LIVE UPDATES
Bota

“Rikthimi i Ukrainës në kufijtë e para vitit 2014, jo realist”/ Hegseth: Synim që vetëm zgjat luftën me Rusinë!

Ai i bëri komentet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e parë të tij në NATO. Zoti Hegseth është zyrtari i parë i lartë i administratës së re amerikane që merr pjesë në një takim të aleancës veri-atlantike ndërsa homologët e tij evropianë presin me padurim për të kuptuar nëse Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen për Ukainën.

12 Shkurt 2025, 17:28 Nga E. D
“Rikthimi i Ukrainës në kufijtë e para vitit 2014, jo
Pete Hegseth

RUSI- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth tha sot (të mërkurën) se Ukraina duhet të heqë dorë nga përpjekja që të kthehet në kufijtë e vitit 2014 dhe të përgatitet për një zgjidhje të negociuar me Rusinë. Ai i bëri komentet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e parë të tij në NATO. Zoti Hegseth është zyrtari i parë i lartë i administratës së re amerikane që merr pjesë në një takim të aleancës veri-atlantike ndërsa homologët e tij evropianë presin me padurim për të kuptuar nëse Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen për Ukainën.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth tha se Shtetet e Bashkuara duan që “Ukraina të jetë një vend i begatë dhe sovran”. Megjithatë, shtoi ai rikthimi i Ukrainës në kufijtë e vitit 2014 është jorealist.

“Ndjekja e këtij qëllimi jorealist vetëm sa do të zgjasë luftën dhe të shkaktojë më shumë vuajtje. Një paqe afatgjatë për Ukrainën duhet të përfshijë garanci të fuqishme të sigurisë për t’u siguruar që lufta nuk do të fillojë sërish”, tha Sekretari Hegseth në takimin e NATO-s dhe shtoi se Uashingtoni e sheh edhe një kërkesë tjetër si jo realiste për Ukrainën.

“Shtetet e Bashkuara nuk besojnë që anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte një rezultat realist i një zgjidhjeje të negociuar. Në vend të kësaj, çdo garanci sigurie për Ukrainën duhet të ofrohet nga trupa evropiane dhe jo evropiane. Nëse do të ketë trupa paqeruajtëse, ato duhet të vendosen në kuadër të një misioni që nuk është i NATO-s dhe nuk duhet të trajtohet sipas nenit 5 të NATO-s”, thotë zoti Hegseth.

Neni pesë i traktatit të NATO-s thotë se një sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s nënkupton sulm ndaj të gjithë aleancës.

Sekretari Hegseth gjithashtu sqaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë.

Duke folur për marrëdhëniet me aleatët evropianë Sekretari Hegseth tha se “Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë më një marrëdhënie që nuk është e balancuar”. Megjithatë, homologu gjerman i zotit Hegseth tha se është optimist për marrëdhëniet me administratën e re në Uashington.

“Sapo pata një takim 45 minutësh me kolegun Pete Hegseth. Ne duam të ruajmë miqësinë dhe partneritetin tonë të afërt dhe të besueshëm transatlantik. Ne diskutuam disa çështje, duke përfshirë edhe çështjet e NATO-s dhe Ukrainën sepse të dyja palët e dimë që ky është një vit i rëndësishëm për Ukrainën e cila duhet të mbrojë vetën në këtë luftë të tmerrmshme. Në tërësi ishte një takim miqësor ku patëm një dialog të hapur”, tha ministri gjerman Pistorius.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar se do t'i japë fund me shpejtësi luftës. Ai ka thënë se kjo luftë po u kushton shumë taksapaguesve amerikanë dhe ka kërkuar nga vendet evropiane të rrisin shpenzimet për mbrojtjen. Ai gjithashtu ka sugjeruar që Ukraina duhet të paguajë për mbështetjen e Uashingtonit duke ofruar mineralet e rralla të saj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha sot (të mërkurën) se pajtohet me Presidentin Trump që duhen ndarë përgjegjësinë mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë kur bëhet fjalë për ndihmat për Ukrainën.

“Unë pajtohem me Presidentin Trump se ne duhet të barazpeshojmë ndihmën për siguri të Ukrainës. Por, për të ndryshuar trajektoren e luftës ne duhet të bëjmë më shumë. Sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës, aq më të fortë do të jenë ata në negociata”, thotë zoti Rutte.

Vendet anëtare të NATO-s ranë dakord vitin e kaluar të japin 40 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën. Megjithatë, ata dërguan mbi 50 miliardë dollarë me mbi gjysmën e shumës të ndarë nga aleatët evropianë dhe Kanadaja./VOA

pete hegseth

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet