LIVE UPDATES
Bota

REL: Partitë maqedonase kundër partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit në Kuvend

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, të enjten gjatë prezantimit të kandidatit të partisë së tij për president, Bujar Osmani, tha se fushata e BDI-së në zgjedhje do të përqendrohet në kërkesën që në të ardhmen presidenti të zgjidhet në Kuvend, ndërsa përveç presidentit të zgjidhet edhe një zëvendëspresident, që do të ishte shqiptar.

23 Shkurt 2024, 19:07 Nga S.N
REL: Partitë maqedonase kundër partive shqiptare për zgjedhjen e
Foto Ilustrim

MAQEDONI E VERIUT- Dy partitë kryesore maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet dhe VMRO DPMNE-ja në opozitë, të premten, më 23 shkurt, janë shprehur kundër kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet dhe opozitës së bashkuar shqiptare për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut në Kuvend, dhe jo përmes zgjedhjeve të drejtëpërdrejta.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, të enjten gjatë prezantimit të kandidatit të partisë së tij për president, Bujar Osmani, tha se fushata e BDI-së në zgjedhje do të përqendrohet në kërkesën që në të ardhmen presidenti të zgjidhet në Kuvend, ndërsa përveç presidentit të zgjidhet edhe një zëvendëspresident, që do të ishte shqiptar.

Një kërkesë të tillë, të mërkurën, e prezantoi edhe Arben Taravari, kandidati për president i opozitës shqiptare që përbëhet nga katër parti politike.

Veç kësaj, Taravari kërkoi që me Kushtetutë të përcaktohet që një nga tre postet kryesore në shtet t’i takojë shqiptarëve – presidenti, kryetari i Kuvendit apo kryeministri.

Kushtetutë t’i takojë shqiptarëve
Nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, tha se kërkesa e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, nuk do të pranohet asnjëherë pasi paraqet “suspendim të demokracisë”.

“Çdo tentativë për suspendim të demokracisë është vetëm përpjekje për ta nxjerrë popullin jashtë procesit të vendimmarrjes”, tha ai.

Sipas tij, ideja e promovuar nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi është një ide që ata duan “të sundojnë përgjithmonë”.

“Jam i vetëdijshëm se Ali Ahmeti kryetar i BDI-së dhe Artan Grubi zëvendëskryeministër, të cilët e promovuan këtë ide, do të donin të sundonin përgjithmonë në atë mënyrë që të ketë ndikim serioz partiak në zgjedhjen e Qeverisë dhe të presidentit të vendit dhe kjo është jodemokratike, është përpjekje për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin në Maqedoni të Veriut”, deklaroi Nikollovski.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate, njëherësh ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se kërkesa e BDI-së asnjëherë nuk është biseduar as në organet e partisë, e as në takimet me Ahmetin.

Ai ka rikujtuar BDI-së se ndryshimi i Kushtetutës kërkon dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvend, duke bërë me dije se një ide e tillë vështirë se do të mund të kalonte.

“Tani jemi në fushatë zgjedhore dhe do mund të dëgjojmë shumë premtime. Dikush do të premtojë disa gjëra të cilat nuk varen vetëm prej tij. Për shembull, ndryshimi i Kushtetutës kërkon dy të tretat e votave... Deri në këtë moment nuk kemi folur sepse nuk është çështje e diskutimit brenda nesh. Qytetarët në zgjedhje do të tregojnë se çfarë duan sikur edhe numri i deputetëve që partitë do të fitojnë në Kuvend”, ka deklaruar Kovaçevski.

Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj./Marrë nga REL.

maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet