LIVE UPDATES
Bota

REL: Pengesat e vazhdueshme në rrugën drejt BE-së zbehin shpresat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

Një hulumtim që ka realizuar Instituti për Demokraci, Societas Civilis, i prezantuar të hënën, ka nxjerrë në pah se brenda një dekade është ulur për 30 për qind mbështetja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

19 Dhjetor 2023, 12:11 Nga r.ll
REL: Pengesat e vazhdueshme në rrugën drejt BE-së zbehin shpresat
foto ilustruese

SHKUP- “Jam lodhur nga pritja se një ditë do të jem qytetare e Bashkimit Evropian”, thotë Emilija Naumovska rreth të pesëdhjetave, nga Shkupi, e cila punon si juriste.

“Çdo herë na thuhet se duhet të punojmë më shumë. Tashmë 30 vjet dëgjoj se ne po ecim drejt Bashkimit Evropian, se Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e shteteve të familjes evropiane”, shprehet ajo.

Studenti Blendi Hodai pohon se për çdo ditë e më shumë i zbehet shpresa se Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ashtu siç pretendojnë zyrtarët e vendit.

“Si një i ri mendoj se Maqedonia e Veriut është shumë larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian për arsye se ka shumë ngecje për sa u përket detyrimeve që ka marrë vendi siç janë reformat në sistemim gjyqësor etj. Nuk besoj që deri më 2030 vendi do të jetë pjesë e BE-së bashkë me Shqipërinë, ashtu siç kanë theksuar zyrtarët e vendit. Megjithëse, s’do mend se e ardhmja e vendit mbetet integrimi në Bashkimin Evropian”, thotë ai.

Ndërsa, Filip Sokollovski, i cili punon në një kompani të teknologjisë informative, thotë se nuk planifikon të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut, pasi i ka humbur të gjitha shpresat se vendi ka kapacitete për t’i përmbushur kriteret që kërkohen nga Brukseli si pjesë e detyrimeve për t’u integruar në familjen evropiane.

“Nuk arrij të bindem se institucionet kanë kapacitet, e aq më pak vullnet që ta luftojnë korrupsionin, të investojnë në funksionalitetin e tyre në shërbim të qytetarëve. Thjesht, dua të jetoj në një shtet ku vlerat janë parësore dhe jo të pasurit të njohur (nepotizmi)”, thotë studenti Sokollovski.

Një hulumtim që ka realizuar Instituti për Demokraci, Societas Civilis, i prezantuar të hënën, ka nxjerrë në pah se brenda një dekade është ulur për 30 për qind mbështetja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Kjo organizatë ka theksuar se përderisa gjatë vitit 2014, 90 për qind e qytetarëve të anketuar janë shprehur pro-anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tani vetëm 60 për qind e qytetarëve janë pro-anëtarësimit në BE dhe pjesa tjetër është shprehur e pavendosur.

“Edhe pse shënon rënie mbështetja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për BE-në, megjithatë mund të thuhet se euro-skepticizmi nuk ka shënuar rritje, përkatësisht një pjesë e madhe e qytetarëve mbetet e pavendosur lidhur me këtë çështje. Do theksuar se nuk janë kundër anëtarësimit të vendit në BE”, ka theksuar Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci, Societas Civilis, gjatë prezantimit të dy analizave “Analiza e opinionit publik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian (2014 - 2023)" dhe "Integrimi në BE nën hijen e proceseve të brendshme - Analizë e opinionit publik për vitin 2023".

Zyrtarët në Maqedoninë e Veriut theksojnë se rënia e numrit të qytetarëve që mbështesin integrimin e vendit në Bashkimin Evropian ka të bëjë me bllokadat që pa të drejtë i bëhen Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e saj drejt BE-së nga vendet e saj fqinje - më herët nga Greqia duke e kushtëzuar procesin e integrimit me ndryshimin e emrit dhe së fundmi nga Bullgaria me ndryshimin e Kushtetutës.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, të hënën në kuadër të diskutimit me temën “Zgjerimi gjeopolitik i Bashkimit Evropian - mundësi të reja, rreziqe të vjetra”, të organizuar nga Instituti Friedrich Ebert ka theksuar se duhet të përfundojë shpejt procesi i integrimeve të vendit, pasi nuk ka alternativë tjetër.

“Momenti gjeopolitik është i tillë që Bashkimi Evropian përfundimisht ka kuptuar se nuk mund të ecë para, nëse nuk zgjerohet. Kjo vlen për të gjithë organizmat dhe organizatat, pra nëse nuk rritet, atëherë stagnon” ka theksuar kryeministri Kovaçeski megjithëse për ngecjen e procesit integrues ka fajësuar opozitën përkatësisht bllokimin e ndryshimit të Kushtetutës si kusht për të filluar bisedimet për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.

“Vetëm një gjë mund t’i shtyjë proceset para. Votimi i ndryshimeve të Kushtetutës dhe atë me këtë përbërje parlamentare. Ai që pret, asgjë nuk përfiton. Ai që ndërton dhe lufton për të ardhmen, ai fiton. Pamë se çka na solli pritja për 17 vjet. Përfundimi, asgjë”, ka theksuar Kovaçeski.

Nga ana tjetër, ish-ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ka vlerësuar se BE-ja duhet ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në raport me kërkesat e vazhdueshme të palës bullgare.

“Kur Maqedonia e Veriut negocion me fqinjin e saj në anën tjetër, nuk është vetëm Bullgaria, por edhe fuqia e saj politike, e cila buron nga anëtarësimi në BE dhe dëshira jonë për t'u bërë anëtare e BE-së. Kur BE-ja tashmë ka dështuar ta balancojë atë asimetri, duke eliminuar disi çështjet dypalëshe nga procesi, atëherë ne besojmë se BE-ja duhet të ulet në tryezë dhe të ndihmojë për të gjetur një proces të qëndrueshëm dhe produktiv", ka theksuar Shekerinska./REL

be maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!