Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në Medvegjë e Bujanoc, sipas Mustafit, ende nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit, por Ragmi theksoi se deri tani i bie që rreth 100 mijë shqiptarë kanë deklaruar kombësinë në Serbi.
SERBI- Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka thënë se në Preshevë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë me 58 mijë e 845 banorë, ndërkaq në Bujanoc, sipas tij, deri tani janë regjistruar mbi 54 mijë qytetarë dhe mbeten edhe diku rreth 90 shtëpi të regjistrohen e në Medvegjë janë regjistruar tetëmijë.
Në Medvegjë e Bujanoc, sipas Mustafit, ende nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit, por Ragmi theksoi se deri tani i bie që rreth 100 mijë shqiptarë kanë deklaruar kombësinë në Serbi.
“Mbi 54 mijë qytetarë janë regjistruar në Bujanoc dhe mbeten edhe diku rreth 90 shtëpi të regjistrohen. Derisa në Medvegjë rreth tetëmijë janë regjistruar. Shpresojmë të jenë mbi 15 % shqiptarë. Ende nuk është përmbyllur procesi në Medvegjë dhe Bujanoc… Shqiptarë janë afër 100 mijë, por ende nuk i kemi të dhënat e përpunuara”, ka thënë Mustafi.
Mustafi, në një përgjigje për Klankosova, ka thënë se në vitin 2011 e kanë bojkotuar procesin e regjistrimit, ku janë regjistruar vetëm 400 shqiptarë, ndërkaq në vitin 2002 nuk është lejuar regjistrimi i diasporës shqiptare.
“Procesi i regjistrimit të popullsisë në Komunën e Preshevës është përmbyllur me 58 mijë e 845 banorë të regjistruar. Por në vitin 2011 e kemi bojkotuar procesin dhe kanë qenë vetëm serbët dhe diku 400 shqiptarë të regjistruar në Preshevë. Në vitin 2002 nuk është lejuar të regjistrohet diaspora”, ka thënë Mustafi.
Ai tregoi se sot është takuar edhe me Komisarin e Lartë për Pakicat Kombëtare nga Haga, Kairat Abdrakhmanov, të cilit i kanë kërkuar monitorimin e përfundimit të procesit dhe përpunimit të të dhënave.
“Deklaratat e Presidentit Vuçiq ishin shqetësuese. Kemi takuar Komisarin e Lartë për Pakicat Kombëtare nga Haga, ambasadorin e OSBE-së dhe kemi kërkuar monitorim të përfundimit të procesit dhe përpunimit të të dhënave”, ka shtuar ai.
Ai tha se rreth 100 mijë shqiptarë “është dëshmia më e mirë kundër diskriminimit e pasivizimit të adresave”.
Regjistrimi i popullsisë për shqiptarët në Serbi po bëhet pas dy dekadave. Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë që u organizua në vitin 2011, për shkak se nuk u respektuan kërkesat e tyre. Në regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2002, ku morën pjesë shqiptarët janë evidentuar 56 mijë banorë.
momente nga perplasja MAQEDONIA E VERIUT- Ditën e djeshme në Bllagoevgrad të Bullgarisë është hapur klubi i parë ku...
Suella Braverman BRITANI- Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, e riemëruar nga Sunak 10 ditë pas dorëheq...
Gruri RUSI- Çimi i grurit u rrit me pothuajse 6% të hënën dhe misri u rrit me më shumë se 2% pasi tërheqja e Rusis&eum...
Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për marrëveshjen e eksportit...
Pamje nga sulmi KOSOVË- Gjykata Themelore në Pejë, me kërkesë të prokurorisë, ka lënë për një muaj n...
Obama SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, u përball me një sulmues gjatë një mitingu të fushatës në Detro...
Ariana Grande SHBA- Ariana Grande është një nga këngëtaret më të suksesshme sot, karriera e së cilës filloi ku...
Ukraine UKRAINË-Raportet për sulme po vazhdojnë të dalin në Ukrainë, me ato në Kiev, Kharkiv dhe Zaporizhzhia që ko...
Luis Inacio "Lula" da Silva BRAZIL- Luis Inacio Lula da Silva u zotua të dielën mbrëma, pas fitores së tij të ngushtë në...
Andrej Babis ÇEKI- Biznesmeni miliarder çek dhe ish-kryeministri Andrej Babis, i cili po hetohet për mashtrim me qël...