Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të premten, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione të reja kundër Rusisë në prag të dyvjetorit të pushtimit të Ukrainës nga Moska, si dhe pas vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny, në një burg rus.
RUSI- Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha të shtunën se Moska do të kërkojë “hakmarrje” për sanksionet e mëdha që Perëndimi i ka vendosur kundër saj. Të premten, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione të reja kundër Rusisë në prag të dyvjetorit të pushtimit të Ukrainës nga Moska, si dhe pas vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny, në një burg rus.
“Arsyeja për sanksione është e qartë: Sa më keq që është për qytetarët rusë, aq më mirë është për botën perëndimore”, tha Medvedev në rrjetet sociale.
“Ne thjesht duhet ta kujtojmë këtë dhe të hakmerremi kurdo që mundemi. Ata janë armiqtë tanë”, shtoi ai.
Bashkimi Evropian e prezantoi dje paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, një ditë para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
“Sot, ne po ashpërsojmë edhe më shumë masat kufizuese kundër ushtrisë së Rusisë dhe sektorit të mbrojtjes”, tha shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, përmes një deklarate për media.
Në të njëjtën ditë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se më shumë se 500 sanksione të reja do të vendosen kundër Rusisë.
“Këto sanksione do të shënjestrojnë individë të lidhur me burgosjen e Navalnyt, por edhe sektorin financiar të Rusisë, atë të mbrojtjes, rrjetet e prokurimit dhe shmangësit e sanksioneve në vende të tjera”, tha Biden.
Navalny, një kritik i zëshëm i Kremlinit, vdiq më 16 shkurt në rrethana të dyshimta në një burg të Arktikut në veri të Rusisë. Ai po vuante një dënim të gjatë për akuza për ekstremizëm që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.
“Ato sanksionet do të sigurohen që Putini do ta paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe për shtypjen brenda vendit”, tha Biden.
Sipas Bidenit, Putin ka bërë "llogari të gabuara" me nisjen e pushtimit të Ukrainës. Si pasojë e agresionit rus janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe janë shkatërruar shumë qytete.
Marrë nga REL
Foto Ilustrim IRLANDË- Sipas një studimi të ri të botuar në Nature Neuroscience , studiuesit në Kolegjin Trinity n&...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Në përvjetorin e dytë të pushtimit rus presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha “ne do të...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova i qëndron përkrah Ukrainës në dyvjetor...
Presidenti i Brazilit BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ditën e djeshme akuzoi sërish Izraelin për "gjen...
Foto Ilustrim SHBA- Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut po monitoron fluturimin e nj...
Papa Françesku VATIKAN- Vatikani njoftoi se Papa Françesku është me grip dhe seancat e tij të planifikuara për ditën...
Foto ilustruese KOSOVË-Wolfang Petrisch, ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën ka dhënë një intervistë p...
Foto ilustruese UKRAINË-Ushtria ukrainase ka shkatërruar një avion vëzhgues rus A-50, tha komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchu...
Foto ilustruese SHBA-14 cisterna ruse të nfatës janë futur ditën e sotme në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara t&eum...
SPANJË-Dy amerikanë besohet se kanë vdekur pasi një treshe të burgosurish të arratisur nga shteti ishullor i Grenadës rr&eu...