LIVE UPDATES
Bota

Qeveria vazhdon shpronësimin në veri të Kosovës, banorët protestojnë

Sllavisha Jovanoviç shtoi se për të dhe bashkëfshatarët e tij, problemi më i madh është se në tokën e shpronësuar pritet të ndërtohet një bazë për policinë kufitare të Kosovës.

3 Shkurt 2023, 19:25 Nga k.m.
Qeveria vazhdon shpronësimin në veri të Kosovës,
Foto ilustruese

Një grup i serbëve lokalë në fshatin Dren, Komuna e Leposaviqit në veri të Kosovës, protestoi të premten për të tretën ditë me radhë, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta tërheqë vendimin për shpronësimin e tokave në atë zonë, të marrë në mes të janarit. Në mesin e tyre ishte edhe Sllavisha Jovanoviç, i cili tha se prona e tij është “uzurpuar” me shpronësim, sepse, siç u shpreh, askush nuk e ka pyetur apo informuar për një gjë të tillë.

“Neve na rrezikohen tetë hektarë pyje, pra familjes Jovanoviq. Edhe fqinjëve përtej kodrës u rrezikohen”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Jovanoviç shtoi se për të dhe bashkëfshatarët e tij, problemi më i madh është se në tokën e shpronësuar pritet të ndërtohet një bazë për policinë kufitare të Kosovës. Në katër komunat në veri të Kosovës të lidhura territorialisht - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok - shumica e popullatës është serbe.

Zona përfshihet shpesh nga tensionet, pasi banorët lokalë i kundërshtojnë autoritetet e Kosovës. Policia e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se në fshatin Dren ka filluar puna për ndërtimin e stacionit policor kufitar, “me qëllim të sigurimit të qytetarëve, menaxhimit të kufirit dhe parandalimit të kontrabandës në atë rajon”. Ivan Josifoviç tha se Qeveria e Kosovës ka marrë “vendim të paligjshëm për shpronësimin e pronës së tij”. Ai tha se qëllim i protestës së banorëve është tërheqja e vendimit për shpronësim dhe ndalimi i të gjitha punëve për ndërtimin e bazës së policisë kufitare.

“Të gjendet një zgjidhje në mënyrë paqësore”, u shpreh ai.

Kundër shpronësimit u shpreh edhe Jovan Millovanoviq, i cili tha se në atë lokacion, pranë varrezave, gjendet edhe një kishë e shekullit XIII.

“Të përpiqemi t’i ndalojmë [punimet]”, tha ai, duke shtuar se ajo që i shqetëson më shumë banorët, është se nuk e dinë saktësisht se çfarë do të ndërtohet.

“Është e pamundur që 80 hektarë të jenë vetëm bazë e policisë kufitare. Çfarë do të bëjë policia kufitare në majë të kodrës”, tha Millovanoviç dhe shtoi se stacioni i policisë kufitare nuk është me interes publik për banorët atje. Në veri të Kosovës gjenden dy pika kufitare me Serbinë - Jarinja dhe Bërnjaku - por në atë rajon, prej vitesh, shfrytëzohen rrugë alternative dhe ilegale, për të shmangur vendkalimet zyrtare. Pikërisht këto rrugë, sipas zyrtarëve të Kosovës, shfrytëzohen për kontrabandë.

Deri më tash, Policia e Kosovës ka kryer disa aksione kundër kontrabandës me mallra dhe ka mbyllur rrugë alternative që çojnë në Serbi. Aksionet e tilla nuk kanë kaluar pa incidente. Në korrik të vitit të kaluar, pesë policë të Kosovës janë plagosur, kur kanë ndaluar disa kamionë nën dyshimet për kontrabandë mallrash.

Një aksion anti-kontrabandë ka hasur në kundërshtimin e banorëve në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan edhe në tetor të vitit 2021, kur kanë shpërthyer përleshje, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit. Në atë rajon, Dogana e Kosovës ka konfiskuar disa herë mallra të kontrabanduara, kryesisht pije alkoolike dhe joalkoolike, ushqime dhe pajisje të ndryshme teknike.

Më 16 janar, Qeveria e Kosovës, e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, e shpalli një tokë në territorin e Komunës së Leposaviqit “pronë të paluajtshme me interes të veçantë publik”, e cila, siç tha, është e nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.

Në atë vendim të Qeverisë thuhet se bëhet fjalë për zonat kadastrale, Dren dhe Leshak, Komuna e Leposaviqit, por nuk saktësohet se sa është sipërfaqja e tokës që do të shpronësohet. Kryetari i organit të përkohshëm komunal serb në Leposaviq dhe ish-kryetari i asaj komune në sistemin e Kosovës, Zoran Todiç, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për 83 hektarë tokë, prej të cilëve 13 parcela janë pronë private, gjashtë parcela janë në pronësi shoqërore dhe një në pronësi të Komunës së Leposaviqit. Ai tha se dy zonat kadastrale në Dren dhe Leshak janë, në fakt, një kodër e madhe. Sipas tij, në parcelën komunale ka edhe varreza të banorëve të fshatit Dren.

Todiç tha se askush nuk i ka njoftuar banorët për shpronësimin dhe se për situatën është marrë vesh nga mediat.

“Pasi e kemi marrë vesh, i kemi ftuar në bisedë pronarët e parcelave. Kemi parë se as ata nuk i ka kontaktuar askush dhe se aty e kanë kuptuar se janë parcelat e tyre. Njerëzit janë ankuar dhe i janë drejtuar vetëqeverisjes lokale, dhe ne u kemi dalë në ndihmë”, tha Todiç, zyrtar i Listës Serbe, për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se këtë çështje do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe në Zyrën e Avokatit të Popullit. Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje me reagimin e popullatës lokale. Kurti ka thënë për transmetuesin publik të Kosovës më 28 janar se shpronësimi në veri të Kosovës nuk është i drejtuar kundër pjesëtarëve të komunitetit serb, por kundër kontrabandës së mallrave dhe kundër veprimeve të Serbisë.

“Kemi filluar të punojmë më shumë për të mbrojtur kufirin, kur Aleksandar Bocan Harachenko, ambasadori rus në Serbi, së bashku me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes, [Nebojsha] Stefanoviç, kanë ardhur për të inspektuar grupimin e forcave serbe në kufi me Kosovën”, ka thënë Kurti.

Ai, po ashtu, ka thënë se gjatë shpronësimit, nuk është shkelur as ligji dhe as Kushtetuta e Kosovës. Më 2 shkurt, Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim, me të cilin ka autorizuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që “të kryejë punë përgatitore në zonat kadastrale Dren dhe Leshak, për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.

Në të njëjtën seancë janë miratuar edhe dy vendime për shpronësimin e tokave në territorin e Komunës së Leposaviqit dhe asaj të Zubin Potokut.

Udhëheqësi i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thënë më 2 shkurt se, në emër të popullit serb dhe pronarëve të tokave që do të shpronësohen, u ka dërguar letër proteste ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë - të njohura si vendet e Quint-it - si dhe shefave të misioneve të BE-së, UNMIK-ut, OSBE-së dhe komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila funksionon me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Në letër janë bërë të qarta shkeljet e të gjitha rregullave ligjore, të cilat rregullojnë çështjen e shpronësimit, dhe se kjo procedurë është e papranueshme për pronarët e patundshmërive dhe popullin serb që jeton në veri të Kosovës”, është thënë në njoftimin e Listës Serbe.

Rakiq ka kërkuar që “të ndërpriten urgjentisht veprimet e paligjshme dhe të parandalohen kërcënimet e mëtejshme për paqen, sigurinë juridike dhe fizike” të pjesëtarëve të komunitetit serb nga Qeveria e Kosovës.

Ligji për shpronësim thotë se Qeveria e Kosovës, në përputhje me pikën 3 të nenit 4, mund të shpronësojë prona. Aty thuhet se në raste të tilla vërtetohet se komuna përkatëse ose autoriteti publik komunal i ka të njëjtat të drejta me ato që u jepen personave privatë sipas të njëjtit ligj, përfshirë të drejtën për të kundërshtuar ligjshmërinë e shpronësimit dhe/ose masën e kompensimit në gjyq.

Përveç veprimeve për ushtrimin e të drejtave të parashikuara me ligj, asnjë komunë apo autoritet publik komunal nuk mund ta ndalojë ose pengojë kryerjen e shpronësimit. Në pikën 3 të nenit 4 thuhet se Qeveria ka autoritet ta shpronësojë pronën për çdo qëllim ligjor, që nuk është përcaktuar në pikat 2.4.1. deri në 2.4.4. të atij neni, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në pikën 1.

Pika 1 thotë se shpronësimi i pronës së paluajtshme kryhet vetëm nëse shpronësimi lidhet drejtpërdrejt me një interes të ligjshëm publik, se interesi publik nuk mund të arrihet pa shpronësim, se interesi publik - që rezulton nga shpronësimi - është më i madh se interesi që do të shkaktonte ndikim negativ si rezultat i shpronësimit.

Gjithashtu thuhet se shpronësimi i pronës së paluajtshme mund të bëhet nëse përzgjedhja e pronës nuk është bërë për të zbatuar ndonjë objektiv diskriminues./REL

sllavisha jovanoviç proteste ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet