LIVE UPDATES
Bota

Rezultatet paraprake tregojnë përfaqësim të ulët të grave dhe pakicave në Parlamentin sirian

Në votimet e së dielës, rreth 6 mijë anëtarë të kolegjeve zgjedhore rajonale zgjodhën kandidatë nga listat e miratuara paraprakisht si pjesë e procesit të formimit të gati dy të tretave të Parlamentit të ri prej 210 ulësesh. Presidenti i përkohshëm, Ahmed al-Sharaa, më vonë do të zgjedhë një të tretën e anëtarëve të mbetur.

6 Tetor 2025, 22:59 Nga E. D
Rezultatet paraprake tregojnë përfaqësim të ulët
foto ilustruese

SIRI- Siria ka publikuar rezultatet paraprake të votimeve indirekte për Parlamentin e parë që nga rrëzimi nga pushteti i Bashar al-Assadit vitin e kaluar. Zyrtarët zgjedhorë pranuan më 6 tetor se gratë dhe pakicat fetare kanë pasur një shkallë të ulët të suksesit.

Në votimet e së dielës, rreth 6 mijë anëtarë të kolegjeve zgjedhore rajonale zgjodhën kandidatë nga listat e miratuara paraprakisht si pjesë e procesit të formimit të gati dy të tretave të Parlamentit të ri prej 210 ulësesh. Presidenti i përkohshëm, Ahmed al-Sharaa, më vonë do të zgjedhë një të tretën e anëtarëve të mbetur.

Në ditët para votimit, analistët dhe disa sirianë shprehën shqetësime se procesi është i centralizuar shumë dhe pezullimi i mbajtjes së zgjedhjeve në zonat jashtë kontrollit të Qeverisë do të thotë se jo të gjitha komunitetet do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë. Sipas rezultateve paraprake të publikuara të hënën, Komiteti Zgjedhor i Sirisë njoftoi se 119 ligjvënës janë zgjedhur, por nuk treguan se sa vota kanë marrë secili prej tyre.

Gjashtë nga ligjvënësit e rinj janë gra, sipas numërimit të realizuar nga Reuters dhe që është verifikuar nga vëzhguesit zgjedhorë. Vëzhguesit thanë se gjithsej dhjetë ulëse kanë shkuar për pakicat fetare dhe etnike, përfshirë kurdët, të krishterët dhe dy alavitë – sektit fetar që i përkiste edhe Assadi.

Një nga vëzhguesit e zgjedhjeve e përshkroi Parlamentin e ri sirian si trup të përbërë kryesisht nga burra myslimanë sunitë. Zëdhënësi i Komitetit të Lartë Zgjedhor të Sirisë, Nawar Najma, u pyet në një konferencë për media për përfaqësimin e grave dhe të krishterëve.

“Ndër mangësitë kryesore të procesit zgjedhor ishin rezultatet jo të kënaqshme sa i përket përfaqësimit të grave siriane, si dhe fakti që përfaqësimi i të krishterëve u kufizua vetëm në dy ulëse, një përfaqësim i dobët krahasuar me numrin e të krishterëve në Siri”, tha ai.

Najma tha e beson që Sharaa do të tentojë të adresojë këto mangësi kur të bëjë emërimet e 70 ligjvënësve të tjerë. Autoritetet thanë se kanë përdorur një sistem indirekt të votimit dhe jo votimin e drejtpërdrejtë për shkak të mungesës të të dhënave të besueshme mbi popullsinë e Sirisë pas luftës, kur u vranë qindra mijëra sirianë dhe u zhvendosën miliona të tjerë.

Duke u thirrur në arsye sigurie dhe politike, autoritetet shtyn votimin në zonat që janë jashtë kontrollit të Qeverisë, përfshirë në pjesët veriore dhe verilindore të Sirisë që kontrollohen nga kurdët dhe në provincën e Sueidës, ku kontrollin e ka minoriteti druze.

Kjo shtyrje ka bërë që 21 ulëse të mbeten të zbrazta. Najma tha për gazetarët se mbajtja e zgjedhjeve në zonat kurde lidhet me progresin në negociatat për integrimin e këtyre zonave në aparatin shtetëror.

Parlamenti kishte pak më shumë ulëse gjatë sundimit të Assadit, përkatësisht 250 ulëse, kur dy e treta e ulëseve ishin të rezervuara për anëtarët e partisë së tij, Baath. Zgjedhjet e fundit të mbajtura në korrik të vitit 2024 ishin cilësuar si farsë nga kundërshtarët e Assadit.

Përfaqësimi i grave në Parlament ka qenë po ashtu i ulët gjatë sundimit të Assadit dhe babait të tij, Hafez al-Assad. Deputetet përbënin vetëm 6 deri në 13 për qind të përbërjeve të legjislaturave nga viti 1981 deri në rrëzimin e Assadit, sipas Unionit Ndërparlamentar, i cili mbledh të dhëna mbi parlamentet kombëtare në mbarë botën./REL

siri

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht