LIVE UPDATES
Bota

Rebelët sirianë zotohen të shkatërrojnë perandorinë e drogës së Assadit

Rreth 20 kilometra në verilindje të Damaskut, rruga të çon në zonën e largët të Douma-s ku gjendet një prej fabrikave. Fabrika që më parë prodhonte patate të skuqura u përdor nga regjimi i Presidentit Bashar al-Assad për të prodhuar ‘kaptagonin’, drogën që shpesh quhet “kokaina e të varfërve”.

7 Janar 2025, 19:01 Nga N.F
Rebelët sirianë zotohen të shkatërrojnë
Siri

SIRI- Droga ‘kaptagon’ që njihet si “kokaina e të varfërve” siguronte përfitime me vlerë prej miliarda dollarësh në vit për regjimin e Presidentit sirian Bashar al-Assad. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Joan Cabasés Vega njofton se tani, rebelët që e rrëzuan atë nga pushteti kanë çmontuar fabrikat shtetërore që prodhonin drogën. Ata janë zotuar se do të shkatërrojnë në tërësi atë që e quajnë perandoria e drogës së Assadit.

Rreth 20 kilometra në verilindje të Damaskut, rruga të çon në zonën e largët të Douma-s ku gjendet një prej fabrikave. Fabrika që më parë prodhonte patate të skuqura u përdor nga regjimi i Presidentit Bashar al-Assad për të prodhuar ‘kaptagonin’, drogën që shpesh quhet “kokaina e të varfërve”.

“Klani i Assadit ishte prodhuesi më i madh i drogës në botë”, thotë Basel-i, rebel nga grupi “Hyat Tahrir al-Sham” që nuk pranoi të japë mbiemrin e tij.

Ky grup rebel e përmbysi Assadin dhe tani është në pushtet. Brenda disa kutive elektrike, ai zbulon rezerva të fshehura të drogës që ka ngjashmëri me amfetaminën, gati për eksport.

“I gjithë kaptagoni i fshehur këtu është përgjegjësi e Maher al-Assadit, vëllait të Basharit. Ata e fshehën drogën brenda këtyre pajisjeve elektrike. Zakonisht kanë futur deri në dy kilogramë kaptagon në secilën pajisje dhe më pas i kanë dërguar në vende të ndryshme të botës”.

Ekspertët thonë se tregtia me ‘kaptagon’ u bë një metodë e rëndësishme e sigurimit të të ardhurave për regjimin e Asadit, duke ndihmuar në zbutjen e ndikimit të sanksioneve ndërkombëtare. Tregtia me këtë drogë siguroi afërsisht 2.4 miliardë dollarë fitim në vit për familjen Assad, sipas Institutit ‘New Lines’.

Në fabrikë, mjetet dhe kimikatet e përdorura për prodhimin e ‘kaptagonit’ janë ende të dukshme. Kutitë e mbushura me këtë drogë janë të shpërndara gjithandej krahas materialeve të paketimit për të maskuar tregtinë e drogës. ‘Kaptagoni’ shpesh kontrabandohej edhe brenda kutive të lëngut të portokallit, komponentëve elektronikë dhe madje edhe mobiljeve të cilësisë së lartë.

Rebelët thonë se punëtorët i vunë zjarrin fabrikës përpara se të largoheshin, me gjasë në përpjekje për të shkatërruar provat. Ata thonë se kanë zbuluar deri në 160 fabrika të ngjashme në të gjithë Sirinë. Ata gjetën gjithashtu dokumente që tregojnë me detaje aktivitetin tregtar, duke përfshirë të dhënat e blerësve në listën ku janë të shkruara vendet, kompanitë dhe individët. Në vitin 2023, qeveria britanike vlerësoi se 80 për qind e furnizimit botëror me ‘kaptagon’ vinte nga Siria.

Tani, rebelët e grupit ‘Hayat Tahrir al-Sham’ thonë se ka ardhur koha për t'i dhënë fund prodhimit të drogës në vend. Ata thonë se shitja e drogës për të financuar aktivitetet nuk përputhet me vlerat e tyre./VOA

siri droge bashar al-assad

Sondazh

Poll
Bota 7 Janar 2025, 18:08 E. D

Sekretari Blinken viziton Japoninë

Antony Blinken JAPONI- Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel&...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet