LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Ku qëndrojnë palët rreth arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza?

Lufta u nxit pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur radikalët vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

1 Shkurt 2024, 07:46 Nga N.F
Analiza e REL: Ku qëndrojnë palët rreth arritjes së një
Foto ilustruese

SHBA- Ndërmjetësit e Shteteve të Bashkuara dhe të Lindjes së Mesme gjatë ditëve të fundit janë shprehur optimistë se janë afër arritjes së një marrëveshjeje dymujore armëpushimi në Gazë dhe lirimin e më shumë se 100 pengjeve që mbahen nga Hamasi, grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Por, të martën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, refuzoi dy kërkesat kryesore të grupit radikal palestinez – që Izraeli të tërheqë forcat e tij nga Gaza dhe të lirojë mijëra të burgosur palestinezë - duke vënë në pah se mes dy palëve ka ende dallime të mëdha.

Lufta u nxit pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur radikalët vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë. Pothuajse gjysma e pengjeve u liruan gjatë armëpushimit njëjavor nëntorin e kaluar, në këmbim të lirimit të 240 të burgosurve palestinezë. Ofensiva izraelite ka vrarë mbi 26.700 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, institucion që nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve. Afër 85 për qind e popullatës prej 2.3 milionë banorësh të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe Kombet e Bashkuara thanë se çereku i popullsisë po përballet me uri.

Lufta po ashtu ka trazuar rajonin, me grupet e mbështetura nga Irani në Liban, Siri, Irak dhe Jemen që po sulmojnë caqet izraelite dhe amerikane në mbështetje të palestinezëve. Sulmet janë përballur me kundërpërgjigje, që ka rritur frikën se konflikti mund të zgjerohet në rajon. Në këtë tekst mund të mësoni për qëndrimet e palëve sa i përket përfundimit të konfliktit. Netanyahu vazhdimisht është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Izraeli të shkatërrojë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe kthimin e të gjitha pengjeve, dy synime vështirë të arritshme, për të cilat shumë izraelitë druhen se nuk mund të realizohen njëkohësisht.

Duke folur në një akademi fetare paraushtarake në Bregun e pushtuar Perëndimor, kryeministri izraelit tha se ne “nuk do të tërheqim ushtrinë izraelite nga Rripi i Gazës dhe nuk do të lirojmë mijëra terroristë”. Një qëndrim i tillë duket se bën të pamundur arritjen e ndonjë marrëveshjeje me Hamasin, por mund të jetë edhe një qëndrim që synon të forcojë pozicionin e Izraelit në bisedimet indirekte që po vazhdojnë.

Netanyahu po përballet me presion nga familjet e pengjeve dhe nga publiku më i gjerë për të arritur një marrëveshje me Hamasin, që pengjet të kthehen në shtëpi. Shumë izraelitë druajnë se koha po mbaron. Në të njëjtën kohë, koalicioni i tij qeverisës – i dominuar nga ultranacionalistët e linjës së ashpër që kundërshtojnë arritjen e një marrëveshjeje – mund të bjerë, nëse ai vlerësohet se është shumë i butë me Hamasin.

Ushtria izraelite ka arritur që me sukses të shpëtojë vetëm një peng dhe Hamasi ka thënë se disa pengje janë vrarë gjatë sulmeve ajrore apo gjatë operacioneve të dështuara të shpëtimit. Në dhjetor, forcat izraelite gabimisht vranë tri pengje që kishin ikur dhe të cilët, në momentin kur u vranë, po valëvisnin një flamur të bardhë.

Hamasi ka refuzuar që të lirojë më shumë pengje derisa Izraeli t’i japë fund ofensivës së tij dhe të tërhiqet nga Gaza. Grupi radikal dëshiron një marrëveshje më të gjerë që do të përfshinte një armëpushim afatgjatë dhe rindërtimin e Gazës. Udhëheqësi kryesor politik i grupit, Ismail Haniyeh, tha të martën se prioriteti i tij ishte “tërheqja e plotë” e forcave izraelite nga Gaza. Ai tha se çdo marrëveshje duhet po ashtu të çojë te rindërtimi, heqja e bllokadës izraelito-egjiptiane ndaj territorit dhe lirimi “i të gjithë të burgosurve tanë heroikë”.

Gjerësisht besohet se Hamasi po mban pengjet në tunelet e ruajtura rëndë, që gjenden thellë në tokë, duke i përdorur pengjet si mburoja njerëzore për liderët e lartë të grupit dhe për të bërë pazare për lirimin e mijëra të burgosurve palestinezë. Në mesin e personave që po kërkohet të lirohen përfshihen edhe luftëtarë të profilit të lartë, që kanë qenë të përfshirë në sulme ku janë vrarë civilë izraelitë.

Nëse Hamasi liron pengjet pa përfunduar lufta, do ta ekspozonte veten ndaj një sulmi edhe më të ashpër të Izraelit sapo të skadonte ndonjë armëpushim. Dështimi për të siguruar një këmbim të madh të të burgosurve do ta ekspozonte grupin radikal ndaj kritikave të ashpra të palestinezëve, pas numrit të lartë të viktimave shkatërrimit të paprecedent në enklavën e vogël bregdetare, që u nxitën nga sulmi i 7 tetorit i Hamasit.

Në anën tjetër, nëse Hamasi siguron një armëpushim afatgjatë, tërheqjen e forcave izraelite dhe lirimin e mijëra të burgosurve, do të shihej si fitore e luftës, të paktën nga mbështetësit e tij. Shtetet e Bashkuara, që kanë ofruar mbështetje thelbësore ushtarake për ofensivën, mbështet gjerësisht qëllimet e Izraelit në këtë luftë. Uashingtoni dëshiron që të gjitha pengjet të lirohet dhe të sigurohet që Hamasi më kurrë nuk do të mund të kryejë sulme, sikurse më 7 tetor.

Por, administrata e presidentit Joe Biden, po ashtu ka interes të madh për të ulur intensitetin e luftës, e cila ka shkaktuar një paqëndrueshmëri në rajon dhe ka ndarë demokratët në zgjedhjet presidenciale amerikane që do të mbahen më vonë gjatë këtij viti. Shtetet arabe, përfshirë edhe ndërmjetësit kyçë, Egjiptin dhe Katarin, kanë bërë thirrje për një armëpushim që në ditët e para të luftës, duke shprehur frikën se konflikti në Gazë mund të shkaktojë paqëndrueshmëri më të gjerë.

Ndërmjetësit amerikanë dhe arabë duket se po kërkojnë një mes, sipas të cilit, pengjet do të liroheshin në faza gjatë një periudhe dymujore në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë. Po ashtu ata po kërkojnë që në Gazë të lejohen dërgimi i më shumë ndihmave humanitare dhe tërheqjen e pjesshme të forcave izraelite. Një pauzë prej dy muajsh mund të blinte kohë për negociata për një marrëveshje më të madhe, në mënyrë që të adresohej konflikti dekadësh midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Diplomatët amerikanë dhe arabë kanë folur për një marrëveshje të mundshme, sipas së cilës, Arabia Saudite do të njihte Izraelin dhe do t’i bashkohej shteteve arabe dhe Autoritetit Palestinez të mbështetur nga Perëndimi për të ndihmuar në rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës, në këmbim të një rruge kredibile drejt krijimit të një shteti palestinez, përkrah Izraelit. Por, Netanyahu, Qeveria e të cilit kundërshton shtetësinë palestineze, dhe Hamasi, që refuzon ta njohë Izraelin, kanë hedhur poshtë këtë mundësi.

Marrë nga REL

gaza shba be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet