LIVE UPDATES
Bota

Reagim i zbehtë nga Moska për ngjarjet në Iran dhe Venezuelë/ Pse Putin nuk foli për këto ngjarje në daljen e tij të parë të vitit?

Po ashtu nuk u përmendën as protestat që po përshkallëzohen dhe po e tronditin Iranin – një tjetër aleat i rëndësishëm i Moskës

16 Janar 2026, 07:49 Nga D.S
Reagim i zbehtë nga Moska për ngjarjet në Iran dhe
Vladimir Putin

Ishte takimi i parë publik i presidentin rus, Vladimir Putin, pas Vitit të Ri. Bastisjet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë – një aleate e ngushtë e Moskës – dhe kapja e presidentit të saj një javë më parë nuk ishin në rend dite, të paktën jo publikisht.

Po ashtu nuk u përmendën as protestat që po përshkallëzohen dhe po e tronditin Iranin – një tjetër aleat i rëndësishëm i Moskës. As Kuba, Qeveria e së cilës është nën presion për shkak të krizës në Venezuelë, nuk u diskutua.

Agjenda e takimit publik të Putinit më 12 janar – me një zëvendëskryeministër teknokrat – ishte për prodhimin industrial rus, së bashku me programin hapësinor rus, tashmë të vjetruar.

Dikush ka mundur të mendojë se një sërë aleatësh që po destabilizohen ose po shemben do ta shtynin Moskën të kishte një reagim më të fortë. Kremlini i ka kultivuar këto raporte për vite të tëra, në mos dekada, pjesërisht për arsye ekonomike dhe ushtarake, e pjesërisht për t’iu kundërvënë Shteteve të Bashkuara.

Për vite me radhë ajo ka kundërshtuar po ashtu të ashtuquajturat “revolucione me ngjyra”, protesta antiqeveritare për të cilat Moska pretendon se janë thjesht përpjekje të orkestruara nga SHBA-ja për të minuar qeveritë miqësore ndaj Rusisë.

Por, deklaratat jo fort të zëshme nga zyrtarët rusë – për të mos përmendur heshtjen e Putinit – lidhur me ngjarjet në Venezuelë dhe Iran kanë befasuar vëzhguesit që përcjellin Rusinë.

“Rusët duhet të thonë diçka për këto çështje dhe kështu [Ministria e Jashtme] do të dalë me gjuhën e pritshme dhe kritikat e zakonshme, por në përgjithësi sistemi rus nuk dëshiron ta kritikojë Shtetet e Bashkuara tepër hapur, prandaj kemi një heshtje të plotë nga Kremlini dhe nga Putini”, tha Hanna Notte, drejtoreshë e Programit për Mospërhapjen e Armëve në Euroazi në Qendrën James Martin për Studime të Mospërhapjes së Armëve.

“Kjo administratë amerikane që vepron me pandëshkueshmëri në mënyrë mjaft efektive, duke ndjekur interesat e saj, përfshirë edhe me mjete ushtarake, dhe duke mos pasur pasoja, e bën Rusinë të duket e dobët”, tha Notte. “Mendoj se Rusia në të vërtetë nuk mund të bëjë shumë për të ndryshuar kursin e veprimit të SHBA-së apo për ta frenuar atë. Dhe, në një situatë të tillë: çfarë do të thotë Vladimir Putini? Prandaj ai nuk thotë asgjë”.

“Nuk do të thosha se ata po heshtin”, u shpreh Nicole Grajewski, eksperte për Lindjen e Mesme dhe profesoreshë në Sciences Po, në Universitetin e Parisit. “Do të thosha se ndoshta, thjesht nuk po shohim se çfarë po bëjnë ata prapa skenës, veçanërisht në Iran”.

Ruslan Suleymanov, ish-gazetar dhe ekspert për Lindjen e Mesme, theksoi se mungesa e dënimeve të ashpra – sa i përket Iranit, Venezuelës apo edhe diktatorit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad – po ashtu pasqyron prioritetin kryesor që Moska ka aktualisht: Ukrainën.

“Qartësisht, Kremlini është i zënë me probleme krejtësisht tjera tani”, tha për Current Time, Ruslan Suleymanov, nga Qendra për Strategji të Reja Euroaziatike, me seli në Gjermani.

“Për Putinin, kapja edhe e një fshati tjetër në Ukrainë është shumë më e rëndësishme sesa shpëtimi i regjimit të Assadit, siç e kemi parë, apo i Maduros në Venezuelë, ose edhe më shumë se kaq, i ajatollah Ali Khameneit në Iran”.

Në të kaluarën, kur ndodhte një ngjarje e madhe gjeopolitike – një sulm ushtarak, protesta destabilizuese antiqeveritare apo një zgjedhje e kontestuar – dhe Uashingtoni ishte i përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi, zyrtarët rusë reagonin shpejt, duke bërë thirrje për përmbajtje ose duke u kërkuar vendeve të huaja – pra, SHBA-së – të mos ndërhynin.

Fjalimi, tashmë i famshëm, i Putinit në Munih në vitin 2007, ku ai sulmoi politikën e jashtme amerikane, ishte karakteristik: “Një shtet – Shtetet e Bashkuara – i ka tejkaluar kufijtë e tij kombëtarë në çdo sferë”.

Që nga rikthimi i presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë në janarin e vitit të kaluar, Kremlini e ka zbutur kritikën e tij të ashpër ndaj Uashingtonit, dhe duke e drejtuar vëmendjen nga Evropa dhe NATO-ja, veçmas sa i përket luftës në Ukrainë.

Pasi forcat speciale amerikane ndërhynë në Karakas më 3 janar, duke vrarë dhjetëra roje, duke kapur Nicolas Maduron dhe bashkëshorten e tij dhe duke i dërguar me nxitim në një anije luftarake amerikane që po i priste, Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti këtë “një akt agresioni të armatosur… që ngjall shqetësim të thellë dhe kërkon dënim”.

Kur forcat amerikane sekuestruan një cisternë nafte më 7 janar, e cila ishte nisur disa javë më parë nga ujërat pranë Venezuelës – duke pretenduar se po lundronte nën flamurin rus – reagimi i parë i Moskës erdhi nga Ministria e Transportit, përmes një postimi, me përmbajtje juridike, në Telegram, i cili më pas u rishpërnda nga Ministria e Jashtme.

Kur dy shtetas rusë, që ishin ndaluar në anije u liruan nga autoritetet amerikane, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme që njihet për gjuhë të ashpër, Maria Zakharova, e falënderoi personalisht presidentin Donald Trump.

Në Iran, ku protestat antiqeveritare janë përshkallëzuar që nga shpërthimi i demonstratave më 28 dhjetor, deklaratat publike ruse kanë qenë të kufizuara.

Më 12 janar, po të njëjtën ditë kur Trump paralajmëroi se Uashingtoni po shqyrtonte “disa opsione shumë të ashpra” kundër Iranit, Sergei Shoigu, kreu i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Ali Larijani.

Shoigu, një njeri i afërt me Putinin që një kohë të gjatë, dënoi “edhe një përpjekje tjetër të forcave të jashtme për të ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit”.

Një ditë më vonë, Ministria e Jashtme reagoi në mënyrë më tipike, duke thënë se kërcënimet e Shtëpisë së Bardhë ndaj Teheranit ishin “kategorikisht të papranueshme”.

Zakharova gjithashtu i përshkroi protestat iraniane si një “revolucion me ngjyra”- një tregues se Moska beson që protestat janë nxitur nga forca të jashtme, të paspecifikuara.

Sa i përket Kremlinit, megjithatë, nuk ka pasur asgjë tjetër përveç heshtjes për ngjarjet e fundit.

Takimi i Putinit më 12 janar me zëvendëskryeministrin Denis Manturov ishte kryesisht teknik dhe ekonomik. Nuk u përmendën trazirat e jashtme.

Në një tjetër takim publik, të mbajtur më 14 janar, Putini diskutoi për sigurinë rrugore me një tjetër zëvendëskryeministër dhe e përgëzoi për “arritjet në industrinë e ndërtimit në vitin 2025”.

Pjesërisht, mungesa e bujës mund të shpjegohet se ato përkuan me festat ruse. Dy javët e para të janarit zakonisht janë një periudhë e qetë në Rusi, për shkak të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes Ortodokse.

Pushtimi i Ukrainës, i cili po i afrohet përvjetorit të katërt, është po ashtu një prioritet që konsumon të gjitha burimet për Kremlinin. Konflikti ka kufizuar gjithashtu aftësinë e Moskës në mënyra të tjera, duke bërë që të shfrytëzojë burimet njerëzore dhe armatimet dhe duke tronditur ekonominë ruse.

“Nuk ka asnjë arsye që rusët të përqendrohen tepër në këto çështje”, tha Sergey Radchenko, historian dhe profesor në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Johns Hopkins. “Nëse gjërat shkojnë keq, ata nuk mund të bëjnë shumë për ta. Prandaj, ata thjesht ofruan mendime dhe lutje sa u përket sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe qëndruan të heshtur për Venezuelën”.

Si Notte, Radchenko argumentoi se Kremlini po përpiqet ta ketë mirë me administratën e Trumpit.

“Nuk ekziston më një botë revolucionare, dhe Kremlini është shumë larg nga pretendimi që të ketë një rol udhëheqës aty”, tha Radchenko. “Prandaj, ata mund ta trajtojnë në mënyrë pragmatike këtë çështje, duke e kuptuar se krijimi i kaosit nuk u sjell asnjë dobi dhe mund të minojë diplomacinë e Rusisë ndaj SHBA-së sa i përket konfliktit në Ukrainë”.

Mungesa e retorikës së ashpër përputhet me një model që daton nga dhjetori i vitit 2024, kur një tjetër aleat i Rusisë – Assadi i Sirisë – u rrëzua papritur nga pushteti, duke e privuar Moskën nga një partner i madh në Lindjen e Mesme, ku ajo kishte ndërhyrë për ta mbajtur në pushtet një dekadë më parë.

Me Venezuelën që është në pjesën tjetër të botës, aftësia e Moskës për të ndikuar te ngjarjet është më e kufizuar.

Nëse veprimet e SHBA-së në Venezuelë çojnë në rrëzimin e Qeverisë komuniste në Kubë – lidhet e të cilës me Moskën datojnë që nga vitet ’60 – një gjë e tillë do të ishte gjithashtu problematike. Por, sipas ekspertëve, Rusia me gjasë nuk do të mund të përgjigjej as në një rast të tillë.

Megjithatë, me Iranin, që Rusia ndan kufi detar, situata është potencialisht më urgjente, tha Grajewski.

“Nëse Irani bie, për Rusinë nuk do të ishte vetëm poshtërim, por ndoshta edhe vendi i fundit autoritar që ka aleancë me ta... përveç Koresë së Veriut”, shtoi ajo.

“Irani është shumë më i rëndësishëm për Rusinë sesa ishte Venezuela”, tha Grajewski. “Prandaj, rusët kanë interes të madh që regjimi të mbijetojë”./REL

putin kremlini iran venezuele

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet