All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

REL: Dinari sprovon marrëdhëniet Kosovë-SHBA

Reagimet u bënë një ditë pasi ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se SHBA-ja është shumë e shqetësuar me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb.

14 Shkurt 2024, 17:14 Nga Bekim Bislimi
REL: Dinari sprovon marrëdhëniet Kosovë-SHBA
Flamuri amerikan i shfaqur me projektor në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë - Fotografi nga arkivi.
All - Paragraf - 1

KOSOVA- Rreziku i prishjes së partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-së shqetësoi një pjesë të opinionit publik, që marrëdhëniet mes dy vendeve i konsideron si “ekzistenciale”.

“Kush nuk e kupton këtë, nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve”, tha Avdullah Hoti, deputet i opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Zyrtarë të Qeverisë, megjithatë, bënë përpjekje t’i ulin shqetësimet, duke këmbëngulur se ata “konsultohen dhe koordinohen me aleatët”. Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova “nuk ka partner, aleat dhe mik të rëndësishëm sikurse SHBA-ja”. Reagimet u bënë një ditë pasi ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se SHBA-ja “është shumë e shqetësuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb” në Kosovë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se Kosova duhet të tërhiqet nga ky vendim që “e ka vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në”. Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse po e konsideron zmbrapsjen, ashtu siç e kërkoi O’Brien. Por, kryeministri Albin Kurti, duke folur të mërkurën në një ngjarje në Prizren, tha se Banka Qendrore e Kosovës e ka prezantuar tashmë planin e saj për zbatimin e rregullores. Plani prej 10 pikësh parasheh, mes tjerash, lehtësimin e kushteve për hapjen e llogarive bankare dhe pezullimin e përkohshëm të tarifës së BQK-së për hapje të degëve të bankave.

Qeveria “nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura shtetërore, sikurse që është Banka Qendrore e Kosovës”, tha Kurti dhe shtoi se partneriteti i Kosovës me SHBA-në nuk është në rrezik.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat dhe mik të rëndësishëm sikurse Shtetet e Bashkuara. Kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Kosovës”, tha ai.

Për Ariana Musliu Shoshin, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, partneriteti me SHBA-në nuk bën të lëkundet assesi. Sipas saj, ky partneritet është shumë më i vlefshëm se çdo vendim për çfarëdo të drejte të Kosovës.

“... sepse, vetëm në partneritet me SHBA-në, ne mund të arrijmë ta fuqizojmë subjektivitetin ndërkombëtar, por edhe politikën e brendshme”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Musliu Shoshi shton se askush prej aleatëve të Kosovës, përfshirë SHBA-në, nuk ka deklaruar se Kosova nuk ka të drejtë të marrë vendime që janë në përputhje me ligjin, porse për të gjetur zbatim, “ato duhet të jenë të koordinuara me aleatët”. Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu në opozitë, tha se deklarimet e ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, O’Brien, duhet të merren me shumë shqetësim.

“Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale. Kush nuk e kupton këtë, nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve. Bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim që t’i mirëmbajnë këto marrëdhënie të pacenueshme”, shkroi Hoti në një postim në Facebook.

“Veprimet e Qeverisë [së Kosovës] duhet të jenë në harmoni me qëndrimet e aleatëve të saj ndërkombëtarë”, këmbënguli edhe deputetja tjetër opozitare, Time Kadrijaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Derisa përfaqësuesit e opozitës nuk e thonë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse Qeveria duhet ta tërheqë vendimin ose jo, disa analistë janë më të prerë - “Qeveria e Kosovës duhet të reflektojë dhe të tërhiqet nga vendimi për ndalimin e dinarit”, thotë Agon Maliqi për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, deklaratat e O’Brienit përmbajnë “tone kërcënuese” dhe “shoqërohen me një lloj zhgënjimi” me kryeministrin Kurti.

“[Tërheqja] mund të jetë problematike në aspektin e brendshëm, pra për ta arsyetuar këtë gjë, por mendoj se me vullnet politik ka hapësirë për tërheqje nga ky vendim”, thotë Maliqi.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme me mënyrën se si i ndërton raportet me një partner strategjik, siç është SHBA-ja. David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, nuk e përjashton mundësinë që SHBA-ja të vendosë sanksione kundër Kosovës, por thekson se “nuk do të shkojë aq larg dhe, thjesht, ta ndërpresë marrëdhënien me Kosovën”. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se Kosova do të duhej ta shtynte sa më shumë që është e mundur zbatimin e vendimit për dinarin, ose ta revokonte tërësisht.

“Amerikanët nuk duan që Kurti të bëjë gjëra që nxisin bela në një rajon, që Perëndimi e do vërtet të qetë, derisa merret me gjithçka tjetër që po ndodh në botë”, thotë Kanin.

Veprimet e Kurtit, sipas tij, “e ndihmojnë Serbinë” dhe “bëjnë që të gjithë të harrojnë për Banjskën” - fshatin në veri të Kosovës, ku një grup i serbëve të Kosovës sulmoi policinë e Kosovës në shtator të vitit të kaluar, duke vrarë një polic. Kanin thotë se SHBA-ja, me mbështetjen e së cilës Kosova shpalli pavarësinë 16 vjet më parë, “është mbrojtëse e Kosovës”. Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës përcakton “një monedhë të vetme” si mjet të vlefshëm pagese në Kosovë. Por, për vite me radhë, dinarët arritën në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviçit, në veri të Kosovës. Ato para, pastaj, i transportonte kompania për transport të parave “Henderson”. Disa ia vunë fajin Doganës së Kosovës që e ka lejuar një praktikë të tillë, pasi që BQK-ja është institucioni i vetëm i autorizuar për import dhe eksport të euros dhe valutave të tjera në Kosovë. Kreu i BQK-së, Ahmet Ismaili, e përmendi integritetin financiar si arsyen kryesore për zbatimin e rregullores./ REL

kosova dinari shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë