LIVE UPDATES
Bota

REL: Shkollat në Maqedoninë e Veriut nën hijen e bullizmit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut (MASH) informon se shkollat janë të detyruara të përfshijnë aktivitete në programet e tyre vjetore, për promovimin e mirëqenies së nxënësve, mbrojtjen nga dhuna, abuzimi dhe neglizhimi, parandalimin nga diskriminimi dhe përmirësimin e komunikimit mes nxënësve.

25 Janar 2025, 16:24 Nga r.ll

MAQEDONI E VERIUT- Që nga shtatori i vitit të kaluar, një 17-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka qenë cak i bullizmit, për shkak të gjatësisë dhe peshës së tij. Bëhet fjalë për djaloshin E.M., i cili me autorizimin e prindit, ka zgjedhur të identifikohet vetëm me iniciale.

Ai dhe familja e tij u kthyen vitin e kaluar nga një qytet i Italisë, për të jetuar në Tetovë - qytet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut.

E.M. tregon për Radion Evropa e Lirë se është regjistruar në vitin e tretë në një shkollë të mesme në Tetovë, por në vend që të përshtatej lehtësisht me mjedisin e ri, thotë se është përballur me tallje dhe ngacmime verbale nga bashkëmoshatarët.

“Jam bullizuar, edhe atë në forma të ndryshme. Arsyet kanë qenë për shkak të gjatësisë sime. Për shkak se jam më i gjati në klasë, me madhësi dhe kilogramë”.

“Më thoshin ‘gorilla’, ndonjëherë edhe ‘king-kong’, por dëshiroj të them se madhësia nuk e tregon forcën”, shprehet 17-vjeçari.

Raste të ngjashme nëpër shkolla në Maqedoninë e Veriut ka shumë, tregon për Radion Evropa e Lirë Berin Muhamed, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në këtë vend.

“Në shumë raste, si Union, kemi marrë kërkesa dhe mesazhe nga nxënësit, ku janë ankuar për raste dhune ndërmjet bashkëmoshatarëve, por edhe nga profesorët. Pastaj, ne kemi kontaktuar shkollën dhe udhëheqësinë e saj për të hulumtuar rastin, pra, në nivel shkolle. Nëse nxënësi ka vërejtur se rasti nuk është trajtuar si duhet, atëherë kemi kyçur edhe institucionet përkatëse, siç janë Inspektorati i Arsimit dhe Ministria e Arsimit, për t’i informuar për rastin”, thotë Berini.

Ai shton se me bullizmin, si fenomen i përsëritur nëpër shkolla, është duke u marrë që nga qershori i vitit 2023, kur edhe është zgjedhur kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Sipas tij, nxënësit kur kalojnë nga një mjedis shoqëror më i vogël në një më të gjerë, shpesh ndeshen me paragjykime dhe sjellje të tilla.

“Në shkollat fillore është më pak i theksuar, për shkak se numri i nxënësve është më i vogël. Në shkollat e mesme, në vitin e parë dhe të dytë, [nxënësit] shohin se si do të përshtaten në shoqërinë e tyre. Nga aty mendoj se ndodhin paragjykimet e para që nxënësit i marrin nga njëri-tjetri”, thotë gjimnazisti Berin Muhamed nga qyteti i Shkupit.

Ministria Arsimit paralajmëron programe për “mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve”

Në përgjigjet e dhëna për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut (MASH) informon se shkollat janë të detyruara të përfshijnë aktivitete në programet e tyre vjetore, për promovimin e mirëqenies së nxënësve, mbrojtjen nga dhuna, abuzimi dhe neglizhimi, parandalimin nga diskriminimi dhe përmirësimin e komunikimit mes nxënësve.

Megjithatë, Berini shpreh dyshime për zbatimin e këtyre programeve në praktikë.

Ai thotë se, sipas plan-programit, bisedat ndërmjet nxënësve dhe profesorëve, të cilat duhet të fokusohen në këto tema gjatë orëve të kujdestarisë, shpesh zhvillohen për çështje të tjera si: mungesat, vërejtjet gjatë orëve të mësimit nga ana e profesorëve, apo suksesi i përgjithshëm i klasës.

“Një numër i profesorëve, pasi e përfundojnë fakultetin, i zotërojnë edhe ato masa pedagogjike që duhet t’i zbatojnë, pra, deri diku janë të trajnuar. Por, kur flasim për profesorët që merren me shkencat ekzakte, fatkeqësisht, nuk janë aq të informuar lidhur me problemet shoqërore që ekzistojnë në mesin e nxënësve”, thotë 18-vjeçari.

Nga MASH-i bëjnë të ditur se, me fillimin e vitit shkollor 2024/2025, është realizuar një hulumtim bazuar në një pyetësor të plotësuar nga nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, nga ku, në bazë të përgjigjeve të marra, bullizmi është raportuar si forma më e zakonshme e dhunës, e ndjekur nga dhuna fizike dhe kibernetike.

“Si ministri, i inkurajojmë të gjithë nxënësit që ta raportojnë dhunën, në çfarëdo forme qoftë ajo, dhe ta bëjnë këtë në adresën elektronike [email protected] (ku këtë vit janë dorëzuar rreth 15 raporte), drejtpërdrejt në Shërbimin Pedagogjik ose në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit”, thonë nga MASH-i.

Ky institucion ka publikuar edhe një draft-koncept për reformat në arsimin e mesëm.

Në kapitullin “Nxitja e klimës nëpër shkolla” thuhet, mes tjerash, se për të siguruar një atmosferë të përgjithshme pozitive, shkollat duhet të jenë të përkushtuara për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve fizike, furnizimin me burime dhe sigurimin e një mjedisi të sigurt e të lirë nga diskriminimi dhe dhuna.

Ministria apelon që mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit e interesuar mund të dërgojnë propozime dhe vërejtje në adresën [email protected] deri më 31 janar.

Në lidhje me këtë, kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme tregon se gjatë bisedimeve me këtë ministri, ka propozuar që psikologët në çdo shkollë të mesme të fokusohen më shumë në mbështetje direkte për nxënësit, pasi që, siç thotë ai, një numër i madh i tyre shfrytëzohen për punë administrative nga shkollat.

“Të bëhet një matematikë, për shembull një psikolog të jetë në gjendje të merret deri me 300 nxënës. Dhe, nëse shkolla ka një numër prej 1.000 nxënësish, atëherë të kyçen dy ose më shumë psikologë”, thotë Berini.


Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në Maqedoninë e Veriut, në shkollat fillore të rregullta ka 182.124 nxënës, që paraqet një ulje prej 1.6% krahasuar me vitin e mëparshëm shkollor. Ndërkohë, në shkollat e mesme, numri i nxënësve është 67.278, që përfaqëson një rënie prej 2.8%.

Një hulumtim i Misionit në Shkup të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tregoi vitin e kaluar se më shumë se gjysma e të rinjve në Maqedoninë e Veriut (59%) deklarojnë se dhuna është “plotësisht e pranishme” ose “ndonjëherë e pranishme” në mesin e të rinjve, në krahasim me vetëm 11% që besojnë se dhuna “nuk është fare e pranishme”.

Kur është fjala për bullizmin kibernetik, raporti tregoi se ai prek 50% të nxënësve dhe se është një formë specifike e dhunës, e cila përfshin sjellje të këqija, pakënaqësi, ose tallje me të tjerët, duke dërguar ose postuar mesazhe apo imazhe ofenduese përmes kompjuterit ose telefonit celular.

Shkaqet kryesore që çojnë në shfaqjen e bullizmit

Sociologët thonë se faktorët që nxisin bullizmin dhe format e tjera të sjelljeve devijante, janë të natyrës biologjike, psikologjike dhe sociologjike.

Ardita Abduli Reka nga Shoqata Evropiane e Sociologëve shpjegon për Radion Evropa e Lirë se ndër shkaqet e tjera të bullizmit nëpër shkolla, janë edhe shqetësimet personale, që burojnë nga situatat traumatike dhe më pas reflektohen me impulse agresive, nervozizëm, çoroditje e tentime për dhunë fizike.

“Numërohen edhe paragjykimet ndër adoleshentë, grindjet dhe thashethemet për pamjen fizike, statusin socio-ekonomik, përqeshjet dhe përbuzja kulturore, si dhe diskriminimi nga aktivitetet”, thotë sociologia Abduli Reka.

Sipas saj, familja mbetet baza e edukatës dhe socializimit.

“Megjithatë, sado që prindërit të kujdesen me këshilla, informim mbi pasojat dhe kontroll të vazhdueshëm mbi fëmijët, kjo nuk do të thotë se gjithmonë japin rezultate, për shkak se sot të rinjtë ndikohen më shumë nga bashkëmoshatarët dhe jo çdoherë tregojnë përpara prindërve tekat e tyre kapricioze. Përkundrazi, shumë gjëra fshihen nga prindërit”, thotë sociologia Abduli Reka.

TikTok-u dhe sfidat te të rinjtë

Si sfida të reja që ndikojnë në përhapjen e dhunës dhe bullizmit, ajo përmend edhe përdorimin e rrjeteve sociale, si TikTok.

Si shembull, rikujton rastet e fundit të lidhura me “Superman Challenges” - një lojë kjo në këtë platformë, që ka rrezikuar sigurinë e të rinjve.

Për ta parandaluar këtë fenomen, Abduli Reka propozon një sërë masash, si:

- Përforcimi i sigurisë në shkolla: Vendosja e oficerëve të sigurimit për monitorimin e nxënësve gjatë kohës së pushimit.

- Ndalesa e rrjeteve sociale me rreziqe të larta: Kufizimi i disa platformave në nivel shtetëror (TikTok) për të mbrojtur grup-moshat e reja.

- Aktivitete socio-kulturore dhe sportive: Organizimi i aktiviteteve që i angazhojnë të rinjtë gjatë kohës së lirë, duke iu ofruar alternativa pozitive për t’u socializuar.

Në fund të vitit të kaluar, dhjetëra nxënës në Shkup përfunduan në spitale me lëndime të gjymtyrëve e të kokës, për shkak të sfidës “Superman Challenges” që u përhap në TikTok.

Raste të vetëlëndimeve të të rinjve, të frymëzuara nga lojërat në TikTok, janë raportuar edhe në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në vende të tjera të rajonit.

Për pasojë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi ndalimin e TikTok-ut këtë vit.

Maqedonia e Veriut nuk planifikon ndalimin e TikTok-ut

Ministri i Transformimit Digjital i Maqedonisë së Veriut, Stefan Andonovski, shfaqi dyshime rreth ndalimit të plotë të aplikacioneve si TikTok.

Në një konferencë shtypi të mbajtur më 21 janar, teksa prezantoi “Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2028”, Andonovski tha se një veprim i tillë jo vetëm që do të nxiste kalimin e fëmijëve drejt aplikacioneve të tjera, por edhe do të rrezikonte parimet demokratike të shoqërisë.

“Shteti nuk duhet të ndërmarrë masa të vazhdueshme për ndalimin e platformave, pasi që një qasje e tillë mund të cenojë parimet demokratike të shoqërisë”, tha ai.

Ministri njoftoi se është përgatitur një udhëzim për mësuesit në shkollat fillore dhe të mesme, i cili “do t’i trajtojë sfidat me të cilat përballen nxënësit në rrjetet sociale”, ndërsa deri në fund të vitit, siç informoi, “do të krijohet edhe një qendër për internet më të sigurt, e cila do të ofrojë burime dhe mbështetje për fëmijët”.

"Ky udhëzim do t’iu drejtohet të gjithë mësuesve në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, që të bisedojnë me fëmijët, me nxënësit për sfidën që ndodh me mediat sociale, sepse këto janë mjete me mundësi të pakufizuara. Por, për fat të keq, askush nga ne asnjëherë nuk është trajnuar se si t'i përdorë saktësisht", tha Andonovski.

Një tjetër raport i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), bazuar në një anketë “U-Report” të zhvilluar gjithashtu vitin e kaluar, njoftoi se një e treta e fëmijëve dhe të rinjve (15 deri 24 vjeç) në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë dhe bullizëm në internet, ndërsa 41% besojnë se institucionet nuk i trajtojnë seriozisht këto probleme.

Gjysma e të bullizuarve, sipas raportit, nuk e kanë denoncuar atë për shkak të frikës.

Këtë ndjesi kishte edhe E.M. nga qyteti i Tetovës.

“Kisha frikë se mos më përjashtonin shokët prej rrethit. Kur i tregova babait, erdhi në shkollë për të biseduar me profesorët. Situata sikur u qetësua, edhe pse me raste vazhdon, por nuk ua vë më veshin se çka thonë”, thotë ai.

Në maj të vitit 2024, Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Gjatë fushatës, kandidatët për president, partitë dhe koalicionet politike shpalosën premtime të shumta për fëmijët dhe të rinjtë.

Ndërkohë, pas zgjedhjeve, një nga ndryshimet e pakta që ndodhën ishte transformimi i Agjencisë për Rini dhe Sport në Ministri të Rinisë - hap që u mirëprit nga rrjetet e organizatave rinore si një masë që mund t’i forcojë politikat për të rinjtë.

Po ashtu, fundvitin e kaluar u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për fëmijët, që synon sigurimin e kushteve dhe standardeve jetësore për zhvillimin fizik, mental, emocional, moral dhe social të fëmijëve.

Ky akt, fillimisht, nuk u dekretua nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska Davkova, për shkak se, sipas interpretimit të saj, duhej të rishikoheshin dy nene (9 dhe 10), me të cilat parashikohej që licencat për kujdestarët e çerdheve të lëshoheshin edhe në gjuhën shqipe, përveç asaj maqedonase.

Megjithatë, me 21 janar, deputetët në Kuvend, pas debateve intensive, vendosën që licencat për edukatorët në çerdhe të lëshohen edhe në gjuhën shqipe, por vetëm me kërkesë të kandidatëve./REL

bullizmi ne shkolla maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!