LIVE UPDATES
Bota

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Ai shton se zgjidhja duhet të vijë nga lart-poshtë, që do të thotë se të dy vendet duhet të njohin njëri-tjetrin si shtete të pavaruara.

13 Korrik 2024, 22:55 Nga r.ll
Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo
albert rakipi

KOSOVË- Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që do t'i jepte zgjidhje konfliktit të ngrirë mes dy vendve.

Ai shton se zgjidhja duhet të vijë nga lart-poshtë, që do të thotë se të dy vendet duhet të njohin njëri-tjetrin si shtete të pavaruara.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës eksperti thotë se formula e ndjekur deri tani, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka treguar se nuk ka funksionuar ndaj ai sugjeron reflektim e qasje të re në dialog, gjë që kërkon siç tha angazhimin e BE-së, por në mënyrë të veçantë atë të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Rakipi foli dhe mbi alarmin e dhënë së fundmi nga Departamenti amerikan i Shtetit se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të krijuar destabilitet.

Kjo për ekspertin nuk është një gjë e re, por që sigurisht duhet të jenë një alarm i madh për udhëheqësit politikë të Ballkanit.

Zoti Rakipi ndodhej në Uashington për të marrë pjesë në Forumin Publik të NATO-s një aktivitet që u mbajt në kuadër të takimit të nivelit të lartë të aleancës.

Zëri i Amerikës: Zoti Rakipi cili ishte roli i Forumit Publik të NATO-s gjatë takimit të nivelit të lartë të aleancës që u mbajt këtu në Uashington?

Albert Rakipi: Ky është një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga divizioni i diplomacisë publike të NATO-s. Paralel me Samitin e NATO-s çdo vit organizohet një konferencë ku marrin pjesë kryetarë shtetesh, qeverish, ekspertë ndërkombëtarë dhe akademikë, për të diskutuar mbi politikat e NATO-s kur është fjala për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

E veçanta këtë vit ishte se përkoi me 75 vjetorin e aleancës. Lidhur me pjesëmarrjen e institutit, e veçanta është se për të herë të parë ai u zgjodh si partner institucional i këtij forumi në Uashington, dhe besoj se kjo është një njohje e angazhimit dhe kontributit që Instituti i Studimeve Ndërkombëtare ka dhënë për çështje të sigurisë, e të marrëdhënieve ndërkombëtare, me botime, publikime si dhe debate.

Ne organizuam në Tiranë këtë vit me rastin e 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO një konfererencë ndërkombëtare, ku diskutuam çështje të sigurisë në kontekstin e zhvillimeve dramatike siç është agresioni i Rusisë në Ukrainë, por edhe zhvillimeve të tjera që lidhen me sigurinë në nivelin botëror.

Dua të them që instituti në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë kontribut të madh për anëtarësimin në NATO, që është një nga arritjet më të mëdha, në mos më e madhja, në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, që nga krijimi i shtetit shqiptar.

Më kujtohet Samiti i NATO-s në Bukuresht në 2008-n, kur ne morëm ftesën, për t’iu bashkuar aleancës. Kam parasysh një gazetar austriak që po më pyeste: Përse i duhet Shqipërisë NATO? Gazetarët prisnin si përgjigje që kjo është një çështje që lidhet me sigurinë e vendit, dhe sigurisht që lidhet me çështje të sigurisë dhe mbrotjes, por për rastin e Shqipërisë ishte një hap i sigurt që e nxirrte vendin nga izolimi dhe e bashkonte me Perëndimin. Në këtë kontekst them që ka qenë një arritje e jashtëzakonshme e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe një kontribut jo të vogël ka dhënë e vazhdon të japë edhe instituti.

Zëri i Amerikës: A mendoni se takimi i Uashingtonit i dha përgjigje sfidave të sigurisë me të cilat përballet aleanca sot, që nga agresioni rus në Ukrainë apo rrezikun që paraqet Kina?

Albert Rakipi: Nuk ka asnjë dyshim që Samiti i Uashingtonit u dominua nga agresioni rus, nga lufta në zemër të Evropës, e cila ka tronditur rendin botëror kur bëhet fjala për sigurinë ndërkombëtare. Ishte krejtësisht e qartë që Samiti dhe i gjithë angazhimi kryesor në kuadër të tij, debatet, politikat dhe vendimet që u morën kishin të bënin me luftën në Ukrainë. Ajo që spikati sigurisht ishte uniteti, vendosmëria dhe qartësia e të gjitha vendimeve të Samitit që Ukraina ta fitojë luftën. U bë shumë e qartë gjatë takimit që e ardhmja e Ukrainës është në NATO. Dhe ky Samit shënoi në fakt një hap thelbësor dhe të rëndësishëm për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës. Po është e qartë që nuk mund të merret një vendim i shpejtë në këtë drejtim, sepse kjo praktikisht do të thoshte që NATO-ja të hynte në luftë me Rusinë bazuar në artikullin 5 të aleancës. Ndaj kjo është një gjë që i takon së ardhmes. Por siç e tha dhe sekretari i NATO-s qartësia dhe paqja duhet të arrihen me një fitore të Ukrainës. Duhet të jetë e qartë në këtë kontekst se nuk duhet të përsëriten skenarë të ngjashëm pasi siç e kemi parë ka patur një dimamikë të tillë në fillim me aneksimin e Krimesë dhe pastaj të Dombasit, pra si të thuash ka pasur një dinamikë që paravarësisht se Perëndimi dhe NATO kanë vendosur linja të kuqe që të mos kapërcehen, ato janë kapërcyer, siç tha dhe vetë sekretari i NATO-s. Ndaj është e rëndësishme që paqja e ardhshme të jetë vendimtare dhe vendimtare është me anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Kjo do të thotë që Rusia nuk do të mund të ndërmarrë asnjë aksion tjetër, pasi do të hynte në luftë me aleancën.

Zëri i Amerikës: Një nga shqetësimet e ngritura në takim ishte dhe ajo që lidhet me situatën e sigurisë në Kosovë. Zyrtarë të NATO-s paralajmëruan mbi rrezikun e përkeqsim të saj, duke theksuar se stabilizimi i situatës së sigurisë do të varej plotësisht nga zgjidhjet politike. Por sa të mundur e shihni ju një gjë të tillë kur palët nuk kanë lëvizuar nga qëndrimet e tyre edhe pse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për ringazhim urgjent në dialog dhe pa kushte?

Albert Rakipi: Ka një stanjacion në këtë drejtim. Duhet pranuar që nuk ka progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe siç e kemi parë ka një mungesë vullneti total nga ana e Serbisë për të zbatuar marrëveshjet. Mendoj se është koha për një reflektim dhe një qasje tjetër në dialogun dhe në zgjidhjen e këtij konflikti të ngrirë. Jo më nga poshtë-lart, sikurse zgjidhja e problemeve teknike, për shembull targat e makinave apo të tjera si këto, por një zgjidhje që duhet të vijë nga lart-poshtë, që do të thotë që të dy vendet duhet të njohin njëri-tjetrin si shtete të pavaruara. Ne kemi parë që formula e ndjekur deri tani dhe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nuk ka funksionuar për fat të keq. Dhe është krejtësisht e natyrshme që të pyesim se pse edhe 25 vjet pas mbarimit të luftës kemi ende një situatë të tillë kur në dialog janë diskutuar çështje krejtësisht teknike, të dobishme, por që gjithmonë janë teknike. Supozoni sikur një çerek shekulli pas përfundimit të luftës mes Gjermanisë dhe Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Parisi dhe Berlini të diskutonin se me çfarë targash makinash do të futeshin qytetarët e dy vendeve tek njeri-tjetri. Pra besoj që ka ardhur koha për një reflektim, dhe një qasje tjetër në dialog në zgjidhjen e kofliktit të ngrirë, gjë që kërkon angazhimin e BE-së, por në mënyrë të veçantë atë të Shteteve të Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Zoti Rakipi, së fundmi zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë thënë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë “destabilitet e të pengojë integrimin euroatlantik të rajonit”. Sa seriozisht po e marrin udhëheqësit e Ballkanit rrezikun që paraqet Rusia?

Albert Rakipi: Politikat ‘proxy’ të Rusisë nuk janë një gjë e re në Ballkan. Dhe sigurisht duhet të jenë një alarm i madh për udhëheqësit politikë të Ballkanit. Në qoftë se kemi parasysh në 24 shtator të vitit të kaluar pati një akt terrorist dhe ishim shumë pranë një përshkallëzimi të konfliktit, që mund të shkonte ndoshta deri aty sa mund të hapej një front i dytë konflikti, në kontestin mjaft dramatik siç është agresioni rus në Ukrainë. Sigurisht është në interesin e politikave të Rusisë për të mbajtur një gjendje të tillë tensioni dhe për ta ushqyer atë. Dhe sigurisht që është e rëndësishme jo vetëm që alarmi mbi këtë çështje të vijë nga vetë vendet e Ballkanit, por edhe siç thashë ka rëndësi që edhe faktorë të rëndësishmëm, siç janë BE dhe SHBA./VOA

albert rakipi voa dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur