LIVE UPDATES
Bota

Rënia e madhe e çmimit të gazit

Sado që ekspertët ishin dakord se çmimi i gazit do të rritej, tani shpjegojnë se çmimi i gazit po bie për shkak të dimrit të butë.

13 Maj 2023, 09:16 Nga m.s
Rënia e madhe e çmimit të gazit
foto ilustruese

Çmimi i gazit në Evropë ka rënë në nivelin e çmimit të verës së dy viteve më parë, shumë përpara luftës në Ukrainë. Po cilat janë shkaqet?

Që nga koha kur Rusia kërcënonte me ndërhyrje në Ukrainë, çmimi i gazit është rritur. Të gjitha mediat, si dhe ekspertët, parashikuan fatura të larta gazi për konsumatorët, kryesisht në Evropë, si rezultat i ndërprerjes së pashmangshme të furnizimit me gaz nga Rusia në fillim të luftës së Putinit. Natyrisht që kjo ka shkaktuar edhe shumë spekulime në bursat botërore dhe kjo çështje u shndërrua në një mundësi përfitimi për shumë prej tyre. Por pas goditjes së parë në fillim të marsit të vitit të kaluar, çmimi i gazit u qetësua pak deri në fund të verës, kur ishte e nevojshme për t'u përgatitur për dimër dhe për të mbushur depotë.

Rekordi historik i çmimit u arrit kështu më 26 gusht 2022, kur çmimi ishte gati 340 euro për një megavat orë gaz natyror TTF holandez të BE-së. Por vetëm një ditë më pas filloi të binte. Gjatë vjeshtës dhe dimrit të kaluar. Më pas ka pasur lëkundje të çmimeve, por çmimi i gazit është duke u ulur: Aktualisht (më 11 maj) çmimi në portalin Trading Economics ishte edhe dhjetë herë më i ulët se piku i verës së kaluar, me vetëm 34,6 euro për megavat orë. Kaq ishte përafërsisht në fund të qershorit dy vjet më parë.

Arsyeja kryesore ishte dimri i butë

Sado që ekspertët ishin dakord se çmimi i gazit do të rritej, tani shpjegojnë se çmimi i gazit po bie për shkak të dimrit të butë. Ndaj shumë depo kanë mbetur të mbushura mirë. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për konsumatorët: magazinat e mbushura kanë ndikuar edhe në uljen e çmimeve. Koha akoma nuk është aq e ngrohtë dhe shumë njerëz ende përdorin ngrohjet, por dimri nuk ishte aq i ftohtë dhe kjo ka ndikuar pozitivisht në uljen e çmimeve.

Një arsye tjetër është se kurba e çmimit të gazit në Evropë është gjithnjë e më shumë e ngjashme me çmimin në tregun botëror: Evropa ishte e varur nga tubacionet e gazit nga Rusia, por gazi i lëngshëm është gjithnjë e më i rëndësishëm në furnizimin e konsumatorëve të kontinentit të vjetër. Ralph Solveen, ekonomist i Commerzbank shpjegon se si faktori vendimtar për konsumatorët në Gjermani këtë dimër ishte importi i gazit nga Belgjika dhe Holanda. Duhet pranuar se terminali i parë LNG u hap në Gjermani dhjetorin e kaluar, ndërsa i treti në Brunsbüttel filloi të funksionojë këtë prill, por ka ende shumë kapacitete të tjera në dispozicion.

Nuk është fundi i krizës!

Kështu rezulton se në faturat vjetore që po arrijnë tek konsumatorët gjermanë, shumë prej tyre duhet të marrin paratë mbrapa, sepse ndonjëherë kanë paguar tepër për gaz. Kjo është deri diku meritë edhe e qeverisë gjermane, e cila që nga marsi i këtij viti ka shpallur kufizimin e çmimit më të lartë të gazit për familjet me 12 cent për kilovat orë, por vetëm në masën 80% të konsumit të vitit të kaluar. Me fjalë të tjera, nëse qytetarët kanë kursyer 20% të gazit nga një vit më parë, kjo manifestohet edhe në çmime. Për pjesën tjetër të shpenzimeve duhet të paguhet çmimi i gazit në treg.

Dhe sado që çmimi i gazit në Evropë është gjithnjë e më shumë i ngjashëm me çmimin në tregun botëror, ekonomisti Solveen paralajmëron për mundësinë e ndryshimeve. Sepse dimrin e kaluar, çmimi botëror i gazit ishte gjithashtu i ulët për shkak të kërkesës dukshëm më të dobët nga Kina, e cila ende po rikuperohet nga pasojat e pandemisë. Kjo nuk do të zgjasë shumë, kështu që çmimi i gazit do të rritet sërish, është i bindur eksperti.

Një rrezik shtesë është se konsumatorët - si familjet ashtu edhe kompanitë, me çmime kaq të ulëta të gazit, kanë përshtypjen se ishin budallenj që madje kursyen para dhe vendosën një triko tjetër dhe çorape të ngrohta në vend që të vendosin termostatin në një temperaturë më të lartë. Sepse ne ende duhet të kursejmë: edhe pse dy terminale të tjera LNG janë duke u përgatitur në Gjermani, tani duhet të mbushim sërish depot.

Siç paralajmëron Solveen: "Pasiguria më e madhe është faktori i motit". Ky dimër ishte i butë, por askush nuk mund ta dijë se si do të jetë dimri i ardhshëm. Dhe i gjithë tregu i gazit në Evropë është ende i pasigurt dhe nuk duket se do të qetësohet së shpejti. 

Marrë nga DW 

rusi ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet