gjeneralin Zalushnij. Lajmi për dorëheqjen e mundshme të gjeneralit më të rëndësishëm të Ukrainës që lufton kundër invazionit rus ishte sensacion i dyfishtë. Vetë lajmi si i tillë dhe më tej politika e paqartë dhe kontradiktore e komunikimit të kreut të shtetit. Por lajmi në vetvete nuk habiti shumë vetë.

Përçarje në marrëdhënien mes Zelenskit dhe Zalushnij

Spekulimet për përçarje në marrëdhënien mes Zelenskit dhe Zalushnijt u shfaqën që në muajt e parë të pushtimit rus, në pranverën e vitit 2022. Në verën e po këtij viti ato u përforcuan. Sipas gjasave arsyeja ishte xhelozia politike e presidentit apo rrethit të tij ndaj gjeneralit popullor, por të dhëna të sakta nuk ka. Atëkohë Zelenski i hoqi dyshimet, mes të tjerash edhe duke publikuar foto të përbashkëta me Zalushnij. Zërat u shuan për një kohë pas kësaj.

Por në nëntor 2023 dallimet në qëndrime mes Zelenskit dhe Zalushnij u bënë papritur publike. Atëherë në një intervistë  dhe në një artikull për revistën Economist Zalushnij bëri të ditur kalimin në luftë llogoresh, jo ofensivë dhe pranoi se kundërofensiva e Ukrainës nuk pati sukses. Zelenski e kundërshtoi atë pjesërisht, dhe tha se nuk ka situatë pati në front. Konflikti u shfaq gjithnjë e më hapur. Duke anashkaluar komandantin e forcave të armatosura, presidenti ndërroi oficerë të lartë të ushtrisë. Zaliushnij i kriitkoi vendimet e presidentit për ndërrimin e të gjithë komisarëve ushtarakë, për të luftuar korrupsionin në mobilizimin ushtarak. Ai u distancua po ashtu nga njoftimi i presidentit për gjoja mobilizimin e kërkuar nga ushtria të gjysmë milioni ushtarëve. Në konferenën vjetore të 2023-t, presidenti tha, se "ka një marrëdhënie pune" me Zalushnij dhe la të kuptohej, se nuk i kanë pëlqyer deklaratat e komandantit të ushtrisë.

Nuk është e qartë, se cila ka qenë arsyeja që Zelenski ia ofroi dorëheqjen Zalushnij, por sinjale për këtë ka pasur prej muajsh. Kështu në fund të nëntorit, deputetja e partisë së presidentit "Shërbëtor i popullit", në parlament, Marjana Besuhla kërkoi hapur dorëheqjen e Zalushnij dhe e akuzoi atë se nuk ka plan lufte për vitin 2024. Tek zhvillimet që tërhoqën vëmendjen ditët e fundit, ku u shfaqën edhe raportimet supozuese për dorëheqjen e Zalushnij, ishte edhe një ligj i ri për mobilizimin, drafti i të cilit shkaktoi debate në opinionin publik ukrainas dhe u ripunua. Më tej lajmi, se në rajonin rus Belgorod u rrëzua një avion ushtarak rus, Typ II-71. Rusia pretendon, se aty ka pasur duzina të burgosurish ukrainas, që ishin gati për shkëmbimin e të burgosurve, dhe se ishte Ukraina që e qëlloi avionin. Presidenti Zelenski ka kërkuar një hetim ndërkombëtar të katastrofës.

Gjenerali gëzon besim të jashtëzakonshëm

50 vjeçari, Valerij Zalushnij vjen nga një familje ushtarake. Ai lindi në Svjahel të rajonit Shytomyr dhe është një figurë jo tipike. Zalushnij është komandandi i parë i forcave të armatosura të Ukrainës që nuk ka studiuar në një akademi ushtarake sovjetike, por ka studiuar në Ukrainë, mes tyre në Institutin për Trupat Tokësore në Odesa. Pas vitit 2014 ai u ngrit në detyrën e zëvendëskomandandit të grupit në Donbas dhe në vitin 2021 u thirr nga Zelenski të zgjidhej kreu i forcave të armatosura.

Pas pushtimit rus, Zalushnij u kthye shpejt në një simbol të luftës mbrojtëse të suksesshme të Ukrainës kundër trupave ruse. Besimi tek Zalushnij është më i lartë se tek Zelenski, që duket se e ka kaluar zenitin e popullaritetit të tij. Në sondazhet e publikuara në dhjetor 2023, 88% deri në 94% e ukrainasve besojnë tek Zalushnij. Tre të katërtat atëherë ishin kundër dorëheqjes së tij. Mbështetja për Zelenskin lëkundet nga 62 deri në 77%.

Foto të Zalushnij janë pikturuar në mure, për të shkruhen këngë, dhe portreti i gjeneralit gjendet në bluza. Vetë Zalushnij nuk është person që kërkon të jetë shumë publik. Ai jep rrallë intervista, kryesisht për mediat perëndimore. Para pushtimit rus ai ka qenë aktiv në mediat sociale ku publikonte foto të familjes së tij, gjë jo tipike për një gjeneral. Kur profili i tij në instagram u hakerua sipas gjasave nga rusët, Zalushnij reagoi ashpër dhe shkroi për ushtarakët rusë. "Ne do t'iu vrasim të gjithëve."

Do Zalushnij të bëhet president?

Partnerët perëndimorë e vlerësojnë talentin e tij ushtarak. Portreti i Zalushnij u shfaq edhe në revistën amerikane Time. Por nga Uashingtoni nuk dëgjohen vetëm tone falënderim. Kur kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Bashkuar të Forcave të Armatosura amerikane, gjenerali Mark Milley propozoi në vjeshtë 2022 që Ukraina të mendojë për negociata me Rusinë, Zalushnij u përgjigj publikisht, se ushtria ukrainase nuk do ta miratojë këtë.

Në artikullin për Economist, Zalushnij reflektoi me vetëkritikë për gabime, një rast i rrallë për lidershipin ukrainas. Ai tha, se është i habitur, që humbjet e rënda të Rusisë nuk e kishin ndaluar luftën. Në Ukrainë vetë Zalushnij është kult, por ai ka pasur edhe dështime. Hetimet për pushtimin e shpejtë të jugut ukrainas nga Rusia nuk janë përmbyllur. Si ndodhi që ushtria ukrainase, në shkurt 2022 në rajonet Kherson dhe Zaporishja nuk e përballoi ofensivën ukrainase, megjithëse aty ajo pritej? Sipas mediave, hetuesit kanë folur edhe me Zalushnij.

A dëshiron Zalushnij të bëhet president? Ka të dhëna, që flasin për ambicie të fshehta të tij për postin e presidentit, dhe se ato janë arsyeja kryesore e dallimeve mes Zalushnij dhe presidentit Zelenski, i cili sheh tek komandanti ushtarak një rival potencial politik. Por publikisht Zalushnij nuk ka folur asnjëherë për ambicie politike. Nëse kjo do të ndryshonte një ditë, ai mund të shpresojë në një mbështetje të gjerë të shoqërisë ukrainase./DW

volodymy zelenskyy valerij zalushnij

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet