LIVE UPDATES
Bota

Raund i ri bisedimesh mes SHBA-së dhe Iranit në Gjenevë, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

Ndërkohë, sipas dy zyrtarëve qeveritarë që dëshironin të mbeteshin anonimë, forcat amerikane po përgatiten për një angazhim të zgjatur kundër Iranit në rast të një urdhëri sulmi nga Trump. 

15 Shkurt 2026, 08:43 Nga E.d
Raund i ri bisedimesh mes SHBA-së dhe Iranit në Gjenevë, Trump:
Donald Trump

Donald Trump, e ka përshkallëzuar qëndrimin e tij në mosmarrëveshjen me Iranin mbi programet e tij bërthamore dhe raketore. Trump e bëri të qartë se ai favorizon një ndryshim të pushtetit në Teheran. Kur një gazetar e pyeti gjatë një vizite në bazën ushtarake amerikane Fort Bragg në Karolinën e Veriut, ai tha: "Kjo duket si gjëja më e mirë që mund të ndodhë". Ai nuk tha se kush mund të pasojë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Trump thjesht deklaroi: "Ka njerëz".

Trump: "Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë."

Presidenti amerikan vazhdoi duke shpjeguar se është e vështirë të arrihej një marrëveshje me Iranin. "Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë."Trump shtoi se frika ishte e vetmja gjë që do ta sqaronte situatën.

Presidenti tha se udhëheqja në Teheran duhet "të na japë marrëveshjen që duhej të na e kishin dhënë herën e parë". Uashingtoni dhe Teherani e patën negociuar  programin bërthamor të Iranit vitin e kaluar, por bisedimet ngecën. Pak para një raundi tjetër të planifikuar negociatash, Izraeli sulmoi objektiva në Iran më 13 qershor 2025. Pas më shumë se një jave më vonë, forcat e SHBA-së u bashkuan dhe bombarduan objektet bërthamore iraniane.

"Nëse na japin marrëveshjen e duhur, ne nuk do ta bëjmë atë", shtoi presidenti amerikan, duke iu referuar sulmeve të mundshme ndaj Iranit.

Bisedimet me Iranin zhvillohen të martën në Gjenevë

Sipas portalit të lajmeve "Axios", një raund i ri negociatash mbi programin bërthamor të Iranit është planifikuar të zhvillohet në Gjenevë të martën (17.02.2026). Një delegacion amerikan, përfshirë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të takohet me përfaqësues nga Teherani në Zvicër, thuhet në raport. Të dërguarit nga Omani do të jenë gjithashtu të pranishëm si ndërmjetës. Pasdite, Witkoff dhe Kushner do të marrin pjesë në negociata tripalëshe me delegacione nga Ukraina dhe Rusia.

Ndërkohë, sipas dy zyrtarëve qeveritarë që dëshironin të mbeteshin anonimë, forcat amerikane po përgatiten për një angazhim të zgjatur kundër Iranit në rast të një urdhëri sulmi nga Trump. Qeveria në Uashington njoftoi të premten (13.02.2026) vendosjen e një tjetër aeroplanmbajtëseje, USS Gerald R. Ford, në Lindjen e Mesme, së bashku me mijëra trupa shtesë, avionë luftarakë dhe shkatërrues.

Në fund të janarit, aeroplanmbajtësja "USS Abraham Lincoln" me anije të ndryshme shoqëruese ishte vendosur tashmë në rajonin e Gjirit për të rritur presionin mbi Teheranin pas shtypjes së protestave masive.

Objektet shtetërore dhe të sigurisë së Iranit janë gjithashtu në shënjestër të SHBA-së
Sipas dy zyrtarëve qeveritarë, planet aktuale janë më komplekse sesa në operacionet e mëparshme. Në një operacion të zgjatur ushtarak, tani mund të jenë në shënjestër edhe objektet shtetërore dhe të sigurisë në Iran, jo vetëm infrastruktura bërthamore, tha një nga burimet e brendshme për Reuters. SHBA-ja llogarit me hakmarrje nga Irani, e cila mund të çojë në sulme të ndërsjella gjatë një periudhe të zgjatur.

Zëvendëssekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, kur u pyet në lidhje me përgatitjet për një operacioni më të gjatë ushtarak amerikan, tha: "Presidenti Trump i ka të gjitha opsionet në tryezë në lidhje me Iranin." Pentagoni nuk pranoi të komentojë./DW

donald trump teheran iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet