LIVE UPDATES
Bota

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut: Dezinformimi kërcënon sigurinë

Hulumtimi në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe gazetarëve përmes trajnimeve”, i cili zbatohet nga kjo organizatë, me mbështetjen e IFEX-it ( Rrjeti Global për Promovimin dhe Mbrojtjen e Lirisë së Shprehjes) ka nxjerrë në pah se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë duke e humbur besimin te mediat si rrjedhojë e dezinformatave.

31 Janar 2024, 18:46 Nga Zërijeta Hajro Jajaga
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut: Dezinformimi kërcënon
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Dezinformatat po shndërrohen në një rrezik të vërtetë për shoqërinë dhe sigurinë e Maqedonisë së Veriut thonë nga organizata mediatike Metamorphosis. Hulumtimi në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe gazetarëve përmes trajnimeve”, i cili zbatohet nga kjo organizatë, me mbështetjen e IFEX-it ( Rrjeti Global për Promovimin dhe Mbrojtjen e Lirisë së Shprehjes) ka nxjerrë në pah se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë duke e humbur besimin te mediat si rrjedhojë e dezinformatave. Hulumtimi në fjalë ka nxjerr në pah se një numër i madh i qytetarëve në vend (49%) besojnë se lufta në Ukrainë është, në fakt, një luftë midis Rusisë dhe NATO-s. Kjo përqindje është më e lartë te qytetarët me arsim të lartë (50%), krahasuar me qytetarët me arsim të mesëm (44%) dhe qytetarët me arsim të ulët (35%). Rreth 39 për qind e qytetarëve besojnë se në Ukrainë ekzistojnë laboratorë amerikanë për krijimin e armëve biologjike.

“Lufta në Ukrainë është luftë mes NATO-s dhe Rusisë”, “Ukraina rekruton fëmijë në frontin e luftës”, “Tregti me organe në Ukrainë” janë këto pjesë të qindra titujve në brendinë e së cilave janë shpërndarë dezinformata.

Në bazë të hulumtimit që ka realizuar organizata, në të gjitha këto tekste Ukraina portretizohet në dritën më të keqe të mundshme. Përkatësisht, Ukraina paraqitet si shtet i korruptuar shumë më i dobët ndaj Rusisë, ndërkohë që Rusia paraqitet si superiore dhe e fuqishme. Filio Stojanovski, drejtor i Metamorphosis thotë për Radion Evropa e Lirë se media të caktuara online liferojnë tekstet nga mediat e Kremlinit pa u sqaruar kontesti i përmbajtjes së tyre ose pa u theksuar se në to ka elemente të manipulimit dhe gënjeshtra. Stojanovski thekson se dezinformatat e këtilla kanë për qëllim të cenojnë besimin e qytetarëve kundrejt mbështetjes së autoriteteve zyrtare të Maqedonisë së Veriut ndaj luftës në Ukrainë si dhe ndihmës që ndan shteti për të ndihmuar Ukrainën.

“Dezinformatat e këtilla kanë ndikim më të madh në mesin e atyre qytetarëve për të cilët teoritë e caktuara konspirative janë të pranueshme”, shprehet Stojanovski.

Sipas hulumtimit, qytetarët e kuptojnë mirë natyrën e dezinformatave. Rreth 75 për qind mendojnë se dezinformatat e nxisin gjuhën e urrejtjes dhe ndarjet në shoqëri. Ndërsa, 68 për qind pajtohen se dezinformatat përbëjnë kërcënim për sigurinë. Se shteti nuk ka kapacitet për t’u përballur me kërcënimet që pasojnë nga dezinformatat dhe format e tjera të luftës speciale, besojnë rreth 40 për qind e qytetarëve të anketuar.

“Mendoj se qytetarët me të drejtë kanë dyshime edhe rezerva lidhur me kapacitetet për të na mbrojtur nga dezinformatat, pasi nuk vërehet se ndonjë institucion ka ngritur nivelin e përgatitjes për t’u bërë ballë lajmeve të rrejshme në përputhje me zhvillimet, si dhe sulmeve”, thekson për REL-in Isen Saliu, gazetar. Ai konsideron se është koha e fundit që të përpilohen strategji për mbrojtjen e qytetarëve nga dezinformatat.

Gjatë hulumtimit, qytetarët janë pyetur se cilat burime apo entitete i promovojnë interesat dhe qëndrimet pro-ruse në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast 15 për qind e tyre janë shprehur se kjo vjen nga partia politike E Majta, për dallim nga viti i kaluar kur kjo përqindje ishte rreth katër. Hulumtimi i organizatës Metamorphosis ka nxjerrë në pah se shumica e dezinformatave pro-ruse për qytetarët maqedonas vijnë përmes mediave serbe, pasi, sipas tyre, Serbia është një vend që ende nuk ka sanksione ndaj Rusisë./ REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës