Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky është një tjetër vendim i marrë prej autoriteteve ukrainase teksa ristrukturojnë udhëheqësinë, meqë presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky beson se ushtrisë i duhen ndryshime.
UKRAINA- Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksandr Pavlyuk, është shkarkuar nga pozita, ka njoftuar Qeveria më 10 shkurt. Ky është një tjetër vendim i marrë prej autoriteteve ukrainase teksa ristrukturojnë udhëheqësinë, meqë presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky beson se ushtrisë i duhen ndryshime. Vendimi është bërë i ditur në Telegram prej Taras Melnychukut, përfaqësuesit qeveritar në Parlamentin e Ukrainës, i cili ka thënë se Pavlyuk është transferuar në një tjetër pozitë, por pa dhënë më shumë hollësi. Melnychuk nuk ka treguar se kush do të emërohet në pozitën që e ka pasur Pavlyuk. Më 9 shkurt, Zelensky e ka emëruar gjeneralin Anatoliy Barhilevych si udhëheqës të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, pasi e ka emëruar gjeneralin Oleksandr Syrskiy si komandant të përgjithshëm ushtarak.
Zelenskiy e ka përshkruar Barhilevychin si “individ me përvojë, i cili e kupton detyrën e luftës dhe objektivat e luftës”.
Presidenti ukrainas ka thënë, po ashtu, se Syrskiy i ka identifikuar kandidatët për pozitat e ndihmësve të tij, mirëpo nuk ua ka përmendur emrat, vetëm ka thënë se kanë përvojë në ushtri dhe i kanë të qarta nevojat e ushtarëve ukrainas. Syrskyi konsiderohet arkitekt i fitores më të rëndësishme të Ukrainës në luftë, i kundërofensivës në rajonin lindor të Harkivit, në shtator të vitit 2022, duke i larguar forcat ushtarake ruse prej qyteteve Kupjansk dhe Izjum. Ndryshimet në kokën e ushtrisë ukrainase vijnë në një kohë të rëndësishme për Ukrainën, e cila ka dështuar të rikthejë pjesë të mëdha të territorit, të zaptuara prej Rusisë, pas nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022. Për më shumë, Kievi mund të përballet me ndalje të ndihmës ushtarake prej Shteteve të Bashkuara, mbështetëseve më të mëdha, pasi ligjvënësit republikanë e kanë bllokuar një paketë ndihme, në vlerë të 61 miliardë dollarëve, meqë kërkojnë më shumë ndryshime në politikat e SHBA-së për migrimin./ REL
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se kërcënimet për jetën e tij i kanë rrënjët n...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përcjell me masa të rrepta sigurie në Shkup pas informacioneve ...
foto ilustruese ANTARKTIDË- Një mjet kërkimor pa ekuipazh është zhdukur në “Doomsday Glacier” në Antark...
pamje nga vendngjarja FILIPINE- Një vajzë 3-vjeçare është shpëtuar nga një rrëshqitje dheu në jug t&eum...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi (në mes) qëndron pranë raketave iraniane me zyrtarë të tjerë të lartë, gusht 2023. ...
kokorja punuar me ar dhe materiale meteori SPANJË- Një analizë e re e thesareve antike të gjetura në Spanjë ka zbuluar s...
PE miratoi Rezolutën për Serbinë, kërkohen hetime STRASBURG- Rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila u miratua me shumicë d&e...
Foto ilustruese UKRAINA- Të paktën tetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur të shtunën n&e...
foto ilustruese SHBA- Ndërsa shumë njerëz dhe mjekët e tyre kanë përdorur marijuanën mjekësore për së...
Foto Ilustruese HAWAI- Një tërmet me magnitutë 5.7 ballë goditit ishullin e madh të Hawait rreth orës 10:07 të m&eu...