LIVE UPDATES
Bota

REL: Prokuroria në Mal të Zi heton mënyrën e jetesës së funksionarëve

Në raportimin e Nuhoxhiçit për pasurinë, i cili gjendet në ueb-faqen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, nuk ka të dhëna për pasurinë e vajzave të tij, sepse, sipas ligjit ekzistues, zyrtarët publikë nuk janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë e fëmijëve që nuk jetojnë me ta.

13 Maj 2023, 17:24 Nga DOSJA
REL: Prokuroria në Mal të Zi heton mënyrën e jetesës
Milo Gjukanoviç

MALI I ZI- Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi aktualisht është duke punuar në katër raste, në të cilat hetohet mënyra e jetesës së disa funksionarëve, përkatësisht mospërputhja mes të ardhurave të tyre dhe jetës luksoze që bëjnë.

“Në të gjitha rastet janë krijuar lëndë penale, që janë në fazën e hetimit”, thonë nga prokuroria për Radion Evropa e Lirë dhe shtojnë se atyre u ka paraprirë një njoftim i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Nga fundi i vitit 2020, kjo agjenci ka krahasuar të dhënat e pasurisë së zyrtarëve me bazat e të dhënave në dispozicion dhe ka konstatuar disa mospërputhje mes të ardhurave dhe pasurisë që kanë raportuar.

Ky hap është bërë me vetiniciativë, pasi Ligji aktual për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi nuk e ka këtë normë juridike. Ajo është pjesë e një ligji të ri, i cili është ende në formë drafti.

“Monitorimi i mënyrës së jetesës përfshin krahasimin e të ardhurave dhe pasurive të deklaruara, në raport me konsumin, vendbanimin dhe pronën e zyrtarëve publikë, të bashkëshortëve dhe të fëmijëve”, thuhet në këtë draft.

Dhe, pikërisht mënyra e jetesës është në fokus të katër rasteve që janë nën vëzhgimin e Prokurorisë Speciale - dy prej të cilave kanë të bëjnë me ministra të ish-Qeverisë, një me një polic dhe një me një person përgjegjës nga sektori joqeveritar.

Familja e ish-zyrtarit publik M.N. është një prej atyre që janë nën vëzhgimin prokurorial.

“Më 10 maj, 2022, Agjencia [për Parandalimin e Korrupsionit] ka dorëzuar një njoftim në prokurori, ku thuhet se familjarë të caktuar të ish-zyrtarit publik M.N. janë pronarë të pronës së paluajtshme, e cila nuk korrespondon me të ardhurat e tyre reale”, bën të ditur Prokuroria Speciale.

Radios Evropa e Lirë në Podgoricë iu konfirmua jozyrtarisht se bëhet fjalë për Mevludin Nuhoxhiçin, ish-ministër i Punëve të Brendshme, tani deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila udhëhiçet nga Millo Gjukanoviç. Në rastin e anëtarëve të familjes Nuhoxhiç, Prokuroria Speciale konstatoi “ekzistencën e bazave për dyshim” për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Informacionet, të dhënat dhe dëshmitë janë mbledhur nga Administrata e Kadastrës së Budvës, Zhablakut dhe Podgoricës. Nëpërmjet policisë janë marrë informacione edhe nga M.N. dhe vajzat e tij. Policia ka marrë urdhrin që të bëjë kontrolle përmes [agjencisë ndërkombëtare të policisë] INTERPOL dhe t’i mbledhë provat e nevojshme”, thonë nga Prokuroria Speciale.

Në raportimin e Nuhoxhiçit për pasurinë, i cili gjendet në ueb-faqen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, nuk ka të dhëna për pasurinë e vajzave të tij, sepse, sipas ligjit ekzistues, zyrtarët publikë nuk janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë e fëmijëve që nuk jetojnë me ta.

Agjencia, në disa raste në vitet e kaluara, ka thënë se Nuhoxhiç ka shkelur Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit, duke mos e deklaruar pasurinë e tij të plotë. Nuhoxhiç thotë për REL-in se bëhet fjalë për prona të vajzës së tij, Bellma, e cila zotëron dy banesa, një në Podgoricë dhe një në Budvë. Vajza tjetër, Xhenana, sipas tij, ka 1.000 metra katrorë tokë në Zhablak. Kenan Hrapoviç, ish-ministër i Shëndetësisë nga Partia Socialdemokrate, një partner koalicioni i Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit, gjithashtu ka shkelur ligjin duke mos deklaruar të gjithë pasurinë e tij.

Prokuroria Speciale, siç konfirmohet për REL-in, ka më shumë se dy vjet që po heton mënyrën e jetesës së anëtarëve të familjes së Hrapoviçit, përkatësisht të vajzës Sellma. Hetimet kanë nisur pasi Qendra për Edukim Qytetar, në prill të vitit 2021, ka bërë një kërkesë tek Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, për të rishikuar mënyrën e jetesës së familjes Hrapoviç, pas disa raportimeve të mediave, që kanë sugjeruar se “anëtarët e kësaj familjeje kanë një mënyrë jetese që i tejkalon të ardhurat e tyre të raportuara”.

Kërkesa është bërë pasi Sellma ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, që kanë treguar se ajo ka vizituar Majamin, Nju Jorkun, Dohën dhe Abu Dabin, brenda një kohe të shkurtër. Sipas Qendrës për Edukim Qytetar, ka një mospërputhje midis shpenzimeve që duken mjaft të larta dhe deklarimit të pasurisë nga Hrapoviç. Në atë kohë, sipas të dhënave të raportuara në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, të ardhurat e tij mujore si ministër kanë qenë rreth 2.080 euro.

Hrapoviç nuk ka dashur t’i komentojë veprimet e Prokurorisë Speciale për Radion Evropa e Lirë. Në nëntor të vitit 2022, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka hetuar edhe mënyrën e jetesës së Llidija Gjukanoviçit, bashkëshortes së presidentit në largim të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, për shkak të rrobave të shtrenjta, me të cilat shfaqet në publik, konfirmojnë nga kjo agjenci për REL-in.

“Gjatë verifikimit të pasurisë dhe të hyrave të zyrtarit publik, Millo Gjukanoviç, nuk janë konstatuar parregullsi që do të çonin në inicimin e ndonjë procedure në kompetencë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit”, thuhet në deklaratë.

Sipas të dhënave të disponueshme në ueb-faqen e kësaj agjencie, Llidija Gjukanoviç, asokohe, ka pasur të ardhura mujore prej rreth 925 eurosh, ndërsa rroga e Gjukanoviçit ka qenë 2.202 euro. Hetimet janë bërë pasi gruaja e Gjukanoviçit është shfaqur me një jelek “Dior” në një protestë të opozitës në nëntor të vitit 2022. Ky jelek, sipas të dhënave në ueb-faqen e firmës, ka kushtuar rreth 4.200 euro.

Ndër reagimet e shumta në Twitter ka qenë edhe ai i Jakov Millatoviçit, i cili është zgjedhur president i Malit të Zi në muajin prill. Sipas tij, jeleku kushtonte sa “dhjetë paga minimale”. Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi bëri të ditur se do të kontrollohet edhe mënyra e jetesës së punonjësve të policisë, ndërsa me pasurinë e tyre do të merret Njësia Speciale e Policisë. Kjo njësi do të kontrollojë të ardhurat e punonjësve të policisë, mënyrën e tyre të jetesës dhe mënyrën e jetesës së bashkëshortëve, fëmijëve, të afërmve apo miçve.

Se disa policë malazezë janë pasuruar jashtëzakonisht shumë, tregojnë edhe të dhënat e agjencisë evropiane të policisë, EUROPOL, që i janë dhënë Malit të Zi. Sipas tyre, “një numër policësh ka më shumë se 50 milionë euro në llogari”. E reja në projektligj është se zyrtarët publikë do të duhet ta deklarojnë pasurinë për të gjithë anëtarët e familjes, pavarësisht nëse jetojnë me ta ose jo. Mjetet brenda dhe jashtë vendit, si dhe të dhënat bankare do të jenë po ashtu nën kontroll, pa kërkuar pëlqim.

Hartuesi i ligjit vlerëson se ky ndryshim i jep Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit mundësi të reja ligjore për të monitoruar dhe vepruar, në rast të “mospërputhjeve të theksuara” ndërmjet mënyrës së jetesës së një zyrtari publik dhe familjes së tij dhe të të ardhurave të tyre zyrtare.

“Futja e kësaj kategorie dhe autorizimi i Agjencisë për të hetuar mënyrën e jetesës do t’i mundësojnë një punë më të mirë Agjencisë”, tha Llazar Gërdiniç nga Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS), i cili, me vite, ka hetuar rastet e korrupsionit në nivel të lartë në Mal të Zi.

Marrë nga REL

mali i zi

Sondazh

Poll
Bota 13 Maj 2023, 16:48 k.m.

Forbes shitet për 800 milionë dollarë

Forbes SHBA- Një shumicë aksionesh prej 82% kundrejt 800 milionë dollarëve në Forbes Global Media, CEO i Luminar Technologies, Au...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet