LIVE UPDATES
Bota

Raporti i BE-së: Evropa, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë

Temperaturat në Evropë po rriten dy herë më shumë se mesatarja globale dhe që nga viti 2020, kontinenti ka shënuar tre nga vitet më të ngrohta.

22 Prill 2024, 20:09 Nga E. D
Raporti i BE-së: Evropa, kontinenti me ngrohjen më të
foto ilustruese

EUROPA- Evropa u godit rëndë nga pasojat e ndryshimit të klimës në vitin 2023, sipas një raporti të ri gjithëpërfshirës mbi motin në kontinent. Raporti i shërbimit zyrtar të monitorimit të ndryshimeve klimatike, “Copernicus”, thotë se moti ekstrem, duke përfshirë përmbytjet, zjarret dhe valët e të nxehtit, po shkaktojnë pasoja për mjedisin dhe banorët në Evropë. Shërbimi i monitorimit të klimës në BE, “Copernicus”, thotë se Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë.

Temperaturat në Evropë po rriten dy herë më shumë se mesatarja globale dhe që nga viti 2020, kontinenti ka shënuar tre nga vitet më të ngrohta.

Në vitin 2023, temperatura në Evropë arriti nivelin 1.1 për qind mbi mesataren dhe rreth 2.5 për qind mbi nivelet para-industriale.

Qendra “Copernicus” thotë se vdekjet e lidhura me nxehtësinë në rajon janë rritur me rreth 30 për qind në 20 vitet e fundit.

Por ndryshimi i klimës ka rritur edhe nivelin e reshjeve me 7 për qind, duke shkaktuar përmbytje të rënda në Greqi, Itali, Slloveni dhe vende të tjera.

Drejtori i qendrës Copernicus, Carlo Buontempo thotë se rritja e temperaturave po ndryshon peizazhin e kontinentit dhe se banorët e tij duhet të përshtaten me këto ndryshime dhe të punojnë për zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike.

"Ne po jetojmë tashmë në një klimë që është thelbësisht e ndryshme nga klima, në të cilën evoluoi qytetërimi ynë. Nuk kemi parë kurrë një det kaq të ngrohtë dhe temperatura kaq të larta. Kështu që raporti është i rëndësishëm sepse tani ne kemi informacione dhe duhet të bëjmë një bilanc të asaj që ka ndodhur dhe në më pas të analizojmë hapat që duhet ndërmarrë për të ardhmen tonë”, thotë zoti Buontempo.

Ndikimi i ndryshimit të klimës në Evropë ka qenë kompleks, ku disa zona si Spanja janë përballur me thatësirën ndërsa zona të tjera të kontinentit janë përballur me mot më të freskët dhe me nivel më të lartë të reshjeve.

“Evropa në tërësi, për sa i përket reshjeve shënoi një rritje në nivel 7% mbi mesataren, por kjo është një shifër komplekse. Ndërkohë që Gjermania veriore, një pjesë e Skandinavisë, Ballkani, Britania dhe Irlanda kanë përjetuar një vit mjaft të lagësht, Katalonja dhe Franca jugore, janë përballur me thatësirën, që ka vazhduar edhe në vitin 2023”, thotë ai.

Përveç përmbytjeve, Greqia përjetoi edhe zjarre shkatërruese.

"Në vitin 2023 ka patur zjarre masive në Greqi, në një nivel që nuk është regjistruar më parë. Në përgjithësi, ishte një vit që në një periudhë ishte më i fortë se vitet e kaluara, por në tërësi nuk ishte më i rëndi", thotë Buontempo.

Eksperti i klimës Richard Allan, i cili nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në raportin e Qendrës “Copernicus”, thotë se metereologët presin që ngjarjet ekstreme të motit të bëhen më të shpeshta.

"Ndryshimi i klimës do të shkaktojë më shumë përmbytje dhe më shumë thatësira, si dhe më shumë valë nxehtësie. Ky ndryshim i klimës, në disa zona do të shkaktojë rritje të nivelit të reshjeve dhe në zona të tjera thatësirë."

Studiuesi Richard Allan thotë se ngrohja do të krijojë kushtet të paqëndrueshme të motit në Evropë, që do të jenë të vështira të menaxhohen.

‘"Ne presim vetëm përkeqësim të mëtejshëm të ngjarjeve të motit ekstrem. Pra, ne presim që të ketë lëkundje më të forta mes kushteve të nxehta dhe të thata dhe atyre të lagështa. Lëkundjet midis lagështisë dhe thatësirës do të bëhen më të forta nga dita në ditë dhe nga viti në vit."

Eksperti Richard Allan paralajmëron se ngrohja e vazhdueshme e oqeaneve evropiane është një shqetësim i veçantë.

Raporti i Qendrës “Copernicus” thotë se në të gjithë Evropën Qendrore, madje edhe në rajonet ku ndodhen Alpet kishte shumë më pak ditë me borë se mesatarja./VOA

europa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet