LIVE UPDATES
Bota

REL: Jo vetëm nënat por edhe burrat duan pushim prindëror

Për këtë lajm, që e mori rreth orës 4:30 të mëngjesit së 20 shtatorit të vitit të kaluar, jashtë sallës së lindjes, ai dhe bashkëshortja e tij ishin përgatitur për muaj me radhë.

16 Tetor 2022, 09:39 Nga I.A
REL: Jo vetëm nënat por edhe burrat duan pushim prindëror
Foto Ilustrurese

KOSOVË- Rreth dy orë para se rrezet e para të diellit të binin mbi dritaret e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, fytyra e Lip Salihut u ndriçua kur iu bë e ditur se sapo ishte bërë baba për herë të parë. Për këtë lajm, që e mori rreth orës 4:30 të mëngjesit së 20 shtatorit të vitit të kaluar, jashtë sallës së lindjes, ai dhe bashkëshortja e tij ishin përgatitur për muaj me radhë.

“Ne, në përputhshmëri të plotë, në bazën e politikave familjare, kemi planifikuar pushimin për lindjen e vajzës sonë”, rrëfen Salihu, nga fshati Banullë i Lipjanit, për Radion Evropa e Lirë.

Shkaku i Ligjit të punës në fuqi, ai është detyruar ta ruajë pushimin e tij vjetor dhe të marrë edhe një muaj pushim pa pagesë, në mënyrë që të jetë në dispozicion të bashkëshortes së tij pas lindjes dhe t’i përjetojë momentet e para të jetës së vajzës së tyre, Odetës.

“Përpjekjet e bashkërenduara të prindërve lehtësojnë rolin e barrshëm të nënës dhe sigurojnë mbrojtje dhe kujdes më të mirë për fëmijët”, thotë Salihu, me profesion mësimdhënës.

Pushimi, sipas tij, ndihmon edhe në krijimin e një lidhjeje më të fortë emocionale me fëmijën.  Dëshirën e njëjtë, për ta shijuar fillimin e një jete të re larg presionit të punës dhe afër familjes, e ndajnë edhe shumë burra të tjerë, sipas Igballe Rugovës, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës (RRGK).

“Shtatëdhjetë për qind e burrave thanë [gjatë një hulumtimi] që edhe ata dëshirojnë leje prindërore. Pra, kjo është kërkesë edhe e burrave që të jenë pjesë e drejtë e rritjes së fëmijëve për një kohë të përcaktuar”, thotë Rugova.

RRGK-ja, në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), ka propozuar një ndryshim në Ligjin e punës, në mënyrë që kjo dëshirë e baballarëve të bëhet realitet. Në bazë të Ligji për marrëdhënie pune, njëri nga dy prindërit ka të drejtë të marrë pushimin e lehonisë për nëntë muaj. Nënave lehona në Kosovë u takojnë 12 muaj pushim, prej të cilëve nëntë muajt e parë janë me pagesë. Në anën tjetër, babai i fëmijës ka të drejtë vetëm në dy ditë pushim me pagesë pas lindjes së fëmijës dhe dy javë pushim të papaguar. Të drejtat e pushimit të nënës mund të barten te babai i fëmijës vetëm në rastet kur nëna vdes, braktis fëmijën ose prindërit merren vesh mes vete.

Por, RRGK-ja ka propozuar që të ndryshohet kjo skemë. Sipas kërkesës së kësaj organizate, gjashtë muaj duhet të ndahen si leje e lehonisë për nënat dhe një muaj si leje e atësisë për baballarët. Gjashtëmujori i dytë, që cilësohet si leje prindërore, mund të ndahet mes dy prindërve. Megjithatë, së paku një muaj planifikohet të jetë i patransferueshëm nga baballarët te nënat. Inspektorati i Punës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, i pyetur nga Radio Evropa e Lirë, ka thënë se, e ka pranuar propozimin e RRGK-së. "Ky propozim është inkorporuar në draftin e Ligjit të punës dhe pritet t'i kalojë procedurat e tjera ligjore", thuhet në përgjijgen e Inspektoratit të Punës për REL-in. Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e Zyrës së Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Kosovë, beson se propozimi për ndryshimin e legjislacionit duhet të jetë edhe më rigoroz.

“[Duhet] të jemi më rigorozë te pushimi i baballarëve, në kuptimin që të shkohet edhe një hap më larg: nëse nuk e marrin pushimin, atëherë të mos iu paguhet rroga atë muaj”, thotë Mujko-Nimani.

Arsyeja pse kërkohet që edhe baballarët të marrin pushim prindëror qëndron edhe te përmirësimi i mirëqenies sociale për gratë. Sandra Horina, shefe e Zyrës në Kosovë të Agjencisë Austriake për Zhvillim, beson se niveli më i lartë i papunësisë te gratë vjen si shkak i përgjegjësisë për përkujdesje ndaj fëmijës.

“Në Kosovë, gratë duhet të vendosin nëse duan të kenë fëmijë apo duan të punojnë. Nëse nuk ka pagesa për pushimin e lindjes apo të atësisë, ato natyrisht që do të vendosin të lindin fëmijë dhe të mos punojnë”, thotë Horina Për më tepër, ajo shton se pushimi prindëror për baballarët do të ndikonte dhe në ndarjen më të drejtë të përgjegjësive për përkujdesjen ndaj familjes dhe për detyrat shtëpiake. Sipas raportit të publikuar nga Aleanca Gjinore për Zhvillim, në tetor të vitit 2020, gratë në Kosovë dhe Shqipëri kalojnë 300% më shumë kohë në aktivitete shtëpiake dhe kujdes familjar sesa burrat. Ndryshimi i skemës së pushimeve shkaku i lindjes së fëmijës do ta ulte barrën edhe mbi sektorin privat.

Ligji aktual e lë barrën kryesore për kompensimin e pagës te punëdhënësit, që duhet ta paguajnë 70% të pagës për nënat lehona gjatë gjashtë muajve të parë të pushimit të lehonisë. Por, RRGK-ja propozon që kjo shumë, gjatë gjashtëmujorit të parë, të paguhet nga Qeveria, ndërsa 70% e pagës gjatë tremujorit vijues të kompensohet nga punëdhënësi. Sipas RRGK-së, ky model do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës vetëm 5 milionë euro në vit më shumë sesa skema aktuale. Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se kjo shumë nuk është aspak e madhe.

“Në fakt, kur i sheh të mirat që ia sjell vendit, ajo [shumë prej 5 milionë eurosh] është si një 50-centësh apo e pavërejtshme kur flasim për një buxhet prej dy miliardë e 300 ose 400 milionë eurosh”, thotë Rafuna.

Buxheti i Kosovës për këtë vit është mbi 2.7 miliardë euro. Por, Syzana Bytyqi Jagxhiu, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, beson se, kur flitet për pushimin prindëror, fokusi nuk duhet të jetë te kostoja.

“Pyetja do të duhej të ishte jo sa i kushton buxhetit të Kosovës mbulimi i pushimit prindëror, por sa i kushton Kosovës, shoqërisë sonë mosaktivizimi i gjysmës së popullatës”, shprehet ajo. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gratë përbëjnë afro gjysmën e popullsisë 1.7-milionëshe të vendit. Prej tyre, të punësuara janë rreth 15 për qind. Tentime të ngjashme për ndryshimin e skemës së pushimeve të lehonisë dhe të lejes së atësisë ka pasur edhe më herët. Qeveria aktuale e Kosovës, e cila është zgjedhur në pranverë të vitit të kaluar, e ka këtë çështje pjesë të programit qeverisës, mirëpo ende nuk është bërë asnjë ndryshim në Ligjin e punës.

Marrë nga REL

sandra horina visare mujko-nimani rrgk igballe rugova unfpa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet